Saimir Tahiri është kapur në një tjetër aferë kriminale.

Duke ofruar shërbimin e tij, ka garantuar  paprekshmëri për Durim Bamin, i cili u denoncua nga qytetarët pasi me 21 maj, në orën 17.00, ky i fundit ishte në një lokal në qendër të Niklës, i pajisur me armë pa leje e me veshje antiplumb, edhe pse gjendet nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe e ka të ndaluar me vendim gjykate të dale nga banesa.

Dhe është pikërisht policia e Tahirit që duhet të garantojë zbatimin e këtij vendimi gjykate.

Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsiper ai, përgjegjësinë per armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme.

Kështu Bami i shpëtoi procedimit, me një ndërhyrje të kontrolluar nga fillimi deri në fund prej Saimir Tahirit. I akuzuari si vrasës me pagesë nga vetë radhët e mazhorancës, i dyshuari për vepra të rënda penale, është një njohje e vjetër e Saimir Tahirit.

Saimir Tahiri ka ndërmjetësuar e ka kuvenduar me të privatisht në zyrën e Ministrit të Brendshëm, në plazhe e rezidenca qeveritare.

Bami mbajti qendrimin e duhur në kohën kur u akuzua se ishte pajtuar nga Meta për të vrarë dy deputetë, qendrim që solli mbylljen e çështjes dhe ndihmoi Ramën për të kapërcyer krizën e madhe politike, ndaj sot shpërblehet nga Saimir Tahiri me paprekshmëri e me leje për të qarkulluar i armatosur.

Kjo është një tjetër dëshmi e lidhjes së Saimir Tahirit me krimin.

Dëshmi e marrdhënies së ngushtë që ai ka me banditë, trafikantë e vrasës.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 28 Maj 2016