Arsimi

Për ne fëmija vjen i pari ndaj Arsimi do të mbetet ndër prioritetet e qeverisë së Partisë Demokratike. Premtojmë që në 4 vitet e ardhshme:

  • Buxheti për arsimin do të rritet në 6% të GDP
  • Rrogat e arsimtarëve do të rriten më shumë se në 6 vende të BE
  • Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat e vendit me standarte Europiane
  • Të gjithat tekstet e 9-vjeçares dhe të shkollës së mesme do të jenë gratis për të gjithë fëmijët në nevojë
  • Çdo fëmije që mbaron klasën e nëntë do t’i krijojmë të gjitha mundësitë financiare për të vazhduar shkollën e mesme
  • Çdo i ri që mbaron shkollën e mesme do të ketë të gjitha mundësitë të vazhdojë universitetin
  • Do të hapim shkolla profesionale të standartit Europian në mbarë vendin
  • Do të inkurajojmë  sektorin privat në arsim me heqje taksash dhe lehtësira të tjera

Kthehu Pas