Mëhilli: Dade, ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhërat e kumbarit Edvin Kristaq Rama

28/01/2010

 

Partia Demokratike dëshiron të njohi opinionin publik me një fakt shumë të rëndë.

Pak kush na ka besuar deri dje po kjo është një provë që fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Ardta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Në këtë foto, shohim qartë dy koli, pra dy pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, njërit prej eksopnentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”

Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës.

Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja për Drejtësi”.

Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është  gjë tjetër, dhe kjo foto e fakton, vecse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhërat e kumbarit Edvin Kristaq Rama.