Mësuam me keqardhje ngjarjen tronditëse në repartin e dializës në Spitalin Amerikan. Ngushëllime familjarëve të dy pacientëve, të cilët humbën jetën në rrethana tragjike. Dy infermiereve dhe pacienteve të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje ju urojmë shërim të shpejtë.

Drejtues i Seancës,

Kolegë deputetë,

Duket se nuk është rastësi mbyllja e këtij sesioni parlamentar me Ilir Beqajn, “ministrin epidemik” që shkatërroi në themele sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Sigurisht që nuk është rastësi që menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi të flasim për Koordinatorin e Korrupsionit në Qeverinë Rama.

Reforma në Drejtësi duhet të fillojë pikërisht me hetimet në Ministrinë e Shëndetësisë!

Hapja e dosjeve në këtë ministri nuk mund të bllokohet më me makinacionet e “Shtëpisë së Gjetheve” të përuruar nga sigurimsat “junior”!

Çdo ditë, ish basketbollisti thyen rekordet e denoncimeve në media dhe rrjetet sociale për situatën në spitale, për mungesën e ilaçeve në të gjitha spitalet e qendrat shëndetësore si dhe për koncesionet korruptive të check up, hemodializës dhe sterilizimit.

Po në të njëjtin ekip me Edi Ramën, si në angazhimin për “driblimin e votave” për në koshin e PS-së edhe tani në detyrën e “ministrit fuqiplotë” të përftimit të fondeve të shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po din të ndalet.

Situata e shëndetësisë është paraqitur edhe në raportin për 2016 të Byrosë së Sigurisë Diplomatike pranë Departamentit Amerikan të Shtetit ku i bëhet thirrje shtetasve amerikanë të bëjnë kujdes kur udhëtojnë në vendin tonë pasi në raste aksidentesh shëndetësia nuk është në nivelin e duhur. (portal Civitas online).

Ja çfarë shkruhet në raport:

“Shëndetësia është një problem tepër serioz në Shqipëri. Ndihma e parë është shumë e kufizuar, teksa shërbimi emergjent është jo ekzistues. Spitale trauma nuk ka jashtë Tiranës. Individët që janë në mbikqyrje mjekësore duhet të konsultojnë mjekët e tyre para se të udhëtojnë”.

http://ëëë.civitas.al/al/vendi/shendetesia-ne-shqiperi-ne-gjendje-skandaloze-ja-raporti-i-amerikaneve

 

Ministri ka nënshkruar dhe ka sjellë me urgjencë një marrëveshje me Fondin Global për trajtimin dhe kurimin e epidemive të HIV-AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, ndërsa dokumenti që vjen në Parlament si në ilegalitet lë shumë për të dëshiruar. As relacioni, as dokumenta bashkangjitur nuk japin asnjë shpjegim dhe informacion për deputetët: as sa është fondi që do të alokohet, as periudhën, as mënyrën e implementimit të marrëveshjes…si gjithnjë, terri informativ mbulon cdo iniciativë të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë. Duke i kërkuar ndjesë për referencën, siç duket Fondi Global nuk e ka informacionin se vetëm këtij ministri nuk mund t’ia besosh fondet…

Ky është Ministri përgjegjës për humbjen e jetës së 6 personave, vetëm pak muaj më parë në Tiranë. 6 pacientët e  prekur nga HIV-AIDS nuk mundën të mbijetojnë pasi në Departamentin e HIV-AIDS në spitalin e sëmundjeve infektive mungoi preparati mjekësor për trajtimin specifik të virusit.

Edhe sot, pas pyetjes që unë I bëra, Ministri mohoi të ketë pasur mungesa në kurat për pacientët me HIV/AIDS. Por Ministrin e rrëzon vetë Drejtoresha e QSUT e cila në shkresën me nr ptor. 2726/3 dt 27.05.2016 më informon që:

Prej datës 11.5.2016 ka filluar furnizimi me barna ARV dhe në vijim kemi ndërmarrë të gjitha procedurat për importimin në Shqipëri të sasisë së prokuruar së bashku më Ministrinë e Shëndetësisë.” Më tej,  Drejtoresha shkruan: “Jemi informuar nga /unI?CEF Kopenhagen se Brenda datës 9.6.2016 pritet të importohet e gjithë sasia e mbetur e listës së barnave e kërkuar nga QSUT”.

Por sot që ne flasim, pra 25 korrik 2016 gjendja paraqitet e njëjtë, në Spitalin e Sëmundjeve Infektive ka mungesa të preparative mjekësore duke vënë në rrezik jetën e qindra pacientëve!

Të nderuar kolegë,

Fondi Global është një nismë e shekullit 21 për të zhdukur sëmundjet epidemike dhe shtetet dhe bizneset e angazhuara në këtë lëvizje për jetën bëjnë përpjekje të mëdha humane. Por ministri shqiptar i Shëndetësisë, një “informaticien i akullt”, i sheh pacientët si ikona për aplikacionet e korrupsionit. Jam e sigurt që nuk ka asnjë njohuri për rreziqet që shkaktohen nga ndërprerja e kurave, ose ndryshimi i tyre. Në Kongresin e fundit të Fondit Global në bashkëpunim me Ministrinë e jashtme italiane dhe Fondacionin e Bil dhe Melinda Gates theksohet:

 

“Mund tí ndalim epidemitë e HIV, turbekulozit dhe malaries në të gjithë botën Brenda 2030. – deklaron Mark Dybul, drejtor i Global Fund, rrjeti global i ngritur për tí dhënë fund këtyre sëmundjeve.

“Por, ka shtuar Dybul, nëse nuk ndërhyhet në kohë, ekziston rreziku i rezistencës ndaj ilaçeve. Kjo ndodh kur mjekimet ndërpritën papritur ose nuk jepen në dozat e duhura” – thekson Dybul.

http://shendeti.com.al/ekspertet-mund-te-mposhtim-siden-dhe-turbekulozin-por/

Është ky shqetësimi i ngritur edhe nga Shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, i cili në një shkresë zyrtare nr prot 36, dt 23.05.2016, sqaron:

“Për një pjesë të pacientëve që kanë qenë në terapi me skema ARV, skemat e mjekimit janë modifikuar duke përdorur barnat ARV të disponueshme apo duke I kaluar nga skema me tre në dy ARV. Krahas faktorëve të tjerë të brendshëm dhe të jashtëm, ekzistojnë mundësitë që këto ndryshime të skemave të ndikojnë në shfaqjeb e rezistencave virale ndaj mjekimit”

“shfaqja e rezistencës virale – vazhdon Shefi i Shërbimit – munë të cojë në dështim të mjekimit, dështim i cili mund të ketë ndikim sin ë ecurinë e sëmundjes ashtu edhe pasoja financiare m.q.se mund të kërkohet fillimi i skemave të reja të mjekimit”.

Pra, z. Ministër, e kujt është përgjegjësia për mungesën e barnave ARV për muaj të tërë në QSUT?

E kujt ëshët përgjegjësia për ndryshimin e skemave të mjekimit pë rmungesat e barnave??

A bije mbi ju direkt përgjegjësia për humbjen e 6 jetëve, 6 pacientëve të prekur me HIV/AIDS??

Ministri i Koncensioneve nuk dëgjoi asnjë thirrje për ndihmë për pacientët që ndërruan jetë për mungesën korruptive të ilaçeve.

Drejtësia ende nuk ka folur për këtë rast të denoncuar edhe nga vetë mjekët, familjarët dhe në disa konferenca dhe shkresa që kam dërguar edhe nga Komisioni i Shëndetësisë, në cilësinë e kryetares së këtij komisioni dhe deputetes së PD-së.

Askush nuk ndërmori hetime!

Nuk u ndërmorën hetime as edhe kur nëna e një fëmije 7 vjeç lutej ekraneve për të siguruar ilaçin e jetës për djalin e saj të infektuar me virusin HIV-AIDS.

Asnjë masë nuk u ndërmor kur Ministria dhe QSUT postonin “fajtorin” në shkresa,  ku thuhej se UNICEF kishte për detyrë të siguronte kurën për të sëmurët me HIV-AIDS.

Këto ditë, mediat kanë vënë alarmin për mungesën prej disa javësh të medikamenteve për kurimin e pacientëve të infektuar më turbekuloz. Kjo është konfirmuar për gazetën shqiptarë edhe nga Ministria e Shëndetësisë edhe nga Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi z. Kapaisyzi i cili sqaron “”nuk është mungesë vetëm në spitalin tonë porn ë gjitëh Shqipërinë.”

http://shendeti.com.al/skandal-te-semuret-me-turbekuloz-dy-jave-pa-ilace/

 

Në tregun farmaceutik shqiptar, përfshirë spitalet publike dhe dispanseritë mungojnë ilaçet që kurojnë sëmundjen e turbekulozit. Dhe kjo mungesë medikamentesh rrezikon jo vetëm jetët e pacientëve të infektuar me turbekuloz, por rrezikoj edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve që janë afër të sëmurit, pasi kjo sëmundje mund të transmetohet me anë të rrugëve respiratore. Por nëse kurohet si duhet, rreziku I tranmestimit minimozohet ose ndalohet.

Sa jetë njerëzish rrezikohen nga mungesat e barnave? E kujt është përgjegjësia për mungesat ne treg dhe spitale të medikamenteve për kurimin e turbekulozit? A është përgjegjësi e juaja z. Ministër?

Është një dyshim i faktuar “paradhënie” se edhe dokumenti i nënshkruar me Fondin Global mund të ketë histori të tilla plot me fajtorë imagjinarë !

Heshtja në hetime dhe urgjenca në veprime të paligjshme janë veprime të koordinuara nga Ministri i Shëndetësisë.

Ministri nuk u prek, as kur u kap në flagrancë në krye të rrjetit të mashtrimit me recetat e ilaçeve të rimbursueshme. Ndërkohë amnistia për bashkëpunëtorët e ministrit u dha në kulmin e debatit për Reformën në Drejtësi. Sot asnjëri prej tyre, nuk vuan dënimin për vjedhjen e fondit të ilaceve të dedikuara për njerëzit në nevojë, pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Sot skuadra e hajdutëve të Ilir Beqajt është në shtëpi!

Prokuroria ndërkohë hapi dosjen e koncesioneve dhe firmosi fletë thirrjet për 20 persona, por asnjëri prej tyre nuk mban postin e drejtuesit të dikasterit të Shëndetësisë. Të gjithë fajtorët e pretenduar janë thjesht nëpunës të urdhëruar për të firmosur pazaret e eprorit. Duke e përshëndetur prokurorinë për këto hetime, do tí bëja thirrje që hetimet të vazhdojnë të thellohen dhe abuzuesit të vihen para drejtësisë.

Por, a e dini pse nuk ka vepruar Drejtësia në dosjen “Ilir Beqaj”…?

Shtetrrethimi i buxhetit dhe donacioneve për mjekësinë mbrohet nga nga vetë Kryeministri, i cili edhe në ditët, kur i tronditeshin themelet e koalicionit, shkonte në inagurime propagandistike në godina të lyera me ngjyrat e rilindjes ose edhe portokalli (si në rastin senatoriumit) për të justifikuar milionat e shpërdoruara për fasadat e ndërtesave shëndetësore.

Në këto 3 vite në detyrën e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj përhapi epideminë e korrupsionit në të gjithë sistemin. Denigroi trupën mjekësore duke lënë pavionet pa ilace dhe i shantazhoi stafin me largime nga puna.

Bilanci korruptiv i ministrit me koncensionet, pazaret me depot farmeceutike dhe zarfat e punësimeve në shëndetësi kapin shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

  • Për herë të parë, këtë vit Lista e Barnave të Rimbursueshme u publikua në qershor…në një analizë jo të thelluar, LBR2016 është thellësisht klienteliste. Pikërisht “lufta” Brenda klientelës qeverisëse bëri që kjo listë të vonohej kaq shuë. S’kishte asgjë të bënte më interesin më të lartë të shëndetit të pacientëve e qytetarëve. E thonë farmacistët dhe mjekët se është klienteliste, nuk e thotë opozita!
  • Si për ironi të atyre që nuk shohin korrupsionin në shëndetësi, ilaci për trajtimin e infeksioneve të syrit është alternativë e vetme…dhe e dini kujt I është dhënë? Depos farmaceutike pronari i të cilës është në ndjekje penale për abuzime marramendëse! Atëherë çfarë e shtyn ministrin që të vërë alternativa të vetme për pronarin në burg të depos omega? Duke shkelur në të njëjtën kohë Kontratën Fond – Depo farmaceutikë të cilën me aq ngulm e presione ndaj drejtësisë mundi ta lërë në fuqi?

Pse hetimet për këtë depo nuk janë zgjeruar edhe ne abuzimet që janë bërë me insulinat, e denoncuar prej kohësh në Parlament dhe në sallat e gjykatave? Po me barnat e tjera të kushtueshme? Kush e mbron pronarin e depos farmaceutike Omegafarma?

E ndërkohë që nuk respekton asnjë pikë të kontratave të lidhura me këto depo, Ministri ka urdhëruar miratimin e tipit të ri të kontratës më farmacitë në të cilën janë vendosur kritere në shkelje flagrante me legjislacionin në fuqi. Kështu, Ministri po përgatit mbylljen dhe falimentimin e shumë farmacive sigurisht për ti hapur rrugë ndonjë afere tjetër abuzive me përmasa shumë më të mëdha vetëm nga kriteri antiligjor i largësisë prej 20 metrash e përcaktuar në kontratë, rrezikojnë të mbyllën qindra farmaci, qindra familje që do mbeten pa një pagë e pa të ardhura.

Ndërkohë që paratë e taksapaguesve i shkojnë edhe në burg klientëve të Ministrit:

  • Pacientëve fëmijë dhe të rritur të prekur nga leucemia ju rrezikohet jeta për mungesë të ilaçeve ! Para disa ditësh kemi denoncuar nga Selia e PD për mungesat e barnave jetike Fludara, Hydroksyurea që gjithashtu përdoren për kurimin e leucemisë. Kjo për shkak të lejeve abuzive me importin e këtyre barnave si dhe me procedurat korruptive të tenderimit të tyre.
  • Prindërit e fëmijëve me leucemi kanë protestuar para disa ditësh për mungesën e barit që ju nevojitet për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Nuk e di se cili njeri do të ishte i qetë përpara lotëve të nenave! Besoj i vetmi është ministri i shëndetësisë!

http://shendeti.com.al/dua-te-jetoj-femijet-me-leucemi-ne-lufte-me-jeten-shteti-i-braktis/

  • E ndërkohë që pushtetarët pasurohen më shumë, pacientët nuk bëjnë dot rezonancë. Siç raportohet nga gazeta Standard, në urgjencën e QSUT mungon edhe kontrasti!!! Për ditë e javë të tëra pacientët e regjistruar nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim por sorrollaten çdo ditë pavarësisht se vijnë nga qytete të largëta të vendit… Kontrasti për fat të keq mungon jo vetëm në Spital, por edhe nëpër farmaci. Po ashtu, për mungesë ilaçesh prej muajsh në QSUT nuk bëhen dot analizat e dy hormoneve që prodhon teroidja T3 dhe T4, pasi mungojnë cfarë ndodh me pacientët? Kush është përgjegjës për këtë mungesa? A ka ndonjë përgjegjësi Ministri i cili ka centralizuar të gjithë tenderat në zyrën e tij?

http://ëëë.standard.al/skandal-ne-qsut-mungojne-medikamentet-per-te-marre-sherbimin-e-rezonances/

  • Premtoi para disa muajsh që pas qershorit s’do kishte me mungesa të protezave nëpër spitale… por tani edhe pas miratimit të reformës, ende asnjë protezë… por tani? Çfarë ka ndodhur? Cili është pazari pas prokurimit të protezave? Çfarë bëhet z. Ministër ! Shëndetësia falas? Vetëm vuajte falas…

Për fat edhe pas kërcënimeve nga ana e ministrit dhe enturazhit të tij, ka ende njerëz kurajozë, të cilët vazhdojnë e bëhen zëri i të pazëshmëve, zëri i pacientëve në nevojë e dëshpërim!

Korrupsioni ka zënë peng edhe publikimin e vendeve të lira në qëndra shëndetësore, spitale dhe poliklinika në të gjithë vendin… Njoftimi i fundit është për vend të lira në disa qendra shëndetësore në Kukës, Has dhe Tropojë. Por edhe aty jam e sigurt që janë punësuar me tesera partie ose me zarfa… Asnjë punësim nuk bëhet pa urdhërin e ministrit, por asnjë fjalë nuk kemi dëgjuar nga Ministrja e administratës për këtë “konkurs” të shpallur një vit më parë, nga Ilir Beqaj “shefi i kuadrit” të mjekëve dhe infermierëve !

Sa kohë Ilir Beqaj mbrohet nga Kushtetuta e Kryeministrit, reforma në drejtësi do të jetë një dokument i ‘paguar” për ta zënë pluhuri!

Por PD është e vendosur të bëjë drejtësi!

E duke huazuar një fjali të Kryeministrit në seancën e fundit plenare:

Sot jam më e sigurt se kurrë, që “tymi i bardhë” i reformës në drejtësi, më së pari do të nxjerrë “tymin e zi” të të gjithë aferave korruptive në shëndetësi!


 

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në Kuvend, 25 korrik 2016