LIDHJA E GRUAS

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë  eshte themeluar ne 18 gusht 1991 si një organizim vullnetar i grave shqiptare mbi bazën e parimeve dhe të vlerave të liberaldemokracisë në Shqipëri. LDGSH ka si qëllim promovimin dhe përhapjen e vlerave e të parimeve të botëkuptimit liberaldemokrat, pasqyrimin dhe propagandimin e tyre, të shprehura në platformat dhe programet e Partise Demokratike. LDGSH përfaqëson interesat politike të anëtarësisë së vet; kujdeset për zbatimin e politikave të Partise Demokratike,promovon pjesëmarrjen e grave demokrate në strukturat politikëbërëse dhe vendimmarrëse si dhe angazhimin e tyre në funksione politike.