Statuti

Emri (3)
Përcaktimi politik dhe qëllimet (3)
Selia Qendrore (3)
Simboli (4)
Flamuri (4)
Vula (4)
Bashkëpunimi dhe mbështetja e veprimtarëve (4)
II. ANËTARËSIA (6)
Kushte dhe kritere të anëtarësisë (6)
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit (6)
Simpatizantët (7)
III. ORGANIZIMI LOKAL i PARTISË (8)
Seksioni (8)
Grupseksioni (8)
Nëndega e Partisë Demokratike (9)
Kryesia e Nëndegës së Partisë (9)
Zgjedhjet për Organet Drejtuese të Nëndegës së Partisë-Kuvendi (10)
Kryetari i Nëndeges se PD (11)
Sekretari i Nëndeges se PD (11)
Degët e Partisë Demokratike (11)
Kryesitë (11)
Kryetari (12)
Sekretari i Degës (12)
Komiteti Drejtues (13)
Financimi i strukturave lokale të PD (13)
Organizimet jashtë territorit Shqiptar (13)
Komisioni i Apelimit i Nëndegës (13)
Paraqitja e kandidaturave për pushtetin lokal e qendror (14)
IV. ORGANET QENDRORE TË PARTISË (15)
Organizimi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (15)
Kuvendi Kombëtar i Partisë (15)
Kompetencat e Kuvendit Kombëtar (15)
Këshilli Kombëtar (16)
Kompetencat e Këshillit Kombëtar (16)
Kryesia e Partisë (17)
Komiteti i Orientimit të Politikave (18)
Koordinatori tenatik (18)
Kryetari i Partisë (18)
Grupi Parlamentar i Partisë (18)
V. ORGANET E KONTROLLIT TË PARTISË (20)
Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale (20)
Komisioni Qendror i Apelimit (20)
Komisioni i përhershëm i Statutit dhe rregullores së brendshme (20)
VI. VEPRIMTARIA EKONOMIKE E PARTISE (21)
Financat e Partisë (21)
Bordi Financiar i Partisë (21)
Detyrimet pasurore (21)
VII. ORGANIZATAT PARTNERE (22)
Organizatat partnere (22)
Detyrat dhe kompetencat e organizatave partnere (22)
VIII. PROCEDURA E MBLEDHJEVE (23)
Garantimi i shprehjes së lirë të çdo anëtari (23)
Aftësia vendimore (quorumi) (23)
Shumica të kërkuara për vendimarrje (23)
Llojet e votimit (23)
Afatet e zgjedhjeve (23)
IX. DISPOZITA TE FUNDIT (24)
Prioriteti i Statutit të PDSH (24)
Rishikimi i statutit (24)
Hyrja në fuqi (24)
I. TË PËRGJITHËSHME
Emri
Neni 1
Partia mban emrin Partia Demokratike e Shqipërisë. Shkronjat nistore të saj janë “PD” ose sipas rastit “PDSH”.
Përcaktimi politik dhe qëllimet
Neni 2
Partia Demokratike e Shqipërisë ka për qëllim konkurimin politik përmes zgjedhjeve të përgjithshme, në respekt të vlerave të lirisë, barazisë e drejtësisë në një garë politike. Ajo synon të promovojë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrat themelore të tyre, zhvillimin e nismës së lirë e barazinë në shans, tregun e lirë e konkurues si instrument për zhvillimin e shpejtë dhe të qendrueshëm të vendit, shtetin e së drejtës, sigurinë e individit dhe të pronës, përgjegjësinë individuale e fuqizimin e familjes, drejtësinë shoqërore e dialogun social, ruajtjen e natyrës dhe të ambientit, autoritetin e shtetit dhe vetëqeverisjen e lirë të komuniteteve lokale.
PD angazhohet për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në organizmat europiane e euroatlantike si dhe për një rrezatim pozitiv të imazhit të vendit kudo në botë, për përjetësimin e kombit shqiptar, të identitetit dhe kulturës së tij.
PD bashkon rreth saj të gjithë shqiptarët që i përmbahen këtyre aspiratave dhe objektivave. PD garanton shprehjen e lirë të sensibiliteteve politike që e përbëjnë atë. Ajo bazohet në respektin e paritetit gjinor në jetën e partisë dhe në pjesëmarrjet zgjedhore e ekzekutive.
PDSH synon:
- a. të ndërtojë një demokraci të të drejtave njerëzore të njohura e të marra në mbrojtje nga dokumentat ndërkombëtare, të mbështetur në bashkësinë e njerëzve të lirë, të përgjegjshëm, që bashkëpunojnë, respektojnë e ndërmarrin përgjegjësi të përbashkëta;b. të ndërtojë shtetin ligjor me raporte të balancuara e të ndara qartë të pushteteve, garant të jetës, lirive dhe të drejtave të sanksionuara me ligj të qytetarëve;
c. të nxisë dhe zhvillojë ekonominë e tregut nëpërmjet nxitjes së iniciativës së lirë ekonomike e shtimit të pronës private si forma mbisunduese në krijimin dhe pronësimin e pasurisë kombëtare, nëpërmjet privatizimit të ndërmarrjeve ekonomike publike, liberalizimit të tregut e liçensimeve, zbatimit të politikave favorizuese fiskale e të kreditimit, etj.;
d. të garantojë të drejtën e pronës private, paprekshmërinë e saj dhe të drejtën e pronarëve për ta disponuar atë lirisht, trashëguar apo dëmshpërblyer me vlerë të plotë tregu;
e. të zhdukë privilegjet dhe pabarazitë që nuk përligjen as nga puna e prona, as nga talenti e as nga shërbimet e kryera ndaj vendit;
f. të integrojë Shqipërinë si anëtare dinjitoze në institucionet euroatlantike e në familjen e kombeve të përparuara evropiane;
g. të garantojë sigurinë kombëtare dhe të bashkëpunojë me institucionet Europiane, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera organizma ndërkombëtarë për të siguruar paqen, lirinë, demokracinë, garancinë ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit për të gjithë rajonin dhe më gjerë.
h. të mbrojë interesat kombëtare dhe të drejtat njerëzore të shqiptarëve kudo që janë duke respektuar aktet e marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke kërkuar standartet e pranuara botërisht për të gjithë; etj.
Politika e PDSH-së përcaktohet dhe pasqyrohet në programin e saj si dhe dokumente të tjera që miratohen në përputhje me Statutin nga organet e saj qendrore.
Selia Qendrore
Neni 3
PDSH e ka qendrën e saj në Kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
Organizimi i partisë
Neni 4
Partia Demokratike e Shqipërisë është një organizim politik i qytetarëve të grupuar me vullnet të lirë në strukturat e saj të organizuara mbi bazën e ndarjes territoriale të vendit. Me vendim të Kryesisë së PDSH mund të formohen struktura organizative edhe mbi baza socio-profesionale.
Simboli
Neni 5
Simboli i PDSH përbëhet nga gërmat “P” e “D” me ngjyrë të bardhë mbi fushë blu, ku e para është vendosur brenda të dytës në mënyrë të stilizuar. Ky simbol përdoret nga organet përfaqësuese të PDSH ose me autorizim të tyre.
Flamuri
Neni 6
Flamuri i PDSH është me ngjyrë blu në qendër të të cilit ndodhet simboli i saj.
Vula
Neni 7
Vula e PDSH është e rumbullakët, e përbërë nga dy rrathë bashkëqendrorë në hapësirën midis së cilëve është shkruar me gërma të mëdha “Partia Demokratike e Shqipërisë” dhe në qendër ndodhet simboli i PDSH-së. Vula përdoret vetëm në emër të Organeve Qendrore të PDSH dhe administratës ekzekutive të Selisë Qendrore. Degët e PDSH në rrethe kanë vulat e tyre që ruajnë modelin e mësipërm duke shtuar emërin përkatës të degës. Rregullat e përdorimit të vulës caktohen nga Kryesia.
Bazat e funksionimit
Neni 8
Funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj. Vota e përfaqësuar u njihet vetëm përfaqësuesve të mandatuar prej antarëve.
Zgjatja e mandatit në PD është për katër vjet.
Rregullat e funksionimit të demokracisë në parti përcaktohen me akte të nxjerra nga organet qëndrore të saj sipas parashikimeve të këtij Statuti.
Demokracia zbatohet edhe në nxjerrjen e kandidaturave elektorale të partisë. Anëtarët e partisë propozimin e kandidaturave elektorale e bëjnë sipas kushteve që përcakton rregullorja e brendshme e partisë.
Format e veprimit
Neni 9
1- Partia Demokratike e Shqipërisë për realizimin e synimeve të saj vepron nëpërmjet:
a- veprimtarisë së anëtarëve të saj, organeve lokale e qendrore, strukturave ekzekutive;
b- zbatimit të platformës dhe programeve të saj kur qeveris e vetme ose në koalicion si dhe nëpërmjet qeverisjes lokale që përfaqëson PD-në;
c- grupit parlamentar;
d- organizatave partnere dhe organizatave e shoqatave të tjera të afërta me PD;
e- bashkëpunimit me partnerë të huaj, organizata e institucione ndërkombëtare;
2- PDSH për realizimin e objektivave dhe funksioneve të saj përdor mediat private e publike, manifestime e protesta, takime të hapura e tubime, konferenca e seminare si dhe çdo formë tjetër të ligjshme.
Bashkëpunimi dhe mbështetja e veprimtarëve
Neni 10
Anëtarët e PD, të organizatave të saj partnere si dhe simpatizantët e tyre veprojnë në bashkëpunim dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Organet Qendrore të PDSH-së si dhe strukturat e saj ekzekutive kujdesen për marrjen në mbrojtje të veprimtarëve të tyre nga çdo pasojë e mundshme që rrjedh prej pjesëmarrjes në veprimtarinë politike të kryer në përputhje me këtë Statut, apo bindjeve të tyre politike.
Veprimtari publike
Neni 11
Partia Demokratike e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi organizon për interesa dhe përfitime të saja edhe veprimtari ekonomike, klube, institute, organizime studimore, etj..
Veprimtaritë e PD-së janë publike me përjashtim të rasteve kur në këtë Statut ose në rregullore përcaktohet ndryshe. Ato zhvillohen si brenda territorit të RSH ashtu edhe jashtë tij, kur një gjë e tillë është e lejueshme në vendet përkatëse.
Kushte dhe kritere të anëtarësisë
Neni 12
1- Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që:
a. është mbi 15 vjeç;
b. pranon kushtet e anëtarësimit;
c. të mos jetë anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në një partneritete të deklaruar e pranuar nga PD.
2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që:
a. kanë bërë anëtarësimin e tyre individual;
b. kanë paguar kuotizacionin vjetor (mos pagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti);
c. ndaj tyre nuk është marra ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.
Pranimi i anëtarit të PD
Neni 13
1- Kërkesa për anëtarësim duhet të paraqitet me shkrim së bashku me formularin përkatës:
a. në seksionin e Partisë të vendbanimit të kërkuesit,
b. në degën/nëndegën e PD.
c. në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Pranimi në seksionin apo degën e PD bëhet vetëm për anëtarët që banojnë në territorin përkatës.
Konfirmimi i pranimit të anëtarit të PD bëhet nga Dega e PD për pranimet e bëra në seksionin e PD dhe në Selinë Qendrore për pranimet e bëra nga dega/nëndega e PD.
2-Në rast refuzimi të kërkesës, personi mund të ankohet në organin epror më të afërt të organit që ka hedhur poshtë kërkesën, vendimi i të cilit mund të ankimohet në komisionet disiplinore respektive.
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit
Neni 14
1- Të drejtat:
a- Anëtari ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e zgjedhjet sipas Statutit si dhe në çdo veprimtari të PDSH dhe të shprehë aty lirisht mendimin e tij;
b- vetëm anëtari mund të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e Partisë;
c- çdo anëtar ka të drejtën të propozojë për të gjitha organet legjislative e ekzekutive që përfaqësojnë PD sipas kushteve që parashikohen në këtë Statut, si dhe mund t’u drejtohet për çështje vetjake e të Partisë të gjitha organeve drejtuese të saj;
d- Anëtarët e Partisë nuk mund të jenë njëkohësisht në më shumë se dy kryesi të organeve të Partisë pavarësisht nga niveli i tyre. Përkatësia në kryesitë e organizatave partnere nuk llogaritet.
2- Detyrat:
Anëtari i PDSH ka për detyrë:
a- të jetë aktiv në veprimtarinë politike e elektorale të PD dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj.
b- t’i paguajë Partisë një kontribut financiar. Masa e kuotizacionit vjetor dhe shpërndarja e saj ndërmjet selisë qendrore dhe strukturave lokale përcaktohen çdo vit nga Kryesia e PD. Kryesia mund të përcaktojë një masë kuote më të reduktuar për organizatat partnere.
Kuotizacioni duhet të paguhet brenda 60 ditëve nga data e thirrjes për pagimin e tyre.
Me përfundimin e afatit të njoftuar për pagimin e kuatizacionit, antarët që nuk kanë paguar atë, humbasin të drejtën e votës, deri në rinovimin e anëtarësisë.
c- të respektojë disiplinën e Partisë të përcaktuar në këtë Statut dhe në aktet politike të shpallura nga PD.
3- Thyerja e disiplinës së Partisë dhe mosplotësimi i detyrimeve të antarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PD. Procedurat e dhënies së sanksioneve për anëtarët përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të PD.
Masat që mund të merren ndaj anëtarëve janë: pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa mund të apelohen përpara komisionit disiplinor. Ato mund të bëhen publike.
Përfundimi i anëtarësisë
Neni 15
1- Anëtarësia përfundon kur anëtari vdes, largohet me kërkesën e tij ose përjashtohet.
2- Çdo anëtar mund të largohet nga Partia me vullnetin e tij duke njoftuar seksionin ku bën pjesë ose organin ku është i zgjedhur.
Simpatizantët
Neni 16
PDSH quan simpatizant të saj çdo qytetar që mbështet politikën e veprimtarinë e saj dhe voton për të. Ajo nxit pjesëmarrjen e tyre në veprimtaritë publike të saj.
III. ORGANIZIMI LOKAL i PARTISË
Organizimi Lokal i PD
Neni 17
Organizimi i PD bëhet mbi bazën e njësive territoriale administrative, njësive elektorale ose në nivel kombëtar mbi bazën e kritereve specifike.
Njësitë organizative të PD janë:
-seksionet;
-grupseksionet;
-nëndega e Partisë Demokratike;
-degët e Partisë Demokratike.
Seksioni
Neni 18
1- Seksioni është njësia më e vogël organizative e Partisë. Ai organizohet mbi bazë territoriale të qendrave të votimit ose, në raste të veçanta dhe me miratim të Kryesisë së PD, për çdo komunë. Kryesia e Degës, përgjigjet për koherencën e organizimit në territorin përkatës të partisë dhe informon kryesinë e Partisë.
b- Në nivel dege ose kombëtar mbi bazë specialitetesh, gjendjeje shoqërore e profesionale, studentore, shkollore, moshore, ose në internet e emigracion me vendim të Kryesisë së Partisë.
Çdo seksion i partisë përfaqësohet nga kryesia e tij.
2- Krijimi, shkrirja, bashkimi ose ndarja e seksioneve vendoset nga Kryesia e Degës përkatëse.
3- Seksioni përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryesia e tij e përbërë nga 3 deri 7 anëtarë në varësi nga numri i anëtarëve të seksionit. Kryesia e seksionit përbëhet nga kryetari, sekretari e anëtarët e kryesisë.
4- Kryesia zgjidhet, si rregull, çdo katër vjet, me votë të fshehtë, nga mbledhja e anëtarëve të seksionit. Numrin e kandidatëve që i nënshtrohet votimit duhet të jetë të paktën dy herë më i madh se numri i vendeve në Kryesi.
5- Kryetari dhe sekretari zgjidhen me votim të fshehtë me më shumë se një kandidaturë nga mbledhja e anëtarëve të seksionit.
Kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. Për të fituar mandatin e dytë rradhazi duhet që kandidati të marrë më se 2/3 e votave të vlefshme.
6- Mbledhja e seksionit thirret nga kryetari, kryesia ose 1/4 e anëtarëve. Mbledhja thirret të paktën një herë në dy muaj.
7- Seksioni:
- a. organizon veprimtarinë politike në territorin e tij në përputhje me orientimet dhe qëndrimet e shpalluara të PDSH-së;
b. bën pranimin e anëtarëve të rinj të PDSH-së;c. bën propozime për kandidatura për drejtues dhe përfaqësues lokalë të Partisë, për deputetin e pushtetarë lokalë etj.;
d. i bën sugjerime dhe propozime Degës për çdo problem që gjykon se është në interes të Partisë.
Grupseksioni
Neni 19
1- Grupseksioni, ushtron veprimtarinë e tij në bazë lagjeje a grup lagjesh në qytet dhe në bazë komune në fshat. Ai përbëhet nga seksionet e atyndodhura. Kryesia e Degës ose Nëndegës (kur dega është ndërtuar me nëndegë) vendos për ngritjen e grupseksionit dhe përcakton shtrirjen teritoriale të tij.
2- Grupseksioni drejtohet nga kryetari dhe sekretari.
3- Kryesia e Grupseskionit përbëhet nga:
- a. kryetari e sekretari i grupseksionit;
b. kryetarët e sekretarët e seksioneve përbërëse,c. Kryetari i Komunës dhe ai i Këshillit të Komunës (ose Bashkisë kur grupseskioni mbulon gjithë territorin e bashkisë) anëtarë të PD-së, (dhe, kur këta nuk janë të PD, kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së);
d. anëtari/ët e Kryesisë së Degës që mbulojnë këtë grupseksion
e. anëtari i Këshillit Kombëtar e deputeti me banim aty.
Aktivi i grupseksionit përbëhet nga
- a. Kryesia e grupseksionit,
b. kryesitë e seksioneve që formojnë grupseksionin,c. anëtarët e kuvendit të degës që përfaqësojnë seksionet e grupseksionit
d. këshilltarët lokalë me banim aty.
Në rastet kur përfaqësimi si më sipër deformon dukshëm përfaqësimin që bazohet mbi numurin e anëtarësisë dhe të votave të marra dhe kur aktivi i zgjeruar është shumë i madh, atëhere përbërja e aktiveve dhe aktiveve të zgjeruara të grupseksioneve bazohet 50% në numurin e anëtarëve të PD në seksione dhe 50% në numurin e votave të marra nga çdo seksion ndaj totalit të votave të territorit të grupseksionit. Kategoritë a, c, d, e, të paragrafit të parë të këtij neni janë anëtarë të aktiveve pavarsisht nga skema e përfaqësimit.
4- Kryetari i grupseksionit zgjidhet nga kryesia me votim të fshehtë ndërmjet më shumë se një kandidature. Kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. Për të fituar mandatin e dytë rradhazi duhet që kandidati të marrë më se 2/3 e votave të vlefshme.
Sekretari i grupseksionit emërohet nga Kryesia e Degës ose Nëndegës me propozim të Kryetarit të degës apo nëndegës.
5- Kryesia e Grupseksionit mblidhen me kërkesë të kryetarit të tij, Kryesisë së Degës, Kryesisë së PDSH, ose edhe me kërkesë të jo më pak se ¼ të anëtarëve të tij.
6- Grupseksioni:
- a. koordinon veprimtarinë politike të partisë në seksionet e tij përbërëse sipas detyrave të Kryesisë së Degës ose Nëndegës dhe organeve qendrore të Partisë;
b. vendos për kandidaturat që do të propozojë organeve vendimarëse të Partisë për pushtetarët lokalë të territorit të tij;c. përzgjedh ndërmjet propozimeve të seksioneve, kandidaturat për organet e Partisë, kur numuri i tyre është i konsiderushëm dhe kur ia kërkojnë organet eprore.
Nëndega e Partisë Demokratkie
Neni 20
1- Nëndegët formohen mbi baza territoriale elektorale (zona elektorale), të njësive të qeverisjes vendore (bashki apo minibashki, grup komunash etj) dhe përfshin në vetëvete të gjitha seksionet e grupseksionet e atyndodhura;
2- Nëndega drejtohet në periudhën mes kuvendeve dhe aktiveve nga Kryetari dhe Kryesia e saj.
Kryesia e Nëndegës së Partisë
Neni 21
1-Kryesia e Nëndegës është organi më i lartë për drejtimin e nëndegës së Partisë ndërmjet dy kuvendeve apo aktiveve të saj. Ajo vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme që i kërkohen nga organet eprore dhe ato që kanë të bëjnë me jetën organizative dhe veprimtarinë politike të partisë për sesksionet dhe grupseksionet në vartësi.
Kryesia e Nëndegës së PD përbëhet nga:
a. Jo më pak se pesëmbëdhjetë anëtarë të zgjedhur sipas kushteve që përcakton Neni 22. Kryetari i Nëndegës bën pjesë në këtë numër.
b. Anetarë me të drejtë të fituar për shkak të detyrës, ku bëjnë pjesë: anëtarë të qeverisë me banim në degë, deputeti i nëndegës, kryetari i bashkisë ku shtrihet nëndega, kryetari i qarkut me banim në territorin e degës, kryetari i komunës që ndodhet në territorin e degës, zvendëskryetarë të bashkive të qyteteve mbi 30 mijë banorë, sekretari i degës, kryetarët e organizatave partnere të nëndegës.
Numri i anëtarëve të zgjedhur duhet të jetë të paktën sa dyfishi i numrit të anëtarëve me të drejtë të fituar.
c. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 25% e numrit të anëtarëve të Kryesisë që del prej votimit. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëhere renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja.
2- a. Kryesia vendos në emër të nëndegës së PD për çështje dhe kompetenca që ky Statut i njeh nëndegës së partisë. Ajo i adreson të gjitha propozimet dhe kërkesat në emër të nëndegës së PD ndaj organeve qendrore.
b. Ajo zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e bordit financiar dhe vendos për ngritjen e departamenteve dhe drejtorët e tyre.
c. Kryesia e nëndegës është kompetente për të vendosur, pas konsultimeve me anëtarët përkatës të partisë, kandidaturat për këshilltarët lokalë për njësitë në territorin e saj pas miratimit të marrë nga Kryesia Qendrore.
d. Çdo kryesi nëndege është kompetente për marrjen e masave disiplinore për anëtarët e partisë, me përjashtim të atyre që përcaktohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë Statut.
e. Kryesia e Nëndegës është përgjegjëse për veprimtarinë koherente të strukturave në varësi të saj me veprimtarinë e përgjithshme të partisë në cështjet e organizimit, veprimtarive politike publike, veçanërisht të fushatave elektorale.
3- Mbledhja e Kryesisë thirret nga kryetari të paktën një herë në muaj. Të drejtën e thirrjes së mbledhjes së kryesisë së nëndegës për probleme të veçanta e kanë edhe ¼ e anëtarëve të Kryesisë. Në këtë rast Kryetari njofton datën e mbledhjes jo më vonë se një javë nga marrja e kërkesës. Në çdo rast rendi i ditës dhe materialet e shkruara u njoftohen anëtarëve të Kryesisë jo më vonë se dy ditë para datës së mbledhjes së Kryesisë.
4- Funksionimi i kryesive të nëndegëve rregullohet nga rregullorja e brendshme (tip) e funksionimit të organeve locale të Partisë.
Zgjedhjet për Organet Drejtuese të Nëndegës së Partisë-Kuvendi
Neni 22
1- Kryesia e Nëndegës, Kryetari dhe organet e tjera që parashikon ky Statut për degën e PD zgjidhen çdo katër vjet me votim të fshehtë, dhe me kandidatura alternative në Kuvendin e Nëndegës. Numri i kandidatëve që i nënshtrohet votimit, duhet të jetë të paktën dy herë më i madh se numri i vendeve në kryesi.
2- Organet e nëndegës së PD zgjidhen në Kuvendin e Nëndegës me votën e gjithë anëtarëve të PD sipas Parimit “një anëtar, një votë”.
Sekretari i nëndegës publikon numrin dhe emrat e anëtarëve me të drejtë vote më 31 dhjetor të vitit paraardhës të zgjedhjeve në parti të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e nëndegës së PD (kryetar i nëndegës, anëtar kryesie i nëndegës, anëtar i Kuvendit Kombëtar të Partisë, anëtar i komisionit disiplinor të degës). Procedurat për përcaktimin dhe miratimin e kandidaturave, kriteret që duhet të plotësojnë të zgjedhurit e degëve përcaktohen në rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera të Kryesisë së Partisë Demokratike.
3- Kuvendin e Nëndegës e thërret Kryesia e Nëndegës në marrëveshje me Kryesinë e PDSH. Ai mund të thirret edhe kur e kërkon ¼ e anëtarëve të nëndegës së Partisë ose ¼ e anëtarëve të kuvendit të nëndegës. Në këtë rast caktimi i datës dhe i rendit të ditës duhet të bëhet jo më vonë se dy javë nga marrja e kërkesës. Njoftimi i datës dhe i rendit të ditës në çdo rast duhet të bëhet 5 ditë përpara.
4- Kryesia e Nëndegës me propozim të sekretarit të nëndegës miraton komisionet e mandateve, të votimeve dhe sekretarinë e Kuvendit të Nënegës. Procedurat më të detajuara të punimeve të Kuvendit të Nëndegës përcaktohen në rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera të Kryesisë së PDSH.
5- Kuvendi i Nëndegës së PD zgjedh Kryesinë, Kryetarin e Nëndegës, Komisionin Disiplinor të Nëndegës, Antarët e Kuvendit Kombëtar të PD dhe vendos për çështje të rëndësishme të saj dhe për mocione të paraqitura në përputhje me këtë Statut. Kur Kuvendi është i mbledhur, të drejtën për të adresuar propozime dhe kërkesa për mocion për çështje të veçanta e kanë Kryesia e PD, Kryesia e Nëndegës, Kryetari i Nëndegës, pesëmbëdhjetë përqind e anëtarëve të pranishëm të kuvendit/aktivit me të drejtë vote. Kërkesat për propozim kandaturash dhe mocionet e shkarkimit të organeve të nëndegës duhet të jenë miratuar paraprakisht në Kryesinë e PDSH.
Kryetari i Nëndeges se PD
Neni 23
1- Kandidaturat për Kryetarin e Nëndegës, që propozohen nga seksionet, grupseksionet, Kryesia e Nëndegës, Kryesia e PDSH, dhe 15% e anëtarëve të Kuvendit të Nëndegës (anëtarësia) sipas procedurave të vendosura me akte nënstatutore, shqyrtohen nga Kryesia e PDSH. Kuvendi i Nëndegës voton kandidaturat e miratuara nga Kryesia e PD.
2- Kryetari i Nëndegës që është zgjedhur dy herët e fundit radhazi në këtë funksion nuk mund të kandidojë për herë të tretë. Për të fituar mandatin e dytë rradhazi duhet që kandidati të marrë më se 2/3 e votave të vlefshme. Përjashtim nga ky rregull bëjnë kryetarët e nëndegëve kur kandidojnë për herë të dytë dhe kur rezultatet elektorale më të fundit të degës kanë patur rritje të dukshme. Kriteret për vlerësimin e rezultateve dhe vendimin për të lejuar konkurimin për herë të dytë pa detyrimin për të marrë mëse2/3 e votave i përcakton Kryesia e PDSH.
3- Kryetari përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo anëtari të kryesisë.
Sekretari i Nëndeges se PD
Neni 24
Çdo nëndegë ka një Sekretar të Nëndegës, i cili emrohet nga kryesia e PD sipas procedurave të përcaktuara në regulloren e brendshme.
Sekretari ka për detyrë zbatimin e vendimeve të instancave qendrore të Partsië në nëndegën përkatëse. Ai organizon zgjedhjet në parti dhe siguron mbajtjen e një evidence të anëtarësisë sipas kërkesave të këtij Statuti dhe akteve të tjera të partisë. Çdo vit ai mban një raport të detajuar të punës së tij në kryesinë e nëndegës sipas kushteve që përcaktohet në rregulloren e brendshme të partisë.
Degët e Partisë Demokratike
Neni 25
1- Kryesia e PD mund të vendosë grupimin e disa nëndegëve në njësi më të mëdha organizative dhe që mund të përkojnë me territoret administrativë të njësive lokale (qarku, rrethi, prefektura) apo me territoret elektorale (rajone elektorale etj.)
Në varësi me territorin që përfshijnë këto grupime nëndegësh, Dega merr emërtimin respektiv.
2- Organet e Degëve territoriale janë:
a. Kryesia e Degës (qarkut, rrethit, rajonit elektoral etj.);
b. Kryetari i Degës (qarkut, rrethit, rajonit elektoral etj.);
c. Sekretari i Degës (qarkut, rrethit, rajonit elektoral etj.);
d. Komiteti drejtues (qarkut, rrethit, rajonit elektoral etj.);
Kryesitë
Neni 26
1- Kryesitë e Degëve (rretheve, qarqeve, rajoneve elektorale, qyteteve që kanë më shumë se dy nëndegë) përbëhen nga jo më pak se 15 anëtarë. Kryesia e PD përcakton numrin e antarëve për çdo kryesi si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtar kryesie. Jo më pak se ¼ e anëtarëve të kryesive duhet të jenë zonja.
2- Kryesia e Degës përbëhet nga:
a. një numër anëtarësh të zgjedhur nga kryesitë e nëndegëve mes anëtarëve të tyre. Sekretari i Degës u njofton kryetarëve të nëndegëve numrin e anëtarëve që do të zgjedhin si anëtarë kryesie dhe shpërndarjen e tyre sipas nëndegëve. Numri i anëtarëve të zgjedhur për çdo degë përcaktohet gjysma në përputhje me anëtarësinë në 31 dhjetor të vitit që paraprin zgjedhjet në parti dhe gjysma në përputhje me votat e partisë si subjekt elektoral në zgjedhjet më të fundit, rumbullakosur në numrin e plotë më të afërt. Çdo nëndegë përfaqësohet në kryesi me të paktën tre anëtarë të zgjedhur, njëri prej të cilëve është kryetari i nëndegës dhe të tjerët anëtarë të votuar të kryesisë së nëndegës në Kuvendin e saj.
b. një numër anëtarësh me të drejtë të fituar, anëtarë të PD, ku bëjnë pjesë ministrat me banim aty, deputetet e Kuvendit të Shqipërisë që kanë dalë në territorin përkatës, kryetari i qarkut, kryetari i bashkisë së kategorisë së parë, kryetarët e organizatave partnere nëse ka organizime të tilla që përputhen me organizimin e grupdegëve përkatëse, sekretari i degës dhe të nëndegëve, kryetari i bordit financiar (trezorieri).
c. Personat e dalë sipas gërmës “b” nuk mund të jenë më shumë se ata të gërmës “a”.
3- a. Kryesitë mblidhen të paktën një herë në tre muaj.
Kryesia mund të mblidhet edhe me kërkesën e 2/3 të antarëve të kryesisë, kërkesë e cila i paraqitet kryetarit të degës. Në këtë rast rendi i ditës i mbledhjes duhet të përcaktohet në kërkesën e paraqitur dhe nuk mund të ndryshohet nga kryetari apo sekretari i degës. Mbledhja mbahet brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës.
b. Kryesia vendos në emër të nëndegëve të PD që mbulon për çështje dhe kompetenca që ky Statut i njeh asaj. Ajo i adreson të gjitha propozimet dhe kërkesat në emër të degës në organet qendrore të PD.
c. Kryesia vendos për ngritjen e bordeve, departamenteve e grupeve te tjera të punës që do të jenë të nevojshme për ushtrimin e detyrave që i ngarkohen.
d. Kryesia është kompetente për të miratuar, pas konsultimeve me nëndegët përkatës të partisë, kandidaturat që përfaqësojnë PD në zgjedhjet elektorale.
e. Kryesia e Degës është përgjegjëse për veprimtarinë koherente të nëndegëve në varësi të saj me veprimtarinë e përgjithshme të partisë në çështjet e organizimit, veprimtarive politike publike, veçanërisht të fushatave elektorale.
Kryetari
Neni 27
Kryetari i Degës zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga Kryesia e PDSH. Kandidaturat e dala për kryetar të Degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga Kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat.
Kryetari i Degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo anëtari të kryesisë.
Kryetarët i Degës është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë.
Sekretari i Degës
Neni 28
Çdo Degë ka një Sekretar Partie, i cili emrohet nga kryesia e PDSH sipas proçedurave të përcaktuara në regulloren e brendshme.
Sekretari ka për detyrë zbatimin e vendimeve të instancave qendrore të Partsië në rrethin përkatës. Ai organizon zgjedhjet në parti. Çdo vit ai mban një raport të detajuar të punës së tij në kryesinë e rrethit sipas kushteve që përcaktohet në rregulloren e brendshme të partisë.
Çdo vit dhe jo më larg se fundi tremujorit të parë pas mbylljes së vitit ushtrimor, sekretari i Degës i paraqet kryesisë së Degës një raport të veprimtarive ku veçanërisht të përfshihen:
- Antarësimet;
- Financimi i partisë
- Jeta militante e strukturave
Raporti shoqërohet me një debat. Pas vrejtjeve të mundshme të kryesisës së degës, sekretari i degës prezanton raportin dhe vrejtjet mbi të Kryesisë qendrore të Partisë.
Sekretari i degës është anëtar me të drejtë në Kryesinë e Degës.
Komiteti Drejtues
Neni 29
Pranë çdo kryesie dege ka një komitet drejtues të saj sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e brendshme apo akteve të tjera të PD.
Ky komitet drejtues përgjigjet për zabtimin e përditëshëm të vendimeve të organeve qendrore të Partisë dhe kryesisë së Degës. Ky komitet drejtues përbëhet nga kryetari, sekretari, zëvendësa apo kategori të barazuar me ta, kryetari i bordit financiar, dhe në rast nevoje edhe persona të tjerë të zgjedhur në organet qendrore të PD.
Kryetari drejton veprimtarinë e komitetit drejtues të degës (të rrethit, qarkut, rajonit elektoral etj).
Financimi i strukturave lokale të PD
Neni 30
1- Financimi i strukturave lokale bëhet nga:
-shuma në formë granti që akordon kryesia qendrore;
-kuotizacioni i anëtarësisë së territorit përkatës, të cilat shpërndahen sipas niveleve të ndryshme të organizimeve territoriale sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren financiare;
-kontributi që derdhin të zgjedhurit lokalë/qendrorë, shumë e cila përcaktohet nga kryesia e rrethit;
-burime të tjera financiare që autorizon ligji për partitë politike.
2- Kryetari i bordit financiar (trezorierit) të Degës emrohet nga kryesia, pasi ka marrë pëlqimin paraprak të tresorierit të PD në qendër. Ai është përgjegjës përpara kryesisë për fondet që ka në ngarkim. Tresorieri është anëtar me të drejtë i kryesisë së degës, menjëherë sapo emrimi i tij ratifikohet.
3- Bordi financiar i organeve locale të partisë përbëhet nga një numër anëtarësh sipas vendimit të kryesisë përkatëse. Ai zbaton me rigorozitet në ushtrimin e detyrave të tij rregulloren e brendshme financiare të Partisë.
Organizimet jashtë territorit Shqiptar
Neni 31
Shtetasit shqiptarë mund të themelojnë jashtë Shqipërise degë të partisë, pas miratimit nga Kryesia e PD, të cilat shpërndajnë aty parimet dhe programet e PD.
Ato përfshijnë brenda tyre të gjithë anëtarët e partisë që banojnë në vendin përkatës. Ato funksionojnë sipas një regullore të përcaktuar prej tyre, pasi ajo të miratohet nga kryesia e PDSH. Kjo rregullore duhet të respektojë dispozitat e mëposhtme:
-Dega ndahet në seksione përkatëse sipas territoreve ku shtrihet, vendeve apo grup vendeve, duke organizuar kështu zonat për zgjedhjen e organeve të saj drejtuese.-Çdo seksion përfaqësohet nga një kryetar, i zgjedhur për katër vjet me të njëjtin sistem si seksionet e PD Brenda Shqipërisë.
-Dega administrohet nga një sekretar, i emruar nga Kryesia e PDSH. Sekretari përgjigjet për zbatimin e direktivave të përcaktuara nga Kryesia e partisë.
Komisioni i Apelimit i Nëndegës
Neni 32
1- Komisioni i Apelimit i Nëndegës përbëhet nga tre deri në pesë anëtarë të cilët zgjidhen në përputhje me këtë Statut. Kryetar i Komisionit është anëtari që ka grumbulluar numrin më të madh të votave në Kuvendin e Nëndegës, ndërsa sekretari i komisionit zgjidhet me votim të fshehtë ndërmjet anëtarëve të tij.
2- Komisioni i Apelimit i Nëndegës shqyrton bazueshmërinë statutore të vendimeve të marra nga organet lokale të PDSH. Ai shqyrton dhe vendos për të gjitha ankesat drejtuar atij nga anëtarët dhe strukturat lokale të Nëndegës përkatëse.
3- Puna e tij mbështetet në Rregulloren e Komisioneve të Apelimit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i PDSH-së.
4- Në vendimet që merr është i pavarur dhe raporton vetëm përpara Kuvendit të Nëndegës dhe organeve eprore të nëndegës.
Aparati administrativ
Neni 33
Në përputhje me mundësitë e saj financiare dhe me miratim të Sekretarit të Përgjithshëm, Dega apo nëndegët e PD kanë aparatin e tyre administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Kryetari i Degës emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate.
Paraqitja e kandidaturave për pushtetin lokal e qendror
Neni 34
1- Kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin lokal e Kuvendin e Shqipërisë konsultohen nga gjithë anëtarësia e PD.
2- Kryesia e Nëndegës formulon propozomet në emër të saj, sipas procedurave të përcaktuara nga Kryesia e PD, dhe ia paraqet Kryesisë së Degës.
3- Kryesitë e Degëve vendosin për kandidaturat e këshilltarëve lokalë (komuna, Bashki, qark). Për Bashkitë e kategorisë së parë, lista e këshilltarëve të përgatitur nga kryesia e Degës, miratohet nga Kryesia e PD. Me orientim të Kryesisë së PD kryesitë e Degëve mund të vendosin edhe për kandidatët e PD për kryetarë lokalë me më pak se dy mijë votues.
4- Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të daljes së kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e sheh të domosdoshme.
E drejta e informimit
Neni 35
Organet Qendrore të PD kanë të drejtë t’u kërkojë organeve lokale çdo informacion lidhur me jetën e Partisë që i duket i nevojshëm. Këtë të drejtë e ka edhe organet drejtuese locale ndaj strukturave nën varësi.
E drejta e ndërhyrjes
Neni 36
Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës/Nëndegës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e PD, Kryesia e PDSH ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të vecanta, të pezullimit të tyre e të komandimit të organeve drejtuese lokale respektive deri në mbledhjen e kuvendit të nëndegës. Kryesia e PDSH ka të drejtën e ndërhyrjes edhe në rastet e zbatimit të gabuar të akteve dhe procedurave në funksionimin e degëve të Partisë. Kryesia e PD ndërhyn në mënyrë të veçantë në rastet e konflikteve në procesin e propozimit të kandidaturave elektorale. Këto të drejta i ka edhe Kryesia e Degës ndaj seksionit/grupseksionit e nëndegës.
IV. ORGANET QENDRORE TË PARTISË
Organizimi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike
Neni 37
Instancat dhe organet qendrore të PD janë:
- Kuvendi i Partisë;
Këshilli Kombëtar;
Kryetari;
Sekretari i përgjithshëm;
Nënkryetarët;
Kryesia e PD;
Kuvendi Kombëtar i Partisë
Neni 38
1- Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i Partisë.
2- Kuvendi Kombëtar përbëhet nga:
- a. anëtarë të zgjedhur nga kuvendet e nëndegëve në përputhje me numrin e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar dhe që bazohet 50% në numrin e anëtarësisë së nëndegës dy muaj para datës së Kuvendit dhe 50% në votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare;
b. anëtarët e Këshillit Kombëtar;
c. deputetët e PD në parlament;
d. anëtarët e Komisionit Qendror të Apelimit;
e. sekretarët funksionalë të Partisë;
f. kryetarët e bashkive te kategorisë së parë dhe kryetarët e qarqeve;
g. kordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave;
h. një numur i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere (sa pesë përqind e pikës a).
Të drejtën e votës në Kuvend e kanë të gjithë personat e mësipërm kur janë anëtarë të PDSH.
3- Numri i anëtarëve të Kuvendit të zgjedhur sipas pikës 2/a të këtij Neni nuk duhet të jetë më i vogël se ai i të gjithë anëtarëve që përcaktiojnë gërmat e tjera të pikës 2.
4- Mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të zgjedhur sipas pikës 2/a të këtij Neni është katërvjeçar, ndërsa ai i anëtarëve sipas pikave të tjera përfundon me përfundimin e mandatit përkatës.
5- Në punimet e Kuvendit Kombëtar mund të marrin pjesë edhe personalitete të ftuara nga brenda ose jashtë vendit.
6- Kuvendi Kombëtar zgjidhet si rregull çdo katër vjet. Ai mund të mblidhet në çdo dy vjet. Vendimin per mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar me propozimin e Kryetarit, të Kryesisë Qendrore.
Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën dy muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.
7- Kuvendi Kombëtar mund te thirret edhe në sesione të jashtëzakonshme. Në këtë rast, kryesia e PD vendos për modalitetet e thirrjes së kuvendit të jashtëzakonshëm. Kuvendi në session të jashtëzakonshëm mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Në këtë rast Kryesia e PDSH njofton brenda dy javësh rendin e ditës dhe datën e Kuvendit.
Afatet për thirrjen e Kuvendit të posaçëm mund të jenë të shkurtuara.
Kompetencat e Kuvendit Kombëtar
Neni 39
Kuvendi Kombetar:
1- vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;
2- miraton Statutin e PDSH dhe ndryshimin e tij;
3- zgjedh me votim të fshehtë 100 antarë të Këshillit Kombëtar nga një listë përfaqësuese ku numri i kanditatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues sipas modaliteteve të përcaktuara nga Kryesia e Partisë;
4- zgjedh me votim të fshehtë Kryetarin e Partisë;
5- vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;
6- me propozim të Kryesise Qendrore ose të Këshillit Kombëtar zgjedh Kryetarët e Nderit, i cili ka vend e votë në organet qendrore të PDSH për gjithë jetën;
7- vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;
8- miraton komisionet e mandateve, të kërkesave dhe të votimit, që përgjigjen për mbarëvajtjen e punimeve të tij.
9- Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar e kanë:
- a. Kryetari i Partisë;
b. Këshilli Kombëtar;
c. Kryesia e Partisë;
d. Kryesia e Degës të Partisë;
e. jo më pak se pesëmbëdhjetë përqind e anëtarëve të kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë të paktën në pesë degë të PD. Kërkesat për propozim kandaturash sipas kësaj gërme, duhet ti nënshtrohen të njëjtave procedura si të tre gërmave të para.
Këshilli Kombëtar
Neni 40
1- Këshilli Kombëtar, në përputhje me programin, Statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve .
2- Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
- a. Kryetari;
b. Sekretari i Përgjithshëm
c. Nënkryetarët
d. Sekretarët funksionalë të Partisë;
e. Kryetari i Bordit Financiar (Trezorieri) i Partisë;
f. ish Presidentët e Republikës, ish Kryeministrat, ish-Kryeparlamentarët dhe ish Kryetarët e PD;
e. kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive të kategorisë së parë;
f. Kryetarët e degëve;
g. Kryetarët e organizatave partnere;
h. antarët e zgjedhur sipas Nenit 39/3 të Statutit
Numri i anëtarëve të zgjedhur sipas gërmës “h” duhet të mos jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas gërmave të tjera. Anëtarët me të drejtë sipas gërmave d, e, g janë anëtarë të KK vetëm nëse janë anëtarë të PD.
3- Mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar sipas pikës 2/b,c,e,f,g të këtij Neni përfundon me përfundimin e mandatit përkatës. Mandati i kategorive të tjera është katërvjeçar.
4- Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën dy herë në vit dhe debaton sipas një rendi dite të vendosur nga kryesia e partisë.
Anëtarët e qeverisë në funksion, anëtarë të PD, kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar, por nuk kanë të drejtë vote.
Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë.
Kompetencat e Këshillit Kombëtar
Neni 41
1- Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari (ose Sekretari i Përgjithshëm me miratim të Kryetarit) në marrëveshje me Kryesinë e Partisë.
Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe në se e kërkojnë ¼ e anëtarëve të tij. Në këtë rast Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.
Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes.
2- a. Këshilli Kombëtar merr të gjitha vendimet që mund të kërkojnë rrethanat kur Kuvendi Kombëtar nuk është i mbledhur dhe kur ato nuk janë parashikuar në këtë Statut si e drejtë vetëm e Kuvendit.
b. Këshilli Kombëtar zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi, me votim të fshehtë njëzetepesë anëtarët e Kryesisë së Partisë nga një listë ku numri i kanditatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen.
c. Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi Kombëtar, me votim të fshehtë:
- i. Sekretarin e Përgjithshëm;
ii. Nënkryetarët e Partisë;
iii. Sekretarët funksionalë ;
iv. Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë;
v. Komisionin Qendror të Apelimit.
d. Ai vendos për rregulloren e brendshme, me propozim të kryesisë së partisë, ndërmerr gjithë dispozitivin e nevojshëm për zbatimin e këtij Statuti dhe për mbarëvajtjen e partisë.
e. Ai vendos të gjitha investiturat (kandidaturat) elektorale, me përjashtim të atyre që ky Statut i parashikon ndryshe.
f. Ai shpall masat disiplinore.
Vendimet e Këshillit kombëtar merren me shumicë të thjeshtë votash. Në rastin e masave disiplinore vendimet e këshillit kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e këshillit kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve.
Kryesia e Partisë
Neni 42
Kryesia e Partisë përbëhet nga:
- a. Kryetari dhe nënkryetari (nënkryetarët) i Partisë;
b. Sekretari i përgjithshëm;
c. Kryeministri, Kryetari i Parlamentit që i përkasin Partisë Demokratike;
d. Kryetari i bordit financiar (Trezorieri i parties);
e. Kryetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend;
f. Kryetarët e organizatave partnere;
g. njëzetepesë antarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme. Numuri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 25%. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëhere renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja.
Mandati i anëtarëve të kryesiësë është katër vjeçar.
Kompetencat e Kryesisë
Neni 43
1- Kryesia e PDSH angazhohet në zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi e Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkese tjetër që i paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim Kryesia e PDSH mund të ngrejë grupe pune.
2- Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të Partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
3- Kryesia, me propozim të Kryetarit, emron kordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave.
4- Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të nëndegës së Partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me Nenin 36.
5- Kryesia emëron sekretarin e degës/nëndegës.
6- Cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të PDSH, seleksionon kandidaturat e vendos për to në përputhje me kërkesat e këtij Statuti.
7- Miraton anëtarët e Bordit Financiar.
8- Miraton strukturën organike të PDSH dhe atë të pagave.
Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mos sigurimit të kuorumit mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pamvarësisht nga prezenca e Kryesisë ka të drejtë t’i adresohet, veç secili prej anëtarëve të saj, edhe çdo kryesi dege, grupdege, organizatë partnere.
Komiteti i Orientimit të Politikave
Neni 44
Komiteti i orientimit të politikave përbëhet nga koordinatorët tematikë dhe nga teknicienë të shquar të fushave të ndryshme. Komiteti i orientimit të politikave ka për detyrë hartimin, propozimin dhe zbatimin e projekteve politike të PD për çështje specifike apo të përgjithëshme tematike, të cilat miratohen nga organet drejtuese të saj. Ai siguron koordinimin e veprimtarisë në këto fusha ndërmjet partisë dhe grupit të saj parlamentar.
Koordinatori tematik
Neni 45
Koordinatorët tematikë për çështje të veçanta emrohen nga kryesia e PDSH me propozim të Kryetarit. Ata janë përgjegjës për veprimtarinë dhe reflektime programore të PD në fusha të caktuara me rëndësi për veprimin publik politik të saj në shkallë vendi dhe më gjerë. Ata përgjigjen dhe raportojnë për veprimtarinë e tyre përpara Komitetit të Orientimit të politikave dhe Kryetarit të Partisë.
Kryetari i Partisë
Neni 46
1- Kryetari kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha aktete e jetës civile. Ai emëron zëdhënësin e shtypit të Partisë si dhe Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
2- Ai ndihmohet nga dy nënkryetarë dhe Sekretari i Përgjithshëm.
3- Kryetari i Partisë zgjidhet në përputhje me nenin 39 të Statutit, me sistem mazhoritar me dy raunde. Modalitetet e votimit përcaktohen nga rregullorja e brendshme.
Nënkryetarët e Partisë
Neni 47
1- PDSH ka dy nënkryetarë të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të Nenit 41 të këtij Statuti.
2- Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi (dorëheqje, etj.), Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar.
3- Kryetari i grupit parlamentar është njëri prej tyre, ndërsa nënkryetari tjetër është i deleguari i kryetarit.
Sekretari i Përgjithshëm
Neni 48
Sekretari i Përgjithshëm organizon funksionimin e përditshme të partisë dhe përgjigjet për organizimin e saj. Ai paraqet çdo vit raportin e veprimtarive të kryesisë qendrore para Këshillit Kombëtar. Ai ndihmohet në punën e tij nga sekretarët funksionalë.
Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet çdo katër vjet në përputhje me Nenin 41 të Statutit.
Grupi Parlamentar i Partisë
Neni 49
1- Grupi Parlamentar i PDSH përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2- Grupi Parlamentar i PDSH:
- a. përfaqëson në parlament PDSH dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH;
b. harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
c. vendos për ndarjen e anëtarëve të tij në komisionet parlamentare;
d. harton rregulloren e funksionimit të grupit parlamentar
e. I propozon Këshillit Kombëtar për çështje që janë kopetencë e këtij të fundit.
V. ORGANET E KONTROLLIT TË PARTISË
Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale
Neni 50
Përpara Kuvendit, këshilli kombëtar zgjedh një Komision të organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale, të përbërë nga shtatë anëtarë titullarë dhe dy ndihmësa. Komisioni ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel nacional dhe territorial dhe siguron regullsinë e tyre. Ai përgjigjet përpara kryesisë së Partisë.
Komisioni Qendror i Apelimit
Neni 51
1- Komisioni Qendror i Apelimit përbëhet nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
2- Nëse një kërkesë është hedhur poshtë, i interesuari mund t’i drejtohet Komisionit qendror të ankesave. Vednimi i Komisionit është i pa apelueshëm.
3- Komisioni qendror i ankesave pranon kërkesa të formuluara nga të interesuarit kundër masave disiplinore të marra në adresë të tyre. Ai përgjigjet për garantimin e të drejtës për mbrojtje gjatë ushtrimit të masave disiplinore.
4- Kur një kryesi vendos të marrë një sanksion kundrejt një anëtari që mban një mandate zgjedhor, ekzekutiv ose parlamentar, ai nuk mund të bëhet public veçse nëse vendos kryesia e partisë.
Në të gjitha rastet e tjera, Komisioni qendror i ankesave deklaron vetë publikisht vendimet që merr.
5- Komisioni qendror i ankesave, me kërkesë të kryesisë së partisë, shprehet për mospërputhjet e vendimeve të marra nga organet qendrore, kryesitë apo anëtarët, me Statutin e Partisë. Ai thërret për dëgjim, sipas rastit, të interesuarit.
6- Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë gjendja e tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai frenon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat.
7- Këkresat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e rretheve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.
8- Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë afatin më të shkurtër të mundshëm.
Komisioni i përhershëm i Statutit dhe rregullores së brendshme
Neni 52
Komisioni i përhershëm i statutit dhe rregullores së brendshme zgjidhet nga Këshhilli Kombëtar me propozim të Kryesisë së Partisë. Ky komision formulon propozimet për ndryshime në Statut apo Rregulloren e brendshme që i vijnë atij nga kryesia e partisë apo Këshilli kombëtar.
Propozime për ndryshime në statut apo rregullore të bëra nga anëtarësia e kryesitë i adresohen kryesisë së partisë e cila i shqyrton ato dhe në rast nevoje ia paraqet komisionit.
VI. VEPRIMTARIA EKONOMIKE E PARTISË
Financat e Partisë
Neni 53
1- Burimet financiare të Partisë përbëhen nga kuotizacionet e anëtarësisë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike si dhe nga çdo burim tjetër që autorizon ai.
2- Masa e kuotës së anëtarësisë përcaktohet nga Kryesia e Partisë një herë në vit. Grumbullimi dhe administrimi i kuotave e kontributeve bëhet konform rregullores së brendshme.
Bordi Financiar i Partisë
Neni 54
1- Komisioni i kontrollit të administrimit të financave përbëhet nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga Kryesia e Partisë.
2- Kryetari i Bordit (Tresorieri i përgjithshëm), i zgjedhur nga kryesia e partisë me propozim të kryetarit, është përgjegjës për administrimin e fondeve të Partisë. Ai i kërkon Këshillit Kombëtar (ose Kryesisë kur autorizohet kështu nga KK) të shprehet për projektin e buxhetit dhe jep llogari para tij për zbatimin e këtij buxheti. Bordi financiar, paraqet një opinion për projektin e buxhetit dhe regulloren e përdorimit të fondeve të partisë.
3- Komisioni i kontrolloit të administrimit financiar, kontrollon përdorimin rigoroz të financave të partisë. Në këtë funksion ai mblidhet për të dhënë mendim:
- – para dorëzimit të bilancit të partisë në organet kompetente shtetërore dhe të partisë;
- para paraqitjes së buxhetit në kryesinë e Partisë.
Ai mund të mblidhet edhe me kërkesën e më se gjysmës së anëtarëve për të nxjerrë rekomandime për administrimin financiar të partisë. Këto rekomandime kanë fuqi zabtuese për kryesinë e partisë.
Detyrimet pasurore
Neni 55
1- Kryesia e PDSH nuk mund të marrë përsipër detyrime sipas të cilave anëtarët e saj pergjigjen me pasurine personale.
2- Për detyrime tregëtare ligjore të Partisë anëtarët e organeve përkatëse përgjigjen vetëm me pasurinë e Partisë.
3- Organet e Partisë janë përgjegjse për detyrimet e një organi më të ulët vetëm në rastin kur ato e kanë miratuar këtë detyrim.
VII. ORGANIZATAT PARTNERE
Organizatat partnere
Neni 56
Partia ka këto organizata partnere:
- a. Forumin Rinor të Partisë Demokratike;
b. Lidhjen Demokratike të Gruas.
Detyrat dhe kompetencat e organizatave partnere
Neni 57
1- Organizatat partnere synojnë që të promovojnë idetë bazë të PDSH në grupet shoqërore ku ato veprojnë si edhe të paraqesin e mbrojnë interesat e këtyre grupeve në politikën e PDSH.
2- Parimet bazë të strukturës së tyre organizative janë të ngjashme me ato të PDSH. Statuti i tyre duhet miratuar nga Kryesia e PDSH.
3- Miraitmi i organizatave të tjera bëhet me vendim të Këshillit Kombëtar dhe duhet konfirmuar nga Kuvendi Kombëtar me ndryshimin përkatës në Statut.
Garantimi i shprehjes së lirë të çdo anëtari
Neni 58
1- Çdokush nga anëtarët ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimin e tij në strukturat dhe organet e PDSH.
2- Kufizimi në kohë dhe numër i diskutimeve në një mbledhje është i mundshëm kur nuk është diskriminues dhe kur këtë e kërkon shumica e anëtarëve me të drejtë vote.
3- Në çdo rast duhet respektuar dhe garantuar shprehja e mendimit ndryshe. Për këtë, kur diskutohen çështje për të cilat ka mendime “pro” dhe “kundra”, të garantohet shprehja e mendimit të pakicës.
Aftësia vendimore (quorumi)
Neni 59
1- Organet vendimarrëse të Partisë kanë aftësi vendimore (quorum) kur:
- a. ato janë thirrur duke respektuar procedurat dhe afatet e parashikuara në këtë Statut;
b. kanë marrë pjesë në votime mbi 50% e anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve kur në Statut parashikohet ndryshe;
2- Në rast se nuk ka quorum, drejtuesi i mbledhjes duhet të ndërpresë mbledhjen dhe të njoftojë për rendin e ditës së mbledhjes tjetër. Në këtë rast, ai mund të mos marrë parasysh afatet e përcaktuara. Mbledhja tjetër është në cdo rast me aftësi vendimore. Kjo u njoftohet anëtareve.
Në se vërtetohet mungesa e quorumit gjatë mbledhjes në çastin e votimit atëhere votimi shtyhet për në mbledhjen tjetër. Në përcaktimin e quorumit llogariten edhe abstenimet dhe votat e pavlefshme.
Shumica të kërkuara për vendimarrje
Neni 60
1- Vendimet quhen të miratuara nëse votat “pro” përbëjnë mbi 50% të votave të vlefshme të pjesmarrësve në votim me përjashtim të rasteve kur në Statut parashikohet ndryshe. Kur votat janë të barabarta propozimi i votuar konsiderohet i refuzuar. Abstenimet merren në konsideratë për llogaritjen e korumit.
2- Për ndryshime statutore nevojitet shumica absolute e anëtarëve me të drejtë vote.
3- Për miratimin e vendimit për shpërndarjen apo bashkimin e PDSH me një parti tjetër, duhet një shumicë prej ¾.
Llojet e votimit
Neni 61
1- Votimi bëhet i hapur duke ngritur dorën ose mandatin.
2- Votimi bëhet i fshehtë në rastet e përcaktuara nga Statuti si edhe kur propozimi për votim të fshehtë mbështetet nga 1/6 e anetareve me te drejte vote. Format e votimit të fshehtë përcaktohen në rregulloren e brendshme të Partisë.
3- Gjate votimit çdo anetar ka te drejten te deklarohet se abstenon.
Afatet e zgjedhjeve
Neni 62
Të gjitha organet e Partisë duhet t’u nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër vjet.
Dokumentimi i vendimeve
Neni 63
Vendimet e Kuvendit Kombëtar dhe të Këshillit Kombëtar dokumentohen, protokollohen dhe arkivohen nga dy persona të caktuar nga Sekretari i Pergjithshëm. Për organet lokale të Partisë ndiqet e njëjta procedurë nga sekretari i degës.
IX. DISPOZITA TË FUNDIT
Prioriteti i Statutit të PDSH
Neni 64
Çdo statut apo rregullore e organeve të ndryshme të Partisë dhe organizatave partnere nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Statutin e PDSH.
Rishikimi i statutit
Neni 65
Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën absolute të anëtarëve të tij sipas propozimeve të kryesisë së partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit kombëtar, pas mendimeve të dhëna nga komisioni i përhershëm i statutit.
Hyrja në fuqi
Neni 66
Ky Statut hyn në fuqi me fillimin e seancës vijuese të Kuvendit Kombëtar.
Tiranë, Prill 2005

