Archive for 2010

Reagim, Mëhilli: Denoncimi i PS për krijimin e Agjensisë Kombëtare Bërthamore, shfaq dimensionin e tyre anti global

24/01/2010

Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e tjerë të nomenklaturës së vjetër, sot shfaqën para publikut dimensionin e tyre anti global. Fytyrën e sotme reale të marksizëm – lelinizmit.

Ata u ngritën kundër krijimit të Agjensisë Kombëtare Bërthamore, e cila përbën një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar për Shqipërinë në procesin e integrimit të saj euro – atlantik.

Agjensia Kombëtare Bërthamore ka si mision shumë të rëndësishëm prëgatitjen e një kuadri modern ligjor për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë nga të gjitha format e rrezatimit bërthamor.

Kjo agjensi ka për detyrë të pregatisë të gjithë infrastrukturën ligjore për përdorimin më të gjërë të mundshëm të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, përfshirë këtu përdorimin e këtij burimi energjitik për prodhimin e energjisë elektrike.

Paragjykimi dhe denoncimi i këtij vendimi shumë të rëndësishëm për vendin nga ana e Edvinit dhe bllokmenëve të rinj është thjesht një qëndrim atavist i bazuar në doktrinën e etërve të tyre historik e biologjik por kryekëput i pavlerë në kohët e sotme.

Përsa i përket kërcënimit për referendum, PD e njeh si legjitim dhe mjet demokratik referendumin por sa mund ta thërrasin atë ata të cilët provuan referendumin në Partinë e tyre, por që sic u pa përfundoi si “Kokoshi një Thelë”, ku sipas vetë statistikave të tyre nga 87.000 antarë të kësaj partie morrën pjesë gjithsej 6735 votues.

Mëhilli: PD deklaron se vetëm ligji dhe mbrojtja e instutucioneve kushtetuese nga cilido, është qëndrimi i saj i prerë

22/01/2010

 

“Duke mirëpritur që deputetët socialist të zënë vëndet e tyre në Parlament, jemi të vendosur të zbatohet me seriozitetin më të madh gërma dhe fryma e Kushtetutës së vendit”

Një projekt rezolutë e Këshillit të Evropës,  e botuar më datë 17 dhjetor, e cila i kërkon në mënyrën më të prerë opozitës të hyjë në Parlament dhe qeverise të krijojë Komision Hetimor Parlamentar,  po përdoret nga Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e bllokut si një argument për doktrinën e tyre të revolucionit permanent të mosnjohjes së Kushtetutës, Parlamentit dhe institucioneve të vendit.

Duke e keqinterpretuar rezolutën, e cila denoncon bojkotin në cdo paragraf të saj dhe kërkon njohjen dhe respektimin e institucioneve, Edvin Kristaq Rama dhe suita e bllokmeneve të rinj bazuar në doktrinën e revolucionit permanent, shpallën se fajin nuk e ka bojkoti por e kanë institucionet, të cilat duhet ti binden vullnetit të Ramës dhe sic deklaroi ai mbrëmë në monologun e tij, qoftë edhe me dhunë.

Partia Demokratike  deklaron edhe një herë, se ka vlerësuar dhe vlerëson kërkesën e drejtë të rezolutës  së Këshillit të Evropës për hyrjen e opozitës në Parlament dhe ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet, ofertë të cilën kjo parti e ka përsëritur me dhjetra herë gjatë këtyre muajve, kurse atyre që nisur nga doktrina e revolucionit permanent apo nga trashgimia e tyre historike e biologjike kërcënojnë me dhunë dhe përdorimin e saj, PD u deklaron se ligji, ligji dhe vetëm ligji dhe mbrojtja e instutucioneve kushtetuese nga cilido është qëndrimi i saj i prerë.

Nëse z.Rama, ftesat e përsëritura për dialog për Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar zgjedhjet i merr si një provë dobësie dhe si një mundësi për të lëshuar kërcënime bajate njëra mbas tjetrës na duhet ti rikojtojme se rendi kushtetues dhe shteti ligjor janë sot më të fortë se kurrë në historinë e tyre.

Në rast se këto kërcënime z.Rama i ka  lëshuar për të detyruar deputetet e tij që të humbasin mandatet duke mos bërë betimin e duke munguar 6 muaj kjo është cështja e tyre e brendshme.

Ne, deklarojmë se duke mirëpritur që deputetët socialist të zënë vëndet e tyre në Parlament, jemi të vendosur të zbatohet me seriozitetin më të madh gërma dhe fryma e Kushtetutës së vendit.

Mëhilli: PD dënon sulmet e ulta që Rama dhe suita e bllokmenëve të rinj kanë bërë ndaj Partisë Popullore Europiane

20/01/2010

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe në vazhdim, Edvin Kristaq Rama  dhe suita e bllokmenëve të rinj në instiktin më të egër të etërve të tyre biologjike dhe historike, kanë ndërmarrë sulme kundër Partisë Popullore Europiane, organizatës që grupon mbi 52 parti të Qendrës së Djathtë Europiane dhe personaliteteve të këtyre partive.

Partia Demokratike e Shqipërisë, dënon sulmet dhe shpifjet e ulta të punistëve të rinj ndaj Partisë Popullore Europiane, partisë që grupon sot partitë në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, si sulme të frymëzuara fund e krye nga trashëgimia hoxhiste.

Partitë Popullore Europiane të udhëhequra nga Adenauer, De Gol dhe De Gasperi, themeluan BE, janë këto parti që ndërtuan mrekullinë e Europës së Bashkuar, që bëri të mundur shembjen e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e diktaturave komuniste në Europë, ndër të cilat edhe pushtetin barbar komunist të Xhelil Gjonit, Sulejman Bushatit, Hamit Beqes, Kristaq Ramës etj.

Në Partinë Popullore Europiane, kombi shqiptar dhe Shqipëria ka miqtë e saj më të mëdhenj, më të çmuar që me mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shndërrimet epokale në Shqipëri.

Në këtë grupim politik, janë forcat politike, që me votën e tyre kanë luajtur rol vendimtar në anëtarësimin e Shqipërisë në KE, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në firmosjen dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së, në vendimin historik të datës 16 Nëntor të pranimit të kërkesës së Shqipërisë për procesin e integrimit të plotë në BE si dhe në heqjen së shpejti të vizave për Shqipërinë.

Reagim, Mëhilli: Me “tellall – qyqarin” e rradhës, Rama nuk e mashtron dot Shkodrën

19/01/2010

 

Edvin Kristaq Rama nxorri sot edhe një herë për t’a poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellal të rradhës Beqen Junior, për të denoncuar seancën parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmëndur.

Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhërit politik të Edvinit.

Me “tellall-qyqarin” e sotëm Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tek urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura.