Investimet Publike
Janë investimet më të mëdha në historinë e vendit.
Vetëm në vitin 2008 janë investuar në infrastrukturë 1.2 miliardë dollarë, apo 96 miliardë lekë, 8 herë më shumë se në vitin 2004 që ka qenë viti më i mirë në qeverisjen e Partisë Socialiste.
Janë ndërtuar dhe rindërtuar 5900 km rrugë.
Po përfundon së ndërtuari kryevepra e inxhinierisë, korridori i shqiptarëve Autostrada Durrës-Kukës-Morinë si dhe segmenti më i vështirë i saj që është Rrëshen – Kalimash, 60 km i gjatë, 5.7 km tunel si dhe 29 ura njëra prej të cilave arrin lartësinë e 80 metrave.
Janë investuar 104 miliardë lekë për zhvillimin e qëndrueshëm rural të fshatit.
Janë ndërtuar e rindërtuar mbi 700 ujësjellës e kanalizime,1012 shkolla të reja si dhe1600 km rrugë rurale.

