PD në Europë
Në vitin 1995 Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e “anëtarit shok”, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane.
Kjo ngjarje përbën edhe rastin e parë të anëtarësimit të një forcë politike shqiptare në një organizëm politik evropian pas shembjes së diktatures komuniste dhe rivendosjes së sistemit demokratik ne Shqipëri.
Me bashkimin e këtij organizmi me EPP (Partia Popullore e Evropës), aktualisht organizata më e fuqishme që përfshin në gjirin e saj partitë e qendrës së djathtë të Evropës, anëtarësia e Partisë Demokratike u shtri edhe në familjen e madhe të partive popullore evropiane.
Përfqësuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë pjesë e grupit parlamentar të EPP-EDU.

