Grupi Parlamentar u mblodh dhe diskutoi lidhur me përjashtimin tjetër që Byroja politike e Ramës vendosi të marrë ndaj z Berisha.

Vendimin besoj se e morët vesh, është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënonhen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim.

Duket qartazi që kjo maxhorancë ka vendosur ose shpreson ti mbyllë gojën opozitës.  E ka gabim. Vetëm gojën smund të na e mbyllë kurrë. Absolutisht edhe sikur të dalim fare nga ai parlament, ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me parlamentin e vertetë, qytetarët e këtij vendi. Por duket që tentative nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por duket se duan ti mbyllin çdo derë opozitës.


Prononcimi për mediat i kryetarit të Grupit Parlamentar, Edi Paloka, 28 Maj 2016