OSHEE thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit.

Dje ne denoncuam skandalin e vendosjes së 50 mijë matësve me 7 miliardë lekë, ndërkohë që kostoja sipas tregut është vetëm 1 miliardë.

OSHEE nuk u përgjigj se ku kanë shkuar 6 miliardë, por zgjodhi të sulmojë opozitën.

Po paraqesim sot disa raste të tjera, se çfarë bën kjo bandë e Edi Ramën, me paratë që u merren shqiptarëve me dhunë, me burg, me mbifaturim, e me ndëshkim me errësirë.

60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve.

Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë.

Vazhdon trainimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra.

Ja ku keni dokumentin.

Ka evente OSHEE, meqë çmimi i energjisë është rritur për qytetarët, meqë familjet mbifaturohen, meqë përfundojnë në errësirë kur një pjesë e mirë skanë mundësi të paguajnë. 66 milionë lekë në vit për këto ahengje të OSHEE merr Prosaundi i famshëm i fushatës së Partisë dhe i festave të Veliajt.

Këto pra janë disa nga bëmat e OSHEE-së, e bandës hajdute që Edi Rama ka vërsulur kundër popullit, për të marrë miliardat që i duhen oligarkisë.

Shpejt do vijë koha që populli tu kthejë reston, e banda e OSHEE me kryehajdutin e saj në krye të japin llogari para ligjit.


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 30 prill 2016

Dokument 4 Dokument 3 Dokument 2 Dokument 1