Ekipi i Lulzim Bashës në Qarkun e Fierit u prezantua sot në Divjakë, Lushnjë dhe Roskovec.

“Ne po i shohim në sy njerëzit dhe do i përfaqësojmë ata. Garancia jonë është që do dialogojmë derë më derë me të gjithë shqiptarët. Pa fasadë por vetëm duke takuar qytetarin e thjeshtë që në datën 25 Qershor ka në dorë armën më të fuqishme, votën”, tha Enkelejd Alibeaj.

“Duhet të ndërshkojmë me votë që nesër të kemi një qeveri që nuk fut njerëzit në burg”, tha Myslim Murrizi.

Jakup Beqiri tha se ai do çojë zërin e qytetarëve në parlamentin e Republikës së Re.

Genc Pollo u shpreh se vota për Partinë Demokratike do të jetë garanci për një Shqipëri pa kriminalitet dhe pa drogë. “Do mbyllet një kapitull turpi dhe do hapim një kapitull për një republikë vlerash”, tha Pollo.


Njoftim per shtyp, 28 Maj 2017