Archive for 2010

Reagim, Mëhilli: Rama i kthyer nga pushimet luksoze, sulmon median pse raporton të vërtetën

10/01/2010

 

Dje Edvin Kristaq Rama, në një akt tërbimi të plotë ndaj eficencës së operacionit të shpëtimit të Komitetit Ndërministror për menaxhimin e situatës së përmbytjes në rrethin e Shkodrës, nuk kurseu në sulmin e tij as edhe mediat e lira të vendit.

Ai i kërcënoi ato në mënyrën më të denjë për etërit e tij biologjik e historik, dhe kjo vetëm e vetëm se ato kanë raportuar 24 orë në 24 nga të katër anët e zonave të përmbytura, gjëndjen reale të operacionit të shpëtimit, evakuimit dhe ndihmës për qytetarët e këtyre zonave.

Edvini iu tha mediave se keni shitur lirinë tuaj vetëm se ato raportojnë të vërtetën mbi operacionet e ndërmarra nga qeveria në zonën e përmbytur.

Partia Demokratike I kërkon Edvin Ramës të heqë dorë nga presioni politik mbi mediat e pavarura të vendit.

Ato kanë bërë dhe po bëjnë detyrën me profesionalizëm të plotë.

Telekronistët e tyre së bashku me mijëra zyratrë lokalë e qëndrorë, civil e ushtarak, antarë të Policisë së Shtetit dhe qytetarë të zonave të përmbytura po përballen prej mëse dy javësh me pasojat e rënda të një fatkeqsie natyrore, ndërkohë që ti bridhje hoteleve luksoze të Parisit dhe resorteve turistike të detrave të nxehta.

z.Edvin nuk ta kanë fajin gazetarët se raportojnë të vërtetën dhe nuk shpifin trillojnë e mashtrojnë sic do ti, por faji qëndron në ligësinë e shpirtit tënd që do të manipulojë edhe fatkeqsitë madhore natyrore.

Mëhilli: Edvini i kthyer vetëm dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqsinë e banorëve të përmbytur

08/01/2010

 

Zoti Edvin Kristaq Rama u kthye vetëm dje nga vakancat e zgjatura.

Ai as që nuk denjoi  të ndërpriste pushimet e lluksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujrave apo dallgëve të detit.

Sot, ai vizitoi zonat e përmbytura ku në vënd të solidaritetit shau dhe fyu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën “ku ishe ti gjer sot” dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti  qeveria dhe jo moti.

Partia Demokratike  dënon këtë qëndrim ordiner të Zotit Rama dhe i kërkon atij të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe të mos shkojë atje vetëm për ti sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për ti ndihmuar dhe se ështe ajo që ju përmbyti dhe jo moti.

Partia Demokratike sot nuk reagon ndaj këtyre trillimeve të Edvinit mbasi përgjigjen më të merituar ja dhanë sot fshatarët e Trushit tek Ura e Lahajt.

Mëhilli: Edvin Rama ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

07/01/2010

 

Edvin Kristaq Rama, po përdor veglat e tij duke i ndërsyer për të marrë në telefon qytetarë të ndryshëm në Shkodër për ti thënë se digat janë në rrezik carje.

Partia Demokratike i thotë këtij paranojaku se digat janë në siguri të plotë, se nivelet e tyre janë tërësisht të kontrollueshme dhe se paniku që përpiqesh të hapësh në Shkodër tregon vetëm urrejtjen tënde ndaj këtij qyteti që ka ditur të të përgjigjet gjithmonë sic ti meriton.

PD, Mëhilli: Fatkeqsia natyrore, alternativa e vetme e Ramës për shqiptarët

04/01/2010

 

Edi Rama dhe bllokmenët e rinj, pasi kaluan pushimet e fundvitit në Burjalarab dhe detrat e nxehta, u sollën sot shqiptarëve si urim, “Rroftë përmbytja”

Deklarata e sotme e Edi Ramës për përmbytjet, janë dëshmi tjetër se ai alternativë të vetme për shqiptarët ka fatkeqsinë natyrore.

Ndërkohë ju informojmë se rreshjet dhe vërshimet e mëdha që rritën në dhjetra e dhjetra herë prurjet në lumenjtë e Matit, Drinit të Zi, Drinit të Bardhë e degëve të tyre, në lumin e Gashit, Valbonës, Currës dhe në lumin e Shalës u përballuan me dëmet më minimale.

Kjo së pari për shkak të angazhimit total para dhe mbas natës së ndërrimit të viteve nga autoritetet lokale dhe qëndrore për menaxhimin e situatave emergjente dhe së dyti nga pritat dhe argjinaturat e ngritura në lumin e Matit, në atë të Drinit, Kirit e Vjosës, të cilët përballuan vërshimet e papara të këtyre lumenjëve gjatë dhjetë ditëshit të fundit.

Partia Demokratike shpreh edhe nje herë vlerësimin dhe mbështetjen e saj më të madhe për qytetarët e këtyre zonave, qeveritarët vendor të të gjitha niveleve, për forcat e Policisë së Shtetit, Emergjencat Civile dhe ato të Ushtrisë, Bordeve të Kullimit, të cilët bënë që këto momente kritike të përballohen pa humbje jetësh dhe me dëme plotësisht të kompensueshme.