Partia Demokratike e Shqiperise » Te Rejat e Fundit

PD,Mëhilli: I kërkojmë organeve kopetente të hetojnë lidhjet e Ramës me kontigjentet kriminalë
Ka dy ditë që mediat elektronike dhe të shkruara paraqitën pamjen e një depoje armatimi të mbushur me armë të të gjitha llojeve dhe sasi të mëdha eksplozivi, si dhe flamujë të Partisë Socialiste, postera të mitingjeve të fundit portrete të Edi Ramës.

Kjo depo i përkiste një trafikanti armësh dhe banditi në kërkim Arben Simoni, një nga eksponentët kryesorë në protestat e Partisë Socialiste.

Edvin Rama heshti si fije bari para kësaj ngjarje dhe me sa duket lidhjet e ngushta të tij me trafikantin, tregojnë se Rama me siguri ndanë me të të ardhurat e këtij trafiku kriminal.

Theksojmë këtu se vetëm tre javë më parë u arrestua njëri prej exponentëve të mitingjeve të Ramës dhe antarë kryesorë i bandës së Zani Caushit.

Partia Demokratike denoncon heshtjen e zotit Rama për veprat e bashkëpuntorëve të tij, si dëshmi e implikimit direkt të Ramës në veprimtarinë e tyre kriminale si dhe ju kerkon organeve kopetente të hetojnë lidhjet e zotit Rama me këta krimielë.

Berisha përshëndet rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian
Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit Sali Berisha përshëndeti sot nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian duke e cilësuar këtë rezolutë si një mbështetje të madhe që PE dhe parlamentarët evropian i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe procesit të heqjes së vizave afatshkurtra për shqiptarët. Berisha theksoi se qeveria mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, të zbatojë çdo ligj e vendim, në mënyrë që procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian të jetë një proces i pandalshëm dhe i merituar.

Më poshtë fjala e plotë e zotit Berisha:

Zonja Kryetare,

Zonja deputet,

Zotërinj deputetë,

Të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë,

Erdha sot për të përshëndetur nga kjo tribunë e lartë rezolutën e sapovotuar të Parlamentit Europian, e cila mori pothuajse në tërësi votat e tempullit të demokracisë europiane, një rezolutë që i kushtohej Kosovës dhe Shqipërisë. Mund të themi se sot, shqiptarë kanë qenë më të pranishëm se kurrë në Parlamentin Europian. Gjithashtu, të përshëndes mbështetjen që Parlamenti Europian, parlamentarët europianë i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe procesit të heqjes së vizave afatshkurtra për shqiptarët. Kjo mbështetje përbën vlerësimin më të madh, në historinë e këtij parlamenti, ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për të ndërtuar demokracinë, shtetin ligjor, vlerësimin më të madh ndaj rezultatit të reformave të gjithanshme që e kanë bërë demokracinë shqiptare, një demokraci funksionale dhe ekonominë  e tregut të këtij vendi, një ekonomi tregu funksionale, kanë bërë që Shqipëria të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Në rezolutën e PE-së, siç është në traditën e këtij Parlamenti, parashtrohen kërkesa, të cilat i adresohen qeverisë dhe unë jam sot, këtu, për të garantuar parlamentarët europianë se qeveria ime mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, të zbatojë çdo ligj e vendim, në mënyrë që procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian të jetë një proces i pandalshëm dhe i merituar.

Parlamenti kërkon bazuar në kërkesën e opozitës, hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit hetimor parlamentar, si dhe amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. Jam këtu para jush t’ju bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin, sipas metodikës që biem dakord, të materialeve të votimit. Kjo mendoj është një detyrim moral i mazhorancës ndaj opozitës, por kjo është gjithashtu, edhe një e drejtë ligjore e çdo deputeti, grupi deputetësh apo qytetari për të parë materialet e votimit. Ne i qëndrojmë plotësisht vendimit tonë që ju të udhëhiqni komisionin, që në mënyrën më të padiskutueshme, të keni shumicën në çdo votim në këtë komision, i qëndrojmë plotësisht që ju, si opozitë, të hartoni të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të gjeni nëpërmjet tyre garancitë më të mëdha ligjore.

Rezoluta e PE-së, një mbështetje e gjerë, e fuqishme dhe e gjithanshme për Shqipërinë e shqiptarët, kërkon gjithashtu, në mënyrë që opozita të ketë rolin e saj, të meritojë të gjithë trajtimin e përshtatshëm dhe unë garantoj se do të keni të respektuar plotësisht të gjithë rolin tuaj, në këtë parlament. Edhe në seancën e shkuar edhe në këtë seance e përsëris se çdo ligj me 3/5, mazhoranca është e gatshme t’jua ofrojë juve iniciativën, për çdo ligj të thjeshtë, është e gatshme të negociojmë, të diskutojmë në gjerësinë e tyre. Dua t’ju them se çdo propozim me 3/5, do të jetë i juaji. Dora e sinqertë, e shtrirë nuk refuzohet, se nuk keni interes për këtë. Çdo propozim me 3/5, mazhoranca është e gatshme t’jua ofrojë juve. Le t’i kthehemi traditës së bashkëpunimit, në interesin tuaj më të mirë.

Lidhur me rregulloren, ju garantoj se në një mijë gjykata po ta dërgoni, do të gjeni se ajo ka prurë një përmirësim thelbësor të një procedure, të cilët ju e vendosët në Kushtetutë dhe se nuk është bërë asgjë tjetër, veçse u plotësua Kushtetuta në frymën dhe germën e saj. Në qoftë se ne përcaktojmë dy kritere dhe jo persona, unë absolutisht nuk e kuptoj kurrë se këto dy kritere duhet të jenë të papranueshme për ju. Në qoftë se ne shprehemi se gjykatësi nuk duhet të jetë politik e nuk duhet të ketë marrë pjesë në politikë, në një  kohë kur kemi qindra gjykatës që nuk kanë marrë pjesë në politikë, të cilët kanë gjykuar siç kanë menduar, por nuk kanë kaluar ndonjëherë në kampin politik, përse duhet të kalojmë tani gjykatës që kanë preferuar edhe politikën, edhe drejtësinë. Duhet ta dini që në kampin tim kam jo një, por disa, jo vetëm të niveleve të ulët, por edhe të niveleve më të larta, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga unë dhe në qoftë se kanë marrë përgjigje negative nga unë, e kanë marrë për shkakun tuaj, duke u thënë se ata që janë në krahun tjetër, nuk do të kenë dëshirë të gjykohen nga një ish deputet apo ish politikan i Partisë Demokratike. E njëjta është edhe për të tjerët. Nuk kemi thënë dhe nuk themi kurrë se ky gjykatës, i cili ka dhënë vendime kundër Sali Berishës, këtij kryetari apo anëtari të PD-së nuk do të votohet në këtë sallë. Në vend që të na përshëndesni për rregulloren, ju na thoni rregulloren. E ka Kushtetuta dhe Kushtetuta prevalon. Ky është parim themelor, mbi të gjitha ligjet. Unë jam këtu, në të drejtën time kushtetuese, të përcaktuar nga Kushtetuta.

Ndaj edhe njëherë, ju bëj thirrje në përputhje me këtë rezolutë, e cila ka shkrirë e sintetizuar në një, të gjitha sensibilitetet, të gjitha hapësirat, në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të ulemi bashkërisht në komision, të merremi me shqyrtimin, siç është përcaktuar, të materialeve të votimit, në përputhje me nenin, të merremi me hartimin e amendamenteve dhe të tregojmë të gjitha përgjegjësitë tona, pjekurinë tonë politik,e në mënyrë që ëndrra europiane e shqiptarëve, pandashmërisht të ecë drejt realizimit të plotë.

PD, Përnaska: Tirana, pa Plan Rregullues. Rama, 10 vjet që abuzon me projektin e Unazës së Madhe të Kryeqytetit
Keqqeverisja e Tiranës nga Kryetari ende në fuqi i Bashkisë, preket në cdo cep të saj.

Prej 10 vjetësh qytetarët e Tiranës përballen me një problematikë komplekse të kryeqytetit, e cila rëndon mbi jetesën e tyre të përditshme.

Prej 10 vjetesh Z. Rama e ka lënë kryeqytetin pa një plan rregullues. Madje më keq se kaq, herë pas here janë skicuar letra a projekte, duke luajtur me interesat e qytetarëve, me nevojat e tyre, si me të ardhurit edhe me vendalit, pra pronarë të vjetër të këtij qyteti.

Prej 10 vjetesh tallja dhe mashtrimi kanë qënë pjesë e jetës edhe e banorëve të Saukut, të vendosur me breza në kurorën e mrekullueshme të Tiranës. Sot jemi pikërisht në këtë zonë, dhe pikërisht në vendin ku duhej prej kohësh, të ishte ndërtuar Unaza e madhe e Tiranës.

Prej 10 vjetësh , grupe , apo individë të ndryshëm kane ardhur në emër të Bashkisë Tiranë, me copa letrash, a projekte në këto anë, për planin e Unazës se Madhe, që nuk është bërë asnjëherë realitet, por vetëm është luajtur me ta , duke hequr vizën e kalimit të kësaj arterie të rëndësishme për gjithë kryeqytetin , një herë  në një drejtim, një herë në një tjetër, sipas interesave të ndërtuesve, dhe aspak sipas interesave të qytetarëve.

Prej 10 vjetësh, ashtu si gjithë kryeqyteti që ka mbetur pa një plan rregullues, edhe kjo zonë , vuan të njëjtën situatë, duke cenuar drejtperdrejt jo vetëm  interesat e pronarve, por dhe duke e lënë kryeqytetin në një gjëndje mbytëse për qarkullimin dhe mbarëvajtjen e tij. Ashtu si për shumicën dërmuese të banorëve të Tiranës, edhe për ata të Saukut, Edi Rama ka provuar se nuk përfaqëson interesat e tyre.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të vendit Sali Berisha u zhvillua sot mbledhja e radhës e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Më poshtë vijon e plotë fjala e zotit Berisha:

“Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Së pari, në përvjetorin e koalicionit të suksesshëm të integrimit të vendit, unë gjej rastin të përshëndes në emër të mazhorancës të gjithë ata drejtues, veprimtarë, të forcave politike të këtij koalicioni për vendimin e shkëlqyer që morën një vit më parë për t’i dhënë vendit qeverisjen me spektrin më të gjerë të mundshëm, për të mobilizuar në qeverisje forcat me eficente. Ju përshëndes edhe ju që në një vit veprimtari funksionuat në mënyrë të shkëlqyer dhe bëtë që, së bashku, ky koalicion të realizojë me seriozitetin më të madh programin, premtimet e tij. Ju bëtë që në këtë koalicion të gjejnë veten idealet evropiane të shqiptarëve.

Koalicioni u quajt “Koalicion i Integrimit” dhe unë besoj se këtë, kjo mazhorancë e ka faktuar dhe po e fakton çdo ditë për çdo qytetar shqiptar. Por, në qoftë se ëndrra evropiane e shqiptarëve është edhe projekti i të gjitha projekteve, nuk mund të anashkalohen dhe arritje të tjera të mëdha të këtij koalicioni në të gjitha fushat. Në radhë të parë në drejtim të shtetit ligjor, si kusht i të gjitha kushteve për liritë dhe të drejtat e qytetarëve; promovimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si një mekanizëm kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe në kohërat më të stuhishme të financave dhe ekonomisë botërore; mbajtjes, respektimit të parimeve të mëdha të kohezionit social dhe në kushtet e vështirësive të mëdha. Mendoj se koalicioni jo vetëm ia doli t’i përmbahet parimeve të shpallura, por ka përcaktuar veprimtarinë e tij në një perspektivë afatgjatë të madhe, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Sot do të ndalem në një çështje tjetër madhore në zhvillimet ekonomike të vendit, si dhe në vendimet e fundit të mazhorancës për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kur ekonomia botërore dhe veçanërisht ajo evropiane përballet me vështirësi serioze, është jashtë çdo lloj imagjinate që këto vështirësi të mos kenë një pasqyrim, në një shkallë të caktuar, në ekonominë shqiptare.

Por nga ana tjetër, unë kam shumë kënaqësi t’ju informoj se në atë çka është ekonomi reale, kjo ekonomi performon sot më mirë se kurrë në historinë e saj. Dhe unë dua t’ju njoh me bilancin e 6 mujorit. Eksportet “Made in Albania” për 6 mujorin e parë të 2010 janë rritur në 39 miliardë e 545 milionë, ndërsa në 6 mujorin e parë të vitit 2009 këto kanë qenë gjithsej 15 miliardë e 270 milionë. Pra pothuajse janë trefishuar. Eksportet me materiale të importuara kapin vlerën 42 miliardë e 206 milionë, kundrejt 32 miliardë e 236 milionë që ishin në 6 mujorin e parë të vitit 2009.  Pra në total eksportet shqiptare në 6 mujorin e parë të këtij viti arrijnë në vlerat 81 miliardë e 751 milionë, kundrejt 48 miliardë e 506 milionë që kanë qenë vitin e kaluar. Pra një rritje të tillë eksportesh, ju garantoj, nuk ka regjistruar as edhe një vend tjetër deri më sot, përveç atyre që mund të kenë shpërthimet gjigande të naftës apo të gazit.

Por po të ndalemi pak në strukturën e eksporteve edhe këtu ka lajme shumë pozitive. Në qoftë se në 6 mujorin e vitit të kaluar eksportet “Made in Albania” përbënin 15 miliardë e 270 milionë, ndërkohë që eksportet dhe rieskportet ishin dy herë më të mëdha, përbënin 32 miliardë e 236 milionë. Kjo strukturë po shkon drejt një raporti të ri të shkëlqyer dhe ky raport është pothuajse 1 me 1 këtë vit. Eksporti i materialeve “Made in Albania” është 39 miliardë e 545 milionë lekë, kundrejt 42 miliardë e 206 milionë lekë që është eksporti nga materiale të riimportuara. Pra ka një shkëputje të madhe të industrisë së vendit.

Zotërinj deputetë,

Dyshifrore është rritja e tregtisë dhe e shitjeve, dyshifrore është rritja e transportit. Pra vendimi i mazhorancës për të rritur rrogat dhe pensionet bazohet dhe mbështetet fuqishëm nga treguesit ekonomik te vendit.

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje reagimet që u bënë ndaj këtij vendimi. Të reagosh në këtë mënyrë do të thotë të shohësh botën nga kullat e Fidelit. Se si mund të ngrihet opozita e të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve, kjo është një shpirtkazmëri e pashembullt. Në vend që t’i kërkosh qeverisë të bëjë çdo përpjekje për të rritur, të shpallës se kjo rritje përbën një krim ekonomik, në të vërtetë nuk e di se si mund tu dalësh përpara atyre qindra e mijëra burrave dhe grave të thinjur, të lodhur, të cilët marrin një pension shumë më të vogël nga meritojnë. Por problemi është se u shkrinë në një sistem barbar, të cilët çdo ditë e errin dhe e ngrysin me lot heshtje për pamundësitë që kanë. Pra të kesh zemër dhe të shpallës se po bën një krim se po rrit pensionet është jashtë çdo lloj, jo dhembshurie, se për dhembshuri nuk bëhet fjalë, por jashtë çdo lloj qëndrimi opozitar.

Mirë që u ngritët vjet, të nderuar zotërinj dhe shokë, dhe e bëtë këtë sepse ishin zgjedhjet para, ndonëse u betuam se nuk e kemi për zgjedhjet, por ishte e shpallur, po sivjet ç’patët? Ku e gjeni këtë forcë shpirtërore, dua t’i pyes unë këta zotërinj ose shokë, që t’i kundërvihen një politike sociale të domosdoshme? Në qoftë se e merr në rrafshin ekonomik, zotëri, ata dogmatikë që të rrethojnë duhet ta kenë të qartë se Hayek korrigjohet me Kejnesin. Natyrisht, korrigjohet thash, jo përmbyset, sepse ne mbetemi sërish ithtarë të atij që shkroi Kushtetutën e Lirisë për ekonominë. Por prapë përdoren të gjithë mekanizmat për të nxitur tregun. Dhe nuk mund të mohosh që rritja e konsumit e nxit. Atyre u ka mbetur mendja te Marksi dhe te Engelsi. Se është e pakonceptueshe të ngrihesh.

Më duhet tu them zotërinjve se në paraqitjet e tyre publike kanë bërë gafa të pafalshme. Për të sulmuar rritjen e pensioneve u thanë shqiptarëve se kjo qeveri po merr për rritjen e tyre 70 përqind të kursimeve tuaja. Kjo ishte deklarata zyrtare.

Unë dua t’ju informoj ju, zonja dhe zotërinj deputetë, dhe mbarë shqiptarët, se në mënyrë absolute kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka prekur qoftë edhe një qindarkë të vetme për rrogat dhe pensionet nga kursimet e tyre, çka e kanë bërë paraardhësit tanë çdo vit. E quajta gafë, sepse po të jetë shpirtligësi nuk njeh asnjë kufi.

Do të më lejoni t’ju raportoj këtu për të ardhurat e 6 mujorit. Të ardhurat totale të 6 mujorit të vitit 2010 janë 151.7 miliardë lekë. Po shkojnë drejt trefishit të 6 mujorit të fondit të pagave të administratës. Muajin që vjen këto bëhen 3 herë më të mëdha se fondi i pagave të kësaj administrate. Se ku e gjejnë ata këtë forcë dhe moral që tu thonë se po i përdorin për pensionet. As edhe një qindarkë e vetme nuk po përdoret për pensionet, prandaj i ftoj këta shokë dhe zotërinj t’i referohen të dhënave të bankave; ftoj Komisionin e Ekonomisë të marrë çdo të dhënë për çdo qindarkë të të ardhurave dhe pastaj të thotë se po rriten pensionet dhe rrogat duke përdorur kursimet. Të ardhurat tejkalojnë fondin vjetor të rrogave dhe pensioneve së paku me 70 përqind. Po të kthehemi në një kohë kur ato janë përdorur, vite të tëra janë paguar rroga dhe pensione duke marrë kursimet. Absolutisht po! Dhe ai borxh që na lanë te dera është rezultat i kësaj. E gjetëm 72 përqind borxhin. Ne e kemi 59.5 përqind. Pra këta vazhdojnë të citojnë veten e tyre. Citojnë të dhëna për ish qeverinë e tyre.

Ju lutem, zoti ministër i Financave, duhet të paraqiteni më të gjitha të dhënat në Komisionin e Ekonomisë dhe tu bëhet disponibël deputetëve i tërë bilanci i të ardhurave këtë 6 mujor dhe shpenzimet, të cilat do të reduktohen. Ne do të sjellim buxhetin kësaj herë me një shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve. Nuk them se kohërat e krizës janë kohëra lumturie. Nuk mund të jenë të tilla. Unë mund të them që ekonomia reale shqiptare është më në rritje se asnjëherë tjetër dhe se problemet madhore që kalon Euro nuk i zgjidh dot Shqipëria. Por a pasqyrohen? Pasqyrohen, por ato nuk i zgjidhim dot ne. Ne përshtatemi, ne bëjmë politikat tona. Ndaj ju garantoj se mbledhja tjetër do të vendosë për rritjen e rrogave. Ftoj opozitën ta mbështesë këtë politikë të qeverisë. Jo një herë ta quajë kriminale, pastaj të dalë tek veza.

Së fundi, më duhet të përgëzoj të gjithë tifozët e Gjermanisë. Dua ti përgëzoj, sepse në memorien time ajo ishte ndeshja më e bukur që unë kisha parë ndonjëherë. Dhe, në dallim nga ju të dashur tifozë, unë e kisha të lehtë, sepse, natyrisht, Gjermania dëshmoi shkallën më të lartë të koordinimi, bashkërendimit dhe përgatitjes fizike bashkërisht, të një mbrojtje të pakapërcyeshme dhe të një sulmi ndër më të suksesshmit. Kjo bëri që Argjentina, me gjithë atletizmin e saj të mrekullueshëm të shkatërrohej në fushë, jo të mundej. Po i thosha dje në tifozi të Brazilit: Urime apo mos-urime? Ai më tha: Ti e ke të lehtë se je gjithnjë me fitimtarin. Të jem i sinqertë me ju nja 25 minuta që isha me Argjentinën, se qe e fortë, e bëri një presion të madh. Se në qoftë se Argjentina do të dilte fitimtare, unë këtu do flisja për Argjentinën. Mirëpo më erdhi mirë për Edi Palokën, i cili është kryetari i tifozëve të Gjermanisë. Tani i ka ekranet hapur. Dhe qe gjë e madhe sepse fitorja e shkëlqyer e Gjermanisë me Anglinë nuk vjen në jetë time. Për mua kjo ishte finalja, por unë prapë do të ndjek. Për Holandën që eliminoi Brazilin nuk mund të them gjë, se unë nuk e ndoqa atë. Isha i përgatitur të ndiqja vetëm këtë ndeshjen e datës 3 korrik, e kisha fiksuar si finale. Megjithatë një kampionat që nisi si i përgjumur, po shkëlqen me nivele të papara. Se të arrin në ato maja dhe lojtarë bankine, kjo është unike në historinë e futbollit. Se tani jemi në kohën e futbollit. Një gjë kam: ata që se ndjekin, si puna ime, më mirë të heshtin. Por disa të tjerë që po bëjnë vuvuzelën për gjera të tjera, ata e kanë shumë gabim. Ky është një eveniment që përsëritet në 4 vjet dhe ka një tifozëri botërore. Ndaj le ti urojmë tifozëve të Gjermanisë për një lojë të shkëlqyer, të paparë. Një mbrojtje ai ajo dhe një sulm të papërmbajtur nuk kam parë të kombinoheshin ndonjëherë. Duket që ai trajneri i tyre është magjistar”.

Mëhilli: Fushata kundër rritjes së pensioneve, pashpirtësi e lindur e klubit të milionerëve socialist
Këto ditë Edvin Rama dhe klubi i milionerëve bllokmenë të rinj ka ndërmarrë një fushatë të egër kundra rritjes së pensioneve duke e paraqitur këtë rritje si një katastrofë ekononmike.

Partia Demokratike denoncon këtë pashpirtësi të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot Partinë Socialiste, si dëshmi e trashgimisë historike e bioligjike dhe shpirtkazmërisë së tyre.

Të ngrihesh sot kundra rritjes së pënsioneve do të thotë të heqësh cdo maskë dhe të nxjererësh fytyrën e vërtetë c’njerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj më skllevër se çdo qytetar tjetër në planet.

Të ngrihesh sot kundra rritjes së pensioneve dëshmon se i përmbahesh pasionit të etërve tuaj për ti parë të varfërit gjithnjë e më të varfër në një kohë që vetë jeton në parajsën e ndërtuar mbi mjerimin e të tjerëve.

Të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70% të kursimeve të shqiptarëve do të thotë të mashtrosh pa u skuqur 70 herë shqiptarët pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash e pensionesh nga qeveria aktuale.

Partia Demokratike përshëndet rritjen e rrogave dhe pensioneve nga kjo qeveri si një dëshmi madhore e politikës së saj të zemrës së dhimbsur.

PD, Nishani: Rama po shkel autonominë e minibashkive të Tiranës
Jam këtu si deputet i qarkut të Tiranës për të shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe të të zgjedhurve vendor të qytetit të Tiranës për shkeljen e rëndë që Kryetari i Bashkisë, Tiranë, Edi Rama po i bën autonomisë lokale dhe parimeve të decentralizimit në funksionimin e minibashkive në Tiranë.

Z. Rama po shkel rëndë në mënyrë të përsëritur ligjin për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tiranë, i cili përcakton statusin dhe të drejtat e minibashkive në Tiranë.

Z. Rama refuzon prej kohësh të zbatojë vendimet e përsëritura të Këshillit Bashkiak të Tiranës për respektimin e të drejtave administrative të minibashkive të Tiranës.

Dhunimi i parimeve bazë të decentralizimit të pushtetit vendor nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës  ka bllokuar të gjitha zhvillimet ekonomike dhe sociale në të gjitha këto minibashki.

Refuzimi i vazhdueshem i z. Rama për të respektuar ligjin , është një rast i qartë i standarteve të dyfishta të sjelljes politike të tij.

Z. Rama duhet tu tregoj qytetarëve të Tiranës së është për respektimin e ligjit, se është për autonomine vendore, se është për decentralizimin ; duke lejuar perdorimin e kompetencave që ligji i jep minibashkive.

PD, Mëhilli: Rama në ligjeratën e tij, asnjë fjalë për 2 korrikun
Sot Edvin Rama, në datën 2 korrik, ditën kur 20 vjet më parë të rinjtë shqiptarë shëmbën murin e Berlinit në Tiranë kurse bllomenët u vërsulën me tërbim dhe mizori kundra tyre, në ligjëratën e tij prej 1 ore, me heshtjen në të cilën nuk shqipëroi asnjë fjlalë të vetme për 2 korrikun, dëshmoi se ndan për këtë ngjarje historike mendimin dhe qëndrimin e etërve të tij.

Të dalësh para mediave në datën 2 korrik, të shpifësh e të trillosh 1 orë për ekonominë e vendit pa asnjë fakt e argument dhe të mos shqipërosh asnjë fjalë të vetme për veprën e maratonomakëve të lirisë së shqiptarëve, do të thotë se ruan ndaj tyre frikën, tmerrin dhe urrejtjen që ata u kallën etërve të tij.

Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve të shtrojnë pyetjen:

Se cilat janë arsyet dhe çfarë fshihet prapa heshtjes së Ramës ndaj kësaj ngjarje madhore në historinë e demokracisë shqiptare?

Cfarë e detyron këtë njëri që në konferencën e tij të gjatë e të mërzitshme të shtypit të mos guxojë të zërë me gojë 2 korrikun , heroizmin, guximin dhe trimërinë e autorëve të tij?

Duke dënuar këtë qëndrim të Ramës ne i bëjmë me dije këtij shoku apo zotërie se drita dhe vepra e 2 korrikut sdo mund të zbehen kurrë nga bllokmenët e rinj që kryeson sot Edvin Rama.

Berisha: Korriku “90”, guximi i pashëmbullt që hapi rrugën drejt lirisë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot pasdite në një manifestim të organizuar në nderim dhe kujtim të 20 vjetorit të një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e demokracisë shqiptare, 2 korrikut të vitit 1990.

Më poshtë vijon e plotë fjala e zotit Berisha:

“Vëllezër dhe motra,

zonja dhe zotërinj,

zonja kryetare e Parlamentit,

zotërinj deputetë dhe zotërinj ministra,

Përshëndetjet më të përzemërta në këtë ditë të madhe të demokracisë shqiptare.

Sot ne jemi mbledhur së bashku për të nderuar dhe kremtuar 20 vjetorin e një prej ngjarjeve më të mëdha në tërë historinë e demokracisë shqiptare, të një prej përpjekjeve më të guximshme të shqiptarëve për liri dhe demokraci, 2 korrikut, dita në të cilën me mijëra djem dhe vajza, të rinj shqiptarë, u vërsulën si luanë të vërtetë dhe shembën murin e Berlinit në Tiranë, duke u shndërruar kështu në maratonomakë të marshit të lirisë së shqiptarëve.

Shqipëria, në korrik në vitit ’90, kishte mbetur diktatura e vetme komuniste në Evropë, vend i zhytur në izolimin më të thellë, në harresën dhe vet’harresën e pashembullt, vend të cilit një fjalë të mirë kërkosh s’ia fliste. Shqipëria e diktaturës Hoxhiste ishte vendi i shtypjes dhe shpërfytyrimit njerëzor, i dhunës, terrorit, torturave barbare; vendi në të cilin ata që tentonin të largoheshin prej tij i prisnin breshëritë e plumbave të ekzekutorëve të pamëshirë; vendi në të cilin rënia e Murit të Berlinit në Gjermani do të shoqërohej me varjen publike të disidentëve në sheshet e qyteteve të tij.

Shqipëria erdhi në vitin ‘90 si një vend ku 2/3 e qytetarëve të saj përjetonin skllavërinë e vërtetë,  ndërsa pjesa tjetër ishin transformuar nga qenie shoqërore në qenie shtetërore. Në një kohë kur për shqiptarët pothuajse askush nuk besonte se do të gjenin guxim për të hedhur mënjanë shtypjen mizore, kur të shumtë ishin ata që besonin se Shqipëria do të mbetej si Kuba e Adriatikut, djemtë dhe vajzat e Tiranës me një guxim të pashembullt shndërruan rrugët dhe sheshet kryeqytetit në betejë legjendare për liri dhe dinjitet. Për ditë të tëra ata vazhduan sulmin e tyre drejt botës së lirë.

Ata ishin njerëz të thjeshtë, punëtorë, mëditësa, tornitorë, mekanikë, marangozë, hidraulikë, elektricistë, të papunë, por që të gjithë ishin kreshnikë të vërtetë në guximin e tyre. Të gjithë ata së bashku u ngritën me një guxim dhe trimëri të paparë, u dhanë zemër shqiptarëve që përjetonin tmerrin dhe frikën më të madhe. Ata i dhanë mesazhin Evropës dhe botës: se ky komb nuk ka të ndalur, se ky komb është i gatshëm për çdo sakrificë për lirinë dhe dinjitetin e tij. Ata, me aktet e tyre të burrërisë, i dhanë shpresë këtij populli të pashpresë, i dhanë zemër dhe trimëri njerëzve të cilëve terrori u kishte kallur datën dhe frikën deri në palcë. Ata u dërguan atyre thirrjet, kushtrimin, për tu ngritur njëlloj si popujt e tjerë të Evropës të çliruar nga tirania komuniste.

Ju burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, që me 2 korrik të vitit ‘90 u vërsulët drejt ambasadave të vendeve të lira nuk e dinit, nuk kishit siguri, se do të arrinit botën e lirë apo natën e përjetshme, siç e pësoi i pavdekshmi Artin Basha që ra mbi muret e ambasadave vetëm e vetëm për tu bërë i lirë.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës,

Më 2 korrik, në një betejë të pabarabartë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës mposhtën diktatorin dhe diktaturën. Ata u përcollën në vende të tjera. Regjimi montoi makinerinë e vetë të shpifjes, dhunës, terrorit. Sërish mbushi burgjet, nisi torturat, persekutimin dhe ekzekutimet, ngriti ‘de facto’ Murin e Berlinit, por flaka e lirisë që ndezën heronjtë e 2 korrikut nuk u shua kurrë. Vetëm pak muaj më vonë, këtu, në këtë shesh ku jemi mbledhur sot, në dhjetor të vitit ‘90 do të shpërthente uragani i fuqishëm i lirisë nga zemrat e studentëve dhe studenteve shqiptarë, uragan që nën udhëheqjen e Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, do të themelonte në këtë qytet pluralizmin politik, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe do të vërshonte në mendjet dhe  zemrat e mbarë shqiptarëve flladin e lirisë; do të zhdukte më pas me votën e lirë regjimin më të egër, regjimin të cilin Evropa do ta cilësonte si regjimin e Hitlerit të pasluftës, regjimin e Enver Hoxhës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, vëllezër dhe motra,

Sot ne përulemi me nderim të madh para heronjve të 2 korrikut, guximtarëve, trimave që shkallmuan dyert e lirisë për shqiptarët, por sot ne festojmë së bashku me ta, me krenari të veçantë dhe legjitime, sepse Shqipëria që nisi marshin e saj të lirisë në vitin ’90, sot, pas 20 vitesh, është jo dekada, por shekuj larg Shqipërisë së 20 viteve më parë.

Vendi që 20 vite më parë renditej i 3 apo 4 në botë për skamje dhe mjerim është shkëputur sot përfundimisht nga grupi i vendeve të varfra dhe ka aktualisht njërën prej ekonomive më të qëndrueshme, më dinamike, më entuziaste, në rajon dhe në Evropë. Vendi që 20 vite më parë ishte i zhytur në izolimin më të thellë, nderon sot bijtë e tij si vend anëtar i NATO-s, si vend që ecën i sigurt drejt integrimit evropian. Vendi që 20 vite më parë ishte i rrethuar me tela me gjemba, sot është në prag të lëvizjes së lirë, pa viza, të qytetarëve të tij në mbarë Evropën.  Vendi që 20 vite më parë ishte vendi i lirisë dhe të drejtave të ndaluara, sot është vendi i shtetit ligjor, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve demokratike, është vendi i qytetarëve me shpresë dhe besim të madh tek Shqipëria, me shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja, me shpresë dhe besim të madh tek Evropa.

Ky 20 vjetor na fton ne të gjithëve të bashkohemi në përpjekjen tonë të ndershme, fisnike, për të shndërruar sa më parë në realitet ëndrrën tonë evropiane, idealet tona evropiane, Shqipërinë evropiane.

Rroftë Shqipëria!

Rrofshi ju!

Nder për jetë djemve dhe vajzave të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që më 2 korrik nisën marrshin e tyre të pandalshme të lirisë, gjunjëzuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës diktaturën barbare dhe hapën dyert e lirisë për shqiptarët.

Rrofshi ju!

Rroftë Tirana!”

PD, Strazimiri: Bashkia e kryeqytetit nuk mund të qeveriset “me çorape në kokë”!
Këto ditë, jemi njohur me çudinë më të fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili refuzon kontrollin financiar rutinë të organeve të përcaktuara me ligj, në rastin konkret të Prefektit të Tiranës.

Në bazë të ligjeve në fuqi, paratë e taksapaguesve shqiptarë, të akorduara bashkive dhe komunave nga qeversja qendrore, i nënshtrohen një procedure transparente dhe të mirëpercaktuar kontrolli lidhur me menyrën se si janë shpenzuar dhe sa kanë mbërritur në destinacion.

I vetmi organ i qeverisjes vendore në Republikë, që refuzon transparencën, kontrollin dhe kësisoj ligjin, është Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, përfituesi më i madh i fondeve të buxhetit të shtetit, pra parave të të gjithë shqiptarëve nga Tropoja deri në Delvinë.

Bashkia e kryeqytetit nuk mund të qeveriset “me çorape në kokë”!

Shqiptarët nuk kanë para tepër për të humbur në: xhepat, qokat, borxhet dhe hallet e asnjë individi!

Shqiptarët duan dhe e meritojnë transparencën për paratë e tyre, e drejtë që u buron nga ligjet e këtij vendi, përpara të cilave të gjithë janë të barabartë, e në të cilat vjedhja dënohet!

Duke e konsideruar këtë qëndrim të Edvinit, si nje akt banditesk, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në emër të deputetëve të qarkut të Tiranës, kërkoj transparencën financiare deri në qindarkën e fundit të parave të taksapaguesve shqiptarë të akorduara Bashkisë së Tiranës.

Mëhilli: PD dënon qëndrimin e Ramës ndaj Joseph Daul
Edvin Rama dhe fallangat e tij mercenarë në mediat që ai kontrollin, ka ndërmarrë 2 – 3 ditët e fundit sulmet më të egra, më të ulta më të pista të denja vetëm për moralin e tij ndaj kryetarit të grupit më të madh  parlamentar të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane që qeveris sot 2/3 e vendeve antare të Bashkimit Evropian, njëriut që u solli shqiptarëve lajmin për votimin  e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë, Joseph Daul.

Gjuha e përdorur nga Rama dhe mercenarët e tij në media, dëshmon se Edvin Kristaq Rama është sot më i zi se i ati i tij kur firmoste varjen e poetit Avzi Nela në sheshin qëndror të Kuksit.

Kjo gjuhë prej halabakësh tregon urrejtjen patologjike të Edvin Kristaq Ramës dhe cakejve të tij që i kontrollon me paga e horrlliqe të tjera dëshmon më së miri se për atë dhe bllokmenët e rinj cdo vendim që merret për të ndihmuar Shqipërinë i tmerron ata dhe zgjon në shpirtin e tyre demonët e etërve të tyre mizorë.

PD duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e ulët të Ramës dhe bllokmenëve të rinj pas dështimit të tyre për të bllokuar votën e PE për vizat e Shqipërisë ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dënojnë këto qëndrime anti – kombëtare dhe anti – shqiptare të kësaj klike që urren me të gjithë qënien e saj Shqipërinë, shqiptarët dhe progresin e tyre drejt Evropës.