Jemin Gjana
Qarku Dibër
Ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë Agrare dhe diplomohet 19 vjet më vonë për arsye të përndjekjes nga ish regjimi i kohës. Gjatë viteve 1975-1990 punon si ekonomist në strukturat e bujqësisë dhe ndërtimit në Kukës dhe Pogradec. Është sekretar i degës së PDSH Pogradec dhe anëtar i Këshillit Kombëtar i PDSH në mënyrë të vazhdueshme. Aktiviteti politik vazhdon si anëtar i kryesisë së PDSH në vitet 1997-2005, nënkryetar i PDSH në vitet 1999-2001 dhe Sekretar Organizativ nga 2005 në vazhdim. Ka kryer detyra të ndryshme në Kuvend si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Kryetar i Grupit Parlamentar të PDSH. Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar dypalësh për reformën Zgjedhore. Aktualisht është Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

