Paulina Hoti
QARKU LEZHE
Dr. Paulina Hoti , Zv/ Ministre e Drejtësisë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në 1999- 2000 ka mbrojtur titullin Avokat.
Ka mbrojtur doktoraturen ne Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Nantes – Francë.
Karrierën profesionale e nisi në vitin 1996 si kancelare në Prokurorinë e Rrethit Kurbin dhe më pas si juriste në Bashkinë e Mamurrasit. Më pas ajo iu përkushtua punës së saj shkencore dhe mësimdhënëse në Universitetin e Shkodrës.

