Forumi i Grave
Statuti i LDGSH
Lista e Kryetareve të Degëve në Rrethe
Koordinatore
Te Rejat e Fundit
Kontakt

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) është një organizim vullnetar i grave shqiptare të bashkuara mbi bazën e parimeve dhe të vlerave të liberaldemokracisë në Shqipëri. LDGSH është një organizatë partnere e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH).

LDGSH ka si qëllim të veprimtarisë së saj promovimin dhe përhapjen e vlerave e të parimeve të botëkuptimit liberaldemokrat, pasqyrimin dhe propagandimin e tyre, të shprehura në platformat dhe programet e PDSH; edukimin dhe rrënjosjen në shoqërinë shqiptare të vlerave themelore të një shoqërie të bazuar mbi mbrojtjen e gruas nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evidentimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare.

LDGSH synon me veprimtarinë e saj të zhvillojë  të drejtat e individit në tërësi dhe të gruas në veçanti. Eliminimi i diskriminimit gjinor është objektiv parësor i LDGSH.

LDGSH për të arritur qëllimet e saj vepron në rrugë demokratike në përputhje me programin e saj dhe programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH).

LDGSH përfaqëson interesat politike të anëtarësisë së vet; kujdeset për zbatimin e politikave të PDSH-së, në kuadër të bashkëpunimit partnerial, promovon pjesëmarrjen e grave demokrate në strukturat politikëbërëse dhe vendimmarrëse të PDSH-së, si dhe angazhimin e tyre në funksione politike.

Statuti i LDGSH (.doc) / (.pdf) *

Lista e Kryetareve të Degëve në Rrethe (.doc) / (.pdf) *

get_adobe_reader

Kontakt

Për të kontaktuar LDGSH, ju mund të dergoni email në adresën ldgsh@pd.al ose mund të përdorni formularin si më poshtë.

Emri juaj (kërkuar)

Email juaj (kërkuar)

Subjekti

Mesazhi juaj