Një aferë skandaloze zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre.

Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit.

Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit.

Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni.

Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit, dhe ende nuk ka një mbikqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit, siç mund ta dalloni edhe në foton në ekran.

Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 përqind të fondit limit.

Eshtë e dukshme se nuk ka pasur garë.

9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë  kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë.

Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Europë?

Kjo është pra oligarkia në veprim, ku 9 milionë e gjysëm dollarë jepen pa garë, me fitues të përcaktuar, për vetëm 950 metra rrugë.

Ky është korrupsioni galopant dhe alarmant i Edi Ramës me paratë e shqiptarëve.

Kjo është hajdutëria e al-kaponeve në pushtet.


Deklarata për mediat e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, 1 Prill 2016