Jam këtu për të përshëndetur faktin se sot pas 72 ditësh, më në fund Edvin Kristaq Rama doli para mediave në përmbushje të një detyrimi bashkiak duke treguar rindërtimin e një lulishteje me disa metra katror sipërfaqe.
Z. Rama gajasi ata 5-6 punonjës të Bashkisë, të maskuar si qytetarë, kur u tha se lulishten po e ndërton, por po e pengon qeveria.
Prej kohësh zoti Rama ka vendosur me vullnetin e tij që të jetë “full time” Kryetar Kutie, e herë pas here “part time” Kryetar Bashkie, e për këtë nuk e ka fajin qeveria.
Gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance, buxheti i Bashkisë së Tiranës është rritur me disa fish, dhe këtë qytetarët e kryeqytetit e dinë mirë, ashtu sikurse dinë mirë edhe faktin, se pozicioni i Kryetarit të Bashkisë është vakant, për shkak të refuzimit të zotit Rama për të kryer detyrën.
Por një gjë është sigurt se vetëm ikja dhe largimi i tij do ti hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit

