Investimet në fshat
Në katër vitet e ardhshme qeveria e Partisë Demokratike do të:
- Sigurojë që çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare dhe çdo fshat do të lidhet me komunën me rrugë të asfaltuar
- Rrisë investimet në zonat rurale me 600 përqind, duke ndihmuar familjet, fermat dhe bizneset.
- Rrisë financimin e granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin
- Vazhdojë subvencionimin e naftës dhe imputeve për sipërfaqe të mbjellë
- Japë kredi pa interes
- Krijojë mundësinë e tregtimit të produkteve bujqësore në tregjet rajonale e ndërkombëtare.
- Financojë mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ulliri

