Arta Sakja

QARKU TIRANE

Arta Sakja mban titullin Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Ajo është asistent pedagoge pranë katedrës së gjuhës Frënge.
Me cilësinë e menaxheres politike ajo ka koordinuar drejtimin për hartimin e strategjisë për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në familje të Qeverisë Shqiptare (2006-2007) si edhe një numër projektesh për angazhimin e gruas në politikë dhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Arta Sakja ishte pjesë aktive e Lëvizjes Studentore ’90 dhe që nga ai moment është e angazhuar politikisht pranë Partisë Demokratike dhe organizatave partnere të saj.

Kthehu tek lista