Mëhilli: PD i kërkon publikisht Arta Dades të shpjegojë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”

30/01/2010

Prej tre ditësh me rradhë me fakte të pakontestueshme mediat shqiptare provuan akuzat e mëparashme të Partisë Demokratike se djali i Arta Dades, Alban Dabulla është antar i organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”

Sic e kemi ndjekur në media Orik Shyti në një deklaratë të shpërndarë shprehet se është krenar për miqësinë e tij me Alban Dabullën, i cili nga ana e tij po në një njoftim publik për mediat deklaron se është krenar për miqësitë e shëndosha tek të cilat e ka orientuar nëna e tij e për të cilat i është mirënjohës pikërisht nënës së tij.

I kujtojmë opinionit publik se kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan

Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjse për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve

Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë dhjetra vrasje të tjera, për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate, me të cilat janë të lidhur kokë ëe këmbë.

E janë pikërisht lidhjet me krimin dhe morali i krimit që e detyrojnë ndrikullën Dade që në emër të Edvin Kristaq Ramës, i lidhur edhe ky këmbë e krye me këtë organizatë sic faktojnë dosjet e hetimit të prokurorisë italiane, ti kërkojë Strasburgut përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, duke përfaqësuar kështu jo vullnetin e socialistëve shqiptarë por atë të fallangave terroriste.

PD i kërkon publikisht përpara shqiptarëve Arta Dades të shpjegojë për dëshmitë e fundit që faktojnë lidhjet e saj familjare me organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”