Archive for 2010

PD, Mëhilli: Modeli i ri i shpikur nga Rama i “shtypit në presidium”, një atentat ndaj shtypit të lirë

07/02/2010

Ditët e fundit Edvin Kristaq Rama apo piktori që mburret se po nxin imazhin e vendit, në një akt të pashëmbullt në historinë e pluralizmit na shfaqi modelin e shtypit të presidiumit.

Kështu Z.Rama realizoi këto ditë një atentat të vërtetë ndaj lirisë së shtypit.

Përfaqësuesit e mediave që i kontrollon 24 orë në 24 i detyroi të zënë vend në presidium pranë tij në vënd të eksponentëve të Partisë Socialiste apo aleatëve të tij, ndërsa mediat e tjera , në trajtimin e tij cinik i la në plate duke iu dhënë përgjigjë me ngërdheshje të denja vetëm për armiqtë e fjalës së lirë.

Partia Demokratike, themeluese e lirisë së mediave në Shqipëri dënon këtë qëndrim të pashëmbullt të Z.Rama të diskriminimit ekstrem të mediave.

PD gjithashtu u bën thirrje mediave të lira të mos pranojnë “kutizmin”, për interesa të ngushta të një njëriu që mburret se po lyen me bojë të zezë imazhin e vendit të tij.

PD, Mëhilli: Jo faj i qeverisë, pse Rama ka vendosur të punojë “full time” Kryetar Kutie, e herë pas here “part time” Kryetar Bashkie

01/02/2010

 

Jam këtu për të përshëndetur faktin se sot pas 72 ditësh, më në fund Edvin Kristaq Rama doli para mediave në përmbushje të një detyrimi bashkiak duke treguar rindërtimin e një lulishteje me disa metra katror sipërfaqe.

Z. Rama gajasi ata 5-6 punonjës të Bashkisë, të maskuar si qytetarë, kur u tha se lulishten po e ndërton, por po e pengon qeveria.

Prej kohësh zoti Rama ka vendosur me vullnetin e tij që të jetë “full time”  Kryetar Kutie, e herë pas here “part time”  Kryetar Bashkie, e për këtë nuk e ka fajin qeveria.

Gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance, buxheti i Bashkisë së Tiranës është rritur me disa fish, dhe këtë qytetarët e kryeqytetit e dinë mirë, ashtu sikurse dinë mirë edhe faktin, se pozicioni i Kryetarit të Bashkisë është vakant, për shkak të refuzimit të zotit Rama për të kryer detyrën.

Por një gjë është sigurt se vetëm ikja dhe largimi i tij do ti hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit