Partia Demokratike përshëndet raportin tejet realist dhe vlerësues për luftën e bërë nga Qeveria Shqiptare dhe Policia e Shtetit kundër trafikut ndërkombëtar të narkotrafikëve.
Në raportin e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson masat dhe politikat agresive të marra nga Qeveria Shqiptare si dhe ruajtjen e brigjeve nga Policia e Shtetit duke ndërprerë ato që raporti i quan “rrugët historike të kontrabandimit të drograve përmes detit Adriatik” dhe duke i spostuar ato në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes etj.
Raporti bën qartësisht ndarjen që nga viti 2005, datë nga e cila Shqipëria qeveriset nga mazhoranca aktuale duke listuar masat e marra që nga moratoriumi për skafet , instalimi i radarëve të survejimit të detit, shtimi i kapaciteteve lundruese të Rojes Bregdetare, cka sic shprehet Raporti ka sjellë si rezultat që rruga e preferuar prej trafikanteve të jetë tashmë ajo përmes Serbisë dhe Bosnjes me destinacion Italinë.
Raporti i krahason rezultatet e sotme të qeverisë Shqiptare me ato të një viti më parë sepse me rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, kjo qeveri mund të krahasohet vetëm me vetveten dhe me asnjë qeveri paraardhëse.
Përsa i përket përmëndjes në raport të imuniteteve si pëngesë e organeve të drejtësisë për të finalizuar luftën kundër cdo lloj fenomeni negativ, Partia Demokratike i bën thirrje opozitës shqiptare të bashkojë votën me mazhorancën aktuale për të hequr imunitetin, duke dëshmuar kështu vullnetin e hekurt të opozitës për të kontribuar kundër implikimit të politikës me krimin e organizuar.

