Gerti Bogdani
Qarku Tiranë
Gerti Bogdani, i lindur në Tiranë pasi mbaron shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijon studimet e larta ne Universitetin Politeknik të New Yorkut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ dhe ‘Medalje Ari’, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut – Tiranë.
Themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë – ASAN.
Kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë dhe e fiton këtë betejë elektorale duke u bërë kështu i zgjedhuri vendor më i ri në moshë.
Aktivitetin politik e ka vazhduar në cilësinë dhe përgjegjësinë e Zëdhënësit Politk të Partisë Demokratike, dhe duke sjellë iniciativa dhe risi të suksesshme për të gjithë komunitetin e Njësisë 10 dhe veçanërisht për të rinjtë, z. Bogdani drejton sot Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

