Organizimi
Partia Demokratike e Shqipërisë, si forca më e fuqishme politike në vend, shtrihet në të gjithë territorin e vendit, nga veriu ne jug.
Strukturat funksionojnë mbi bazën e territorialitetit dhe ndarjes administrative, apo në zona elektorale, sipas kritereve të vendosura. Njësitë organizative të saj janë:
- seksioni, operativ, si rregull, ne territorin e çdo qendre votimi;
- grupseksioni, operative; si rregull në territorin e çdo lagjeje;
- nëndega e Partisë Demokratike, operative si rregull në territorin e një zone elektorale;
- dega e Partisë Demokratike, që përfshin strukturat e partisë në një rreth.

