Albana Vokshi

Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi

Zj. Albana Vokshi është zgjedhur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Zj. Vokshi ka punuar për një kohë të gjatë Këshilltare e Kryeministrit për çështje të cilat kanë të bëjnë me koordinimin e ndihmës së huaj si dhe Drejtore e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave. Detyrat kryesore të saj në krye të këtij departamenti kanë qënë: Koordinimi i Sistemit të Planifikimit të Integruar; Hartimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 si dhe Koordinimi i Ndihmës së Huaj.

Zj. Vokshi ka një eksperiencë të pasur pune edhe në Organizatat Ndërkombëtare;  USAID, OKB në Kosovë dhe Afganistan, si dhe FMN në Uashington DC në Departamentin Kërkimor të Makroekonomisë dhe Përpunimit të të dhënave dhe Analizave.

 Zj. Vokshi ka një diplomë Master në Administrim Publik, fokusuar në Politikën Ekonomike, Shkolla e Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare, Universiteti i Kolumbias në Nju Jork.