Lufta kundër korrupsionit dhe krimit
Lufta kundër korrupsionit u bazua në:
1-Reformat për parandalimin e tij
2-Ndëshkimin ligjor të shfaqjes së tij
U krijua One Stop Shop
Koha e regjistrimit të biznesit u shkurtua nga 42 ditë në 30-60 minuta.
Kostoja e regjistrimit të biznesit nga 300 mijë lekë u ul në më pak se 1 euro.
Shqipëria uli koston e biznesit, e cila përveç kohës së zgjatur, me tarifat zyrtare, materialin, detyrimin e kapitalit, taksën e regjistrimit në bashki, arrinte në 350 mijë lekë, ndër më të lartat në botë. Sot me reformat e ndërmarra, të gjitha këto shpenzime janë reduktuar në 1 Euro.
Nga shkurtimi me 2% të PBB të shpenzimeve të qeverisë, në vitet 2006- 2008 u kursyen mbi 30 miliardë lekë.
Prokurimet on line
Nga ndalimi i prokurimeve direkte në 2006- 2008 u kursyen mbi 36 miliardë lekë.
Kjo është periudha e rritjes së transparencës në prokurimet publike dhe përhapjes me shpejtësi të prokurimeve elektronike.
U krijua Task Forca Rregullatore
U bë kështu e mundur heqja e 2/3-ve të lejeve dhe licencave ekzistuese. Ishin 187, sot kanë mbetur 64.
Që nga viti 2005 janë kryer 460 procedime penale për korrupsion.
Janë arrestuar me qindra zyrtarë të të gjitha niveleve.
Që nga viti 2005 janë goditur 322 grupe kriminale me 883 anëtarë të arrestuar.
Që nga viti 2005 janë zbardhur mbi 300 ngjarje të vjetra si vrasje , rrëmbime, përdhunime etj. Zbulueshmëria e tyre është 8-fishuar.
Janë shkatërruar 102 grupe kriminale dhe janë arrestuar 539 trafikantë të lëndëve narkotike.
Që nga vititi 2005 tani ka 5 herë më pak sipërfaqe të kultivuara .

