Ilir Rusmali
Qarku Tiranë
Jurist, ekspert në të drejtën kushtetuese. Ilir Rusmali, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në sistemin mazhoritar dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit. Është kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në legjislaturën e fundit z.Rusmali ka ushtruar funksionin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë deri në 20 nëntor 2007. Është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe që nga janari 2002 ushtron funksionin e Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike.

