Archive for 2009

Mëhilli: Me gjithë përpjekjet e “ditëzinjëve” të opozitës për të bllokuar procesin e heqjes së vizave, ai po ecën normalisht

20/12/2009

 

Edvin Kristaq Rama, me pinjollin tjetër të bllokut Ditëzi Bushatin derdhi lot krokodili për vizat, ndërkohë që në emër të bllokmenëve të rinj Rama vetëm pak muaj më parë dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave për Shqipërinë e shqiptarët.

Partia Demokratike informon qytetarët se me gjithë përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet fallco, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, ai po ecën normalisht.

Qeveria po plotëson të gjitha kërkesat dhe Partia Demokratike është e sigurt se në përputhje me premtimin e saj elektoral, vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati.

I vetmi avantazh që kanë patur Malazezët,  Maqedonësit, madje edhe Serbët është fakti që nuk kanë pasur fatkeqsinë të kenë asnjë DITËZI në opozitën e tyre që të punojë  dita ditës kundër këtij procesi e që tu bëj thirrje qytetarëve për të mos u pajisur me dokumenta biometrike identifikimi, i vetmi kusht ky për heqjen e vizave.

Lista me emrat e 100 fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

19/12/2009

Kandidatët fitues janë renditur sipas numrit të votave që kanë marrë. Lista respekton kuotën e 30%-shit për gratë, të sanksionuar në statut.

  1. Sali Berisha 1201 (vota)
  2. Jozefina Topalli 1144
  3. Astrit Patozi 1133
  4. Ridvan Bode 1121
  5. Sokol Olldashi 1097
  6. Edi Paloka 1005
  7. Bujar Nishani 970
  8. Flamur Noka 949
  9. Lulzim Basha 944
  10. Majlinda Bregu 917
  11.  Mesila Doda 916
  12. Ilir Rusmali 830
  13. Jemin Gjana 809
  14. Gert Bogdani 801
  15. Genc Ruli 800
  16. Gent Strazimiri 800
  17. Rajmonda Bulku 784
  18. Albana Vokshi 757
  19. Ferdinand Xhaferri 726
  20. Myqerem Tafaj 725
  21. Edmond Spaho 723
  22. Fatos Beja 721
  23. Keltis Kruja 704
  24.  Ferdinand Poni 702
  25. Erla Mehilli 676
  26. Florian Mima 666
  27. Genc Pollo 665
  28. Gazmend Oketa 659
  29. Armand Teliti 652
  30. Sahit Dollapi 641
  31. Arenca Trashani 640
  32. Halit Shamata 638
  33. Arben Imami 596
  34. Albert Avduli 595
  35. Fatos Hoxha 585
  36. Fatbardh Kadilli 578
  37. Lajla Pernaska 573
  38. Ahmet Omi 565
  39. Bardh Spahia 559
  40. Leonard Demi 554
  41. Aurel Bylykbashi 547
  42. Oerd Bylykbashi 545
  43.  Bislim Ahmetaj 541
  44. Nesti Kiri 539
  45. Elvana Hana 537
  46. Enkelejd Alibeaj 536
  47. Arqile Gorea 535
  48. Ardian Turku 532
  49. Tritan Shehu 526
  50. Eduart Halimi 522
  51. Alfred Rushaj 513
  52. Eduard Ndreu 511
  53. Ilir Bano 507
  54. Gjergj Lezhja 506
  55. Ciljeta Xhilaga 502
  56. Bardh Rica 502
  57. Ledina Aliolli 482
  58. Shaban Memia 481
  59. Ylli Asllani 477
  60. Arben Qirjako 470
  61. Sokol Lekaj 468
  62. Alfred Olli 466
  63. Gjergj Bojaxhiu 466
  64. Nirvana Leka 457
  65. Juela Mecani 455
  66. Besnik Mustafaj 454
  67. Gentiana Boksi 448
  68. Osman Metalla 447
  69. Suzana Guxholli 444
  70. Bujar Leskaj 436
  71. Njazi Kosovrasti 432
  72. Arta Sakja 427
  73. Azgan Haklaj 424
  74. Ilir Kondi 424
  75. Spiro Ksera 418
  76. Valdete Vorpsi 418
  77. Mirela Tabaku 417
  78. Admirim Shehu 416
  79. Shefqet Bruka 416
  80. Barie Isufi 411
  81. Marjeta Zace 408
  82. Besnik Jaku 407
  83. Selami Xhepa 407
  84. Dhori Kule 406
  85. Mark Marku 406
  86. Mirgen Lata 403
  87. Eduard Ypi 400
  88. Fahri Balliu 400
  89. Gjoke Uldedaj 398
  90. Luan Skuqi 397
  91. Amantja Cullhaj 394
  92. Ardita Becolli 384
  93. Edit Harxhi 381
  94. Dhurata Cupi 363
  95. Paulina Hoti 362
  96. Zana Turku 359
  97. Gjorgjeta Hila 352
  98. Sonila Baka 345
  99. Adriana Gjoni 331
  100. Jorida Tabaku 331

Mëhilli: Z.Rama, gjej kurën e krizës tënde psikologjike e morale se ekonomia shqiptare nuk është në krizë

18/12/2009

 

NS3Fy20090905110327_05090924Krizën e thellë shpirtërore, psikologjike dhe personale nga seriali i skandaleve të publikuara në media, Edvin Kristaq Rama kërkon ta zhurmojë me të ashtuquajturën krizë ekonomike të vendit, që ekziston vetëm në mëndjen e tij dhe për të cilën ka një vit që shpif trillon dhe mashtron cdo ditë.

Partia Demokratike i bën me dije Edvin Kristaq Ramës dhe bllokmenëve të rinj se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk është në krizë por është botërisht e pranuar si ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë.

Në krizë të thellë morale, psikologjike dhe shpirtërore është vetëm z.Edvin dhe jo ekonomia shqiptare e cila bëri të mundur që në Maj të këtij viti të kemi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në historinë e vendit për 800. 000 familje shqiptare.

Rritje të cilës z.Rama iu kundërvu në pranverë të këtij viti vetë dhe me zëdhënësit e tij, bllokmenët e rinj.

Në krizë të thellë e të pashpresë është z.Rama që shpif e trillon cdo ditë për gjendjen ekonomike por jo për ekonominë shqiptare, që ka njohur këtë vit dy bumet e saj më të mëdha në tërë historinë e vendit:

Bumin turistik, me rritjen më të madhe në botë të turizmit me 36% dhe bumin e investimeve të huaja më të madh se kurrë më parë me një rritje të investimeve vetëm 6 muajt e parë të vitit 59%.

Prandaj zoti Rama gjej kurën e krizës tënde psikologjike e morale se ekonomia shqiptare nuk është në krizë.