Vokshi në Forumin e Grave të Partive Popullore Evropiane

26/03/2010

- Vokshi informon Forumin mbi përmbushjen e detyrimeve nga qeveria shqiptare në procesin e liberalizimit të vizave

-  Europarlamentaret: ” I vetmi problem për Shqipërinë dhe shqiptarët mbetet opozita që për fat të keq po shkon në një drejtim të gabuar duke dëmtuar imazhin e vendit”

Në datë 25 Mars 2010, në Bruksel u zhvillua Mbledhja e Bordit të Përgjithshëm të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane (EPPW) ku e ftuar ishte edhe Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë dhe Deputete e PD.

Në këtë aktivitet  u organizuan edhe takime me komisioneret anëtare të këtij forumi Znj. Vivinane Reding (komisionere për Drejtësinë dhe të Drejtat e Njëriut) si dhe komisioneren Vissiliou (komisionere për Arësim, Kulturën dhe Rininë). Te dyja komisioneret, shpjeguan strategjitë dhe planet aftshkurtra dhe afatmesme të Bashkimit Europian në këto dy fusha.

Në mbledhjen e Bordit të Forumit të Grave të PPE, u diskutua dhe u mirarua rezoluta “Gruja dhe Kriza Ekonomike” e cila duke u fokusuar në efektet e kësaj krize që ka prekur shumë vende të Evropës, sidomos tek gratë, i bën rekomandime BE dhe vendeve anëtare që në këto kushte të kenë në vëmendje efektet tek gratë si dhe mënyrën se si ato do të mund të kontribuojnë për të parandaluar rënien e mëtejshme të ekonomive të vendeve antare.

Znj. Vokshi, në bashkëbisedimin me dy komisioneret, informoi rreth zhvillimeve të fundit në fushën e barazisë gjinore në Shqipëri si dhe kërkoi që vendet kandidate dhe kandidatët potenciale të mos liheshin mënjanë në këto strategji të këtyre sektorëve të rëndëishëm por të kiheshin në vëmendje të projekteve dhe planeve strategjike të BE. Në këtë kuadër, u rekomandua që një grup nga vendet kandidate ose kandidate potenciale të ftoheshin në aktivitetet e planfikuara për hartimin e këtyre programeve afatmesme dhe afatgjata të BE pët të dhënë edhe ata kontributin dhe këndvështrimin e tyre.

Më tej, në fjalën e saj znj. Vokshi raportoi pjesëmarrësit për punën me përkushtim të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në procesin e liberalizimit të vizave në të katër blloqet. Kjo, theksoi znj. Vokshi, nuk është cështje e një dite, një muaji, apo dy ose tre muajsh apo qoftë edhe e një viti por është “workin progress” dhe qeveria është e angazhuar për të vijuar me përkushtim punën e saj në drejtim të thellimit dhe përmirësimit të të gjitha reformave të ndërmarra në këtë drejtim. 

Ky është është një nga momentet më të rëndësishme për shqiptarët, kur ëndërra e tyre për lëvizjen e lirë mund të bëhet realitet, e për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë të pranishmeve jo vetëm të europarlamentareve të ftuara në takim, por edhe të gjitha zonjave të tjera të cilat mund të mbëhtesnin këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë ne Qeveritë dhe Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Znj. PACK, Presidente e Forumit të Grave të EPP, në fjaën e saj përvec të tjerave vlerësoi shumë punën e bërë nga Qeveria këto muajt e fundit për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të vëna për procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo theksoi faktin që grupi i Europarlamentarëve (që përfaqësonin grupe te ndryshme në PE), që vizitoi Shqipërinë javën e shkuar, kishin certifikuar që të gjitha kushtet teknike dhe refrormat institucionale të kërkuara ishin përmbushur plotësisht nga Shqipëria. 

Znj. Pack theksoi: “Ju keni bërë cdo gjë që ju është kërkuar, e tani ju duhet të merrni shpërblimin që ju takon për tërë punën e bërë”, dhe  inkurajoi Qeverinë Shqiptare që të vazhdonte me tej punën shumë të mirë të saj. Nga ana e saj znj. Pack premtoi mbështetje maksimale në Parlamentin Europian dhe i bëri thirrje edhe grave politikane të pranishme në takim që të që të ndikonin në qeveritë e vendeve të tyre anëtare të BE-se për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces kaq të rëndësishëm.

Më tej, në fjalët e tyre, disa Europarlamentare dhe diskutante të tjera vunë në dukje faktin që i vetmi problem për Shqipërinë dhe shqiptarët mbetet opozita që për fat të keq po shkon në një drejtim të gabuar. Me këtë, opozita – theksuan ato –  po i bën dëmin më të madh Shqipërisë, duke dëmtuar imazhin e saj në botë.

Të gjitha të pranishmet siguruan mbështetje maksimale për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë por edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Vokshi takim me gratë e Thumanës dhe zonës së plazhit

24/06/2009

20090624_thumaneKandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj.Albana Vokshi ka zhvilluar takime me gratë e Thumanës si dhe me gratë e zonës së plazhit, në Qarkun e Durrësit.

Në një atmosferë shumë entuziaste, znj. Vokshi i tha të pranishmeve që kuota e 30% nuk është një privilegj që i bëhet grave por një privilegj që i bëhet vetë parlamentit shqiptar.

“Asnjë njeri nuk e di më mirë sesa një grua se çfarë do të thotë të kesh 24 orë drita në shtëpi. Asnjë njeri nuk e di më mirë sesa një grua se çfarë do të thotë të dërgosh fëmijën tënd në një shkollë me kushte të mira për të mësuar. Asnjë njeri nuk e di më mirë sesa një grua se çfarë do të thotë të kesh qendra shëndetësore kudo”. (more…)

Vokshi vazhdon turin elektoral në Arapaj, Rrashbull dhe Fllakë

23/06/2009

20090623_rrashbullKandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj.Albana Vokshi ka vazhduar turin e saj elektoral në fshatrat Arapaj, Rrashbull dhe Fllakë në qarkun e Durrësit.

Në mitingjet e organizuara në këto zona, znj. Vokshi ka folur për arritjet dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në këto 4 vjet të qeverisjes demokratike dhe i bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të votojnë për Nr. 10. (more…)

Vokshi miting në Xhafzotaj dhe Shën Vlash

23/06/2009

20090623_shenvlashKandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj.Albana Vokshi ka vazhduar turin e saj elektoral në fshatrat Xhafzotaj në qarkun e Durrësit.

Gjatë fjalës së saj znj. Vokshi theksoi se ashtu sikurse u mbajt premtimi për 24 orë drita, këtë 4 vjeçar Partia Demokratike premton se në çdo shtëpi dhe jo vetëm në Xhafzotaj dhe Shën Vlash por në të gjithë Shqipërinë do të ketë edhe 24 orë ujë.

“Ju falenderoj që keni mbushur këtë shesh sot me entuziazmin që shprehet me brohoritjet tuaja. Unë shoh në sytë tuaj besimin e madh në fitoren e sigurtë të Partisë Demokratike, shoh bindjen tuaj në vazhdimin para të reformave të ndërmarra këto 4 vjet të qeverisjes demokratike”. (more…)

Vokshi miting elektoral në Maskuri dhe Borizanë

19/06/2009

20090619_maskuriKandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj.Albana Vokshi mori pjesë në mitingjet elektorale të organizuara në fshatin Maskuri të Komunës Rrashbull si dhe Borizanë në Qarkun e Durrësit. Në këto takime morën pjesë edhe përfaqsues të pushtetit vendor.

Pasi foli për investimet e bëra përgjatë 4 viteve, Vokshi u ndal tek prioritetet kryesore të qeverisë së Partisë Demokratike. Znj. Vokshi premtoi se në katër vitet e ardhshme do të pesëfishohet granti për bujqësinë dhe do të subvecionohen të gjitha inputet e saj që kanë të bëjnë jo vetëm me naftën por edhe me plehrat kimikë, etj. Gjithashtu Znj. Vokshi i premtoi banorëve që problemi i ujësjellësit të Durrësit do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e ujit të pijshëm. (more…)

Topalli me gratë: Votoni vetëm 10-ën

19/06/2009

ADI SHKEMBI, Panorama

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkon nga qyteti i Vlorës mbështetjen e grave për një mandat të dytë qeverisës për Partinë Demokratike. Gjatë një takimi në pallatin e sportit me rreth 5 mijë gra dhe vajza, nënkryetarja e demokratëve tha se vota për PD-në në 28 qershor do të jetë votë për gratë dhe fëmijët, por edhe për punësimin dhe koncesionet. “Më datë 28 qershor do të shkojmë shtëpi më shtëpi, derë më derë, rrugicë më rrugicë, për t’i thënë çdo nëne, çdo mikeje, për t’i thënë fqinjës: Hajde voto! Hajde voto për fëmijën! Hajde voto për gruan! Hajde voto për studentin! Hajde voto për të ardhmen! Hajde voto për Europën! Hajde voto për Shqipërinë europiane! Hajde voto për rritjen ekonomike! Hajde voto për koncesionet! Hajde voto për punësimin!”, tha Topalli. Nënkryetarja e Partisë Demokratike premtoi gjatë takimit në Vlorë se prioritet i saj në mandatin e dytë do të jetë rritja e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe lufta kundër kancerit. “Në mandatin e dytë nuk ka prioritet më të madh për ne sesa rritja e asistencës, rritja e ndihmës ekonomike për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk ka prioritet më të madh për mua personalisht sesa të shikoj rast për rast të gjitha ato gra që janë vetëm, që kanë fëmijët jetimë, që nuk kanë burrat këtu, që janë të divorcuara. Ato do të trajtohen ndryshe dhe, mbi të gjitha, ai që është prioriteti im personal dhe ajo që është sfida ime personale në mandatin e ardhshëm është lufta kundër kancerit”, u shpreh më tej Topalli. Duke u ndalur në investimet në Vlorë, kryetarja e Kuvendit tha se në katër vite në këtë qytet janë investuar mbi 500 milionë dollarë si dhe do të ndërtohet kampusi i studentëve. “Unë ju kërkoj vetëm një gjë, unë e di dhe e përsëris, sepse jam e bindur: burrat mund të jenë të majtë ose të djathtë, nënat janë demokrate, nënat dhe zonjat kësaj radhe të votojnë vetëm numrin 10, sepse dhjeta është numri më i mirë, dhjeta është numri që secila prej nesh gjithë jetën tonë ka kërkuar. E kemi dashur për veten tonë, e kemi dashur për vajzat tona”, përfundoi Topalli fjalën e saj.

Miting elektoral me grate demokrate

19/06/2009

Ditën e diel, datë 21 qershor 2009, ora 20:00, në Pallatin e Kongreseve, Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare organizon një aktivitet te madh, ku fton të gjitha gratë aktiviste dhe simpatizante të Partisë Demokratike të marrin pjesë.

Ky aktivitet do të përshëndetet edhe nga z. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike, si edhe nga Kryetarja e Parlamentit Shqiptar znj. Jozefina Topalli.

E ftuar nderi do të jetë znj. Doric Pack, Presidente e grave të Partive të Djathta Europiane, e cila do të përshendesë këtë aktivitet.

Më pas ky aktivitet do të vijojë me një koncert festiv.

Jeni të lutura për pjesëmarrjen tuaj,

Me respekt,

Albana Vokshi
Drejtuese e Lidhjes
Demokratike së Gruas Shqiptare

Axhenda

  • Fjala përshëndetëse znj. Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas Shqiptare;
  • Fjala përshëndetëse e kater kandidateve për deputete të Partisë Demokratike, të cilat do të flasin per sektorë të ndryshëm;
  • Fjala përshëndetësë e parlamentares europiane, znj. Doris Pack;
  • Fjala përshëndetësë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli;
  • Z. Kryeministër mund të marrë pjesë në çdo moment për të përshëndetur pjesëmarresit në konferencë;
  • Koncert festiv.

Vokshi dhe Xhaferri vizitojnë fabrikat e fasonëve në Shkozet dhe Krujë

18/06/2009

20090618_rrobaqepsi2Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj.Albana Vokshi dhe z. Ferdinand Xhaferri zhvilluan një sërë takimesh me punonjës të fabrikave të fasonëve në Shkozet të rrethit të Durrësit dhe në Krujë.

Znj. Vokshi në një bisedë shumë të hapur me gratë dhe vajzat pasqyroi arritjet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare sidomos ato që kanë të bëjnë me fushën e biznesit. “Qeveria Shqiptare përveç rritjes së pensioneve dhe të pagave të administratës, shëndetësisë dhe arsimit ka rritur edhe pagat minimale për biznesin. Partia Demokratike ka bërë më shumë edhe për gratë, duke bërë të mundur promovimin e tyre në çdo fushë të jetës”. Znj. Vokshi i bëri thirrje grave dhe vajzave të votojnë për Partinë Demokratike për të vazhduar së bashku rrugën e reformave. (more…)

Vokshi miting elektoral në Romanat

17/06/2009

albana romanatKandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, znj. Albana Vokshi mori pjesë në mitingun elektoral të organizuar në fshatin Romanat të rrethit të Durrësit. Në këtë takim madhështor mori pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Qytetit të Durrësit, Z. Igli Cara si dhe përfaqsues të pushtetit vendor.

Znj. Vokshi i njohu të pranishmit me programin elektoral të Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme të qeverisjes së saj. “Brenda vitit të dytë të mandatit të parë, Qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Partisë Demokratike do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda vendeve të Bashkimit Evropian”.

romanatGjithashtu znj. Vokshi tha se gjatë katër viteteve në vijim do të punosohen 160.000 mijë shqiptare në vende të reja pune të cilat do të hapen si rezultat i zhvillimit në industri, bujqësi dhe ndërtim.

“Për Qeverinë Shqiptare do të vazhdojë të jetë prioritet infrastuktura dhe energjia. Të gjitha rrugët rurale të Romanatit dhe të gjithë Shqipërisë do të asfaltohen dhe do të rikonstruktohen. Gjithashtu do të rriten pagat dhe pensionet. Pensionet për fshatin do të jenë të barabarta me ato të qytetit”.

Në fund të fjalës së saj, znj. Vokshi i bëri thirrje të pranishme të votojnë për Partinë Demokratike, të votojnë për numrin 10, pasi është e vetmja alternativë e cila do të çojë Shqipërinë me hapa të sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kandidatja për deputete e Durrësit, znj.Albana Vokshi, vazhdon takimet elektorale

10/06/2009

10062009_arapajKandidatja për deputete e qarkut të Durrësit, znj. Albana Vokshi ka vazhduar takimet me banorët e zonës së Durrësit. Znj. Vokshi e shoqëruar edhe nga drejtori i ALUIZN-it për qarkun e Durrësit, z. Andi Lila, ka zhvilluar takime me banorët e dy lagjeve të fshatit Arapaj. Në takimin më banorët znj. Vokshi është ndalur në arritjet dhe reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria demokratike e drejtuar nga z. Sali Berisha. “Gjatë këtij mandati qeverisës, ne kemi investuar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi etj.dhe këto investime janë të prekshme nga të gjithë ju. Por, ne kemi ende shumë për të bërë. Në mandatin tonë të dytë qeverisës, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin çdo fshat me qendrat e komunave”- tha znj.Vokshi (more…)