Mëhilli: PD e gatshme në çdo kohë të firmosë çdo dokument që jetëson kërkesat e Rezolutës Parlamentare të Këshillit të Evropës

08/02/2010

 

Edvin Kristaq Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon për protesta, nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën.

Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike, për të ripohuar edhe një herë atë që ka deklaruar Kryeministri i vendit dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha se mazhoranca aktuale mbështet pikë për pikë Rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet.

Pretendimet e Partisë Socialiste se Berisha kushtëzon tryezën te Presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar interpretimin kokëposhte të Rezolutë së Këshillit të Evropës, sikur ajo përfaqëson një dokument që shpërblen bojkotin.

Partia Demokratike rikonfirmon qëndrimin e saj se është e gatshme në çdo kohë të firmosë çdo dokument që jetëson kërkesat e Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.