Lulzim Basha me qytetarët e njësisë 4 në Tiranë: “Dicka e madhe po ndodh dhe është përtej axhendës tonë politike, është axhenda e cdo qytetari shqiptar, është axhenda e gjithë Shqipërisë edhe e këtyre fëmijëve për nesër. Prandaj, të gjithë bashkë, ju ftoj të dalim në shesh të shtunën në orën 12 të marrim vendimin e madh”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi qytetarë të njësisë 4 në Tiranë të cilët i ftoi të bashkohen më 18 shkurt, në një lëvizje mbarëpopullore për të ngritur njëzëri problemet e tyre. Zoti Basha takoi edhe sipërmarrës të zonës, të rrënuar nga kriza ekonomike, nga rënia e konsumit të mallrave dhe taksimit të papërballueshëm.

“Njerëzit po vrasin frikën dhe me kurajo po bashkohen me njëri-tjetrin për të ndarë të gjithë së bashku hallet dhe brengat që i kanë vënë përposhtë një nga një,  këto katër vite, një nga një, secili ka patur hallin e tij apo të saj të papunësisë të shkarkimit arbitrar nga puna, të mbylljes së biznesit të vogël, të shëndetësisë në kolaps, të arsimit që nuk ofron asgjë për fëmijët e shqiptarëvet”, tha Basha.

Për kryedemokratin Basha, lëvizja e datës 18 shkurtit vjen si mposhtje e frikës ndaj shtypjes dhe arrogancës së pushtetit përmes instrumentit më demokratik të qytetarëve: manifestimit paqësor mbarëpopullor.

“Por ajo që po ndodh, ajo që shoh kudo, shoh dhe sot këtu në këtë lagje të Tiranës, në mes të qytetarëve të Tiranës, është një vendosmëri e madhe për të mos e lejuar këtë të keqe të vazhdojë më. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm, një madhështi që vjen nga bashkimi i qytetarëve, por po kështu do të jetë një rast edhe për ti treguar botës mbarë qytetarinë tonë, me një protestë paqësore,  demokratike, por të vendosur deri në realizimin e objektivave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Për Lulzim Bashën, kur shqiptarët ngrihen bashkë duke mposhtur frikën, kthehen edhe në ilacin më të mirë të demokracisë.

“Ata që i fryjnë tamtameve të frikës, janë ata që kanë frikë nga bashkimi qytetar, nga bashkimi popullor. Bashkimi i qytetarëve është ilaci i vetëm i popujve të qytetëruar. Eshtë ilaci i vetëm për demokracinë e grabitur për ëndrat e nëpërkëmbura, për shpresat dhe mundësinë që kanë vrarë cdo qytetar e në vecanti për rininë shqiptare. Dicka e madhe po ndodh dhe është përtej axhendës tonë politike, sepse është axhenda e cdo qytetari shqiptar, është axhenda e gjithë Shqipërisë edhe e këtyre fëmijëve për nesër. Prandaj, të gjithë bashkë, ju ftoj të dalim në shesh të shtunën në orën 12 të marrim vendimin e madh”.