Integrimi Euro-Atlantik
Antarësimi në Nato dhe BE janë objektivat madhore të qeverisë. Në këtë rrugëtim të vështirë Shqipëria do të përballej me sfida aspak të lehta.
Por pas 100 ditëshit të parë të qeverisë do të merreshin vleresimet e para nga Brukseli.
Reformat e ndërrmara në dhjetë muaj qeverisje e bindën Evropen të nënshkruante marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit më 12 qershor 2006.
Në vitin 2007 u negociua dhe u nënshkrua Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave (përfshirë edhe me Danimarkën, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën). Ajo është në zbatim që prej 1 janarit 2008.
Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO në 3 Prill , 2008 dhe anëtarësimi zyrtar me 4 Prill, 2009, ishte realizimi i një ëndrre për shqiptaret.
Më 1 prill 2009 hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Ngritja e strukturave të reja si Këshilli i Stabilizim Asocimit e Komiteti i STAs, shënojnë një faze tjetër drejt integrimit evropian.
Gjithashtu, më 28 Prill 2009 Shqipëria paraqiti kërkesën për statusin e vendit kandidat, hap i cili dëshmon edhe njëherë se ky proces është një proces i pandalshëm për Shqipërinë dhe se qeveria shqiptare është e vendosur për të respektuar angazhimin e saj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

