Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj. Albana Vokshi mori pjesë në mitingun elektoral të organizuar në fshatin Romanat të rrethit të Durrësit. Në këtë takim madhështor mori pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Qytetit të Durrësit, Z. Igli Cara si dhe përfaqsues të pushtetit vendor.
Znj. Vokshi i njohu të pranishmit me programin elektoral të Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së saj. “Brenda vitit të dytë të mandatit të parë, Qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Partisë Demokratike do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda vendeve të Bashkimit Evropian”.
Gjithashtu znj. Vokshi tha se gjatë katër viteteve në vijim do të punosohen 160.000 mijë shqiptare në vende të reja pune të cilat do të hapen si rezultat i zhvillimit në industri, bujqësi dhe ndërtim.
“Për Qeverinë Shqiptare do të vazhdojë të jetë prioritet infrastuktura dhe energjia. Të gjitha rrugët rurale të Romanatit dhe të gjithë Shqipërisë do të asfaltohen dhe do të rikonstruktohen. Gjithashtu do të rriten pagat dhe pensionet. Pensionet për fshatin do të jenë të barabarta me ato të qytetit”.
Në fund të fjalës së saj, znj. Vokshi i bëri thirrje të pranishme të votojnë për Partinë Demokratike, të votojnë për numrin 10, pasi është e vetmja alternativë e cila do të çojë Shqipërinë me hapa të sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

