Këto ditë, pinjollët e bllokut apo bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Bilbil Klosi i ri, Beqja i ri, Shamku e re së bashku me antarët e vjetër të nomenklaturës komuniste Rucin, Doklen e Gjinushin shpallën me gojën e Edvin Kristaq Ramës, liderit lakuriq, platformën e re anti–shqiptare me moton “nuk na duhen të huajt”.
Prapa platformës së bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër se “nuk na duhen të huajt”, qëndron rikthimi në genin e etërve të tyre, të cilët për interesa të pushtetit të tyre kriminal i rezervuan vendit izolimin më të thellë.
Motoja “nuk na duhen të huajt” e pinjollëve të bllokut dhe punistëve të rregjur, të kryesuar nga lideri lakuriq Edvin Kristaq Rama, në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë jetike lëvizjen e lirë pa viza në Evropë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon qartë se këta shokë nuk kanë interesa të tjera përvec mbrojtjes me cdo kusht dhe me cdo cmim të interesave të tyre personale dhe të kupolës së mafies që drejtojnë .
“Nuk na duhen të huajt” do të deklaronte Edvin Kristaq Rama në emër të bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër, ndërkohë që 96% e shqiptarëve mbështesin integrimin e vendit në BE si projektin më të bukur për veten dhe fëmijët e tyre.
Duke dënuar këtë platformë anti – shqiptare dhe anti – demokratike, kruekëput në funksion të interesave të mafies dhe ekonomisë së saj kriminale, Partia Demokratike u deklaron bllokmenëve të rinj se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin sot, do të marrin ndëshkimin më të reptë dhe më të merituar nga shqiptarët.

Partia Demokratike mendon se akti i qeseve të zeza me plehra të njëriut shpirtkazëm,
