Glori Husi
QARKU VLORE
Jurist i diplomuar dhe kualifikuar tërësisht ne perëndim. Gjate mandatit qeverisës te koalicionit te kryesuar nga Partia Demokratike, 2005 – 2009, ka shërbyer me devotshmëri si Këshilltar i Kryeministrit për Integrimin Euroatlantik duke mbuluar ceshtjet e lidhura me dy projektet madhore kombëtarë, anëtarësimin ne NATO dhe BE, si edhe fushën e marrëdhënieve diplomatike për zyrën e Kryeministrit Berisha. Qe prej shtatorit 2007, si Koordinator Kombëtar për NATO-n pranë Kryeministrit, Zoti Glori Husi ka drejtuar grupin ndërministror te punës te ngarkuar me detyrën e koordinimit, hartimit dhe ndjekjes se realizimit te Planit Kombëtar vjetor për Anëtarësim ne NATO duke dhënë një kontribut te vlerësuar ne përmbushjen me sukses te detyrimeve te lidhura me projektin madhor te anëtarësimit te Shqipërisë ne NATO.

