
Archive for 2009
06/12/2009
Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike z.Sali Berisha, në mbledhjen e zhvilluar sot në Partinë Demokratike me antarët e kryesisë së Tiranës dhe deputetët e Qarkut të Tiranës.
“I nderuar zoti Bumci, zoti Kruja, anëtar të degës dhe nëndegës së Tiranës,
Dua të përshëndes anëtarët, militantët, simpatizantët e PD-së dhe të ftojë nga kjo platformë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë me 8 dhjetor, ditën që ndau historinë e këtij kombi, ditën që ndau epokat për shqiptarët, ditën që bëri të mundur që shqiptarët të kalojnë nga mbretëri e shtypjes së egër e regjimit totalitar, e frikës, ndjekjes, persekutimit, izolimit më të thellë në historinë e tyre në mbretërinë e lirisë, dinjitetit, rrugës drejt Europës, drejt prosperitetit.
Më 8 dhjetor, të mblidhemi të gjithë në sheshin Skënderbej, të mblidhemi të gjithë qytetarët e Tiranës, për të nderuar me respektin më të thellë, nderimin më të madh për ato djem edhe vajza të Universitetit të Tiranës, të cilët në një akt legjende u përballën në rrugët e Kryeqytetit me diktaturën me të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë dhe e gjunjëzuan atë.
Ata erdhën në horizonitin shqiptar në atë dhjetor, ashtu sic i besoi çdo shqiptar si engjuj të vërtet. Ata u shfaqën si engjuj liberator ndaj dhe ne duhet të nderojmë me 8 dhjetor veprën e tyre të madhe. 8 dhjetori duhet të bashkojë të gjithë antikomunsitët shqiptar, sepse beteja zhvillohej me sistemin me barbarë e më c’njerëzor që shqiptarët kishin njohur.
8 dhjetori ishte dita e antikomunizmit, ngadhënjimi mbi këtë regjim barbar. Por 8 dhjetori për çdo shqiptar u faktua gjithashtu si dita që hapi dyert për kombin të dilte nga një udhëkryq i tmerrshëm në të cilin e kishte vendosur regjimi komunist. Një udhëkryq që nuk kishte lidhje, nuk i përkiste atij as lindja as perëndimi. Ky komb ka lindur një komb perëndimor, ka një trashëgimi perëndimore, ka një perpspektivë perëndimore dhe këtë e afirmoi edhe njëherë madhërishëm 8 dhjetori.
Ne kemi një arsye tjetër shumë të madhe për tu bashkuar të gjithë në sheshin Skënderbej në 8 dhjetor, sepse ne jemi burrat dhe gratë që shëmbëm 19 vjet më parë murin e Berlinit në Tiranë. Ne sot qëndrojmë në kursin e historisë të shndërrimit të ëndrrave tona në realitet, të shndërrimit të idealit të dhjetorit në realitet, lokomotivë e integrimti të kërij vendi.
Këtë 8 dhjetor ne e festojmë më krenarë se kurrë, e festojmë si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Ato ditë dhjetori kur studentët dhe qytetarët e Tiranës brohorisnin e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ata brohorsnin për idealin euroatlantik të shqiptarëve që sot është kthyer në realitet.
Sot ne nderojmë 8 dhjetorin e vitit 90, pasi Bashkimi Evropian ka pranuar këkrsesën e Shqipërisë për anëtarsim në BE, ideal madhor ky i lëvizjes studentore. Ne e nderojmë 8 dhjetorin sot në prag të realizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptar në mbarë Europën. Ne nderojmë 8 dhjetorin pasi së bashku gjatë këtyre 4 viteve shëmbëm murin e krimit që ndante Shqipërinë me Europën, murin e korrupsionit që kishte mbyllur dyert e integrimit të Shqipërisë në Europë dhe vijmë më të vendosur se kurrë të shëmbim murin e mafies që aleanca punisto – mafioze përpiqet të lartësoj çdo ditë e më shumë. Ne qëndrojmë të vendosur në zotimin tonë për shtetin ligjor që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që meritojnë.
Në 8 dhjetor ne nderojmë përpjekjen tonë të madhe në këto 19 vite, sakrificat e mëdha që bëmë për të mos u mposhtur. Janë të shumtë ata që nga 8 dhjetori gjer sot ranë për tu bërë të pavdekshëm dhe prehen sot në altarin e lirisë. Por forcat politike që lindën nga 8 dhjetori, shpirti dhe ideali i 8 dhjetorit mbetën të pamposhtura. Sot ne jemi sërish në timon, sot ne jemi në mision të madh dhe të sigurt se ne do ta kompletojmë atë.
Unë ftoj të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet partiake që i besojnë pluralizmit, vlerave të tij. Ftojë të gjithë shqitarët pavarësisht bindjeve partiake për të cilët ëndrra europiane është projekti më i bukur për ata dhe familjet e tyre. Ftoj të gjithë shqiptarët, për të cilët liria dhe vlerat e saj janë vlerat më të çmuara. Ftoj të gjithë shqiptarët, për të cilët familja është vlerë themelore e kësaj shoqërie, të bashkohemi në sheshin Skëndërbej për të festuar një ditë ndër më të mëdhatë në historinë e kombit tonë, për tu bashkuar në të gjitha kombet e Europës që festuan në nëntor me një madhështi të merituar, të paparë, rrëzimin e murit të Berlinit, 20 vjetorin e rënies së tij.
8 dhjetorin ne do ta shndërrojmë në një ditë të së ardhmes sonë, sepse ne nuk punojmë as për lavdinë dhe as dhe për historinë. Përkushtimi ynë i plotë është ndryshimi i këtij vendi, cdo ditë cdo javë e çdo muaj.
Ndaj ftoj të bashkohemi në sheshin Skenderbej të gjithë qytetarët e këtij vendi për të cilët ndryshimi është një dëshirë, është vullnet, të cillt janë të vendosur të kontribuojnë në këtë ndryshim jetik dhe përcaktues për fatet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e shqiptarëve në tërësi.
Zonja dhe zotërinj, Tirana duhet të jetë në krye të festës. Lëvizja e dhejtorit është lëvizja e dhejtorit të studentëve të Universitetit të Tiranës. Këtu në Tiranë Azem Hajdari së bashku me studentët e tij nisi atë betejë, në të cilin u shemb muri i Berlinit, u shemb për tu mos u ngritur më kurrë.
Pra le të bëjmë përpjekjen më të madhe gjer në ora 16.00 të ditës së martë për të organizuar festën më të bukur, më të ngrohtë, më miqësore e festive që kryeqyteti ka njohur. Unë kam bindjen se qytetarët e Tiranës do të dëshmohen në lartësitë e idealeve të dhjetorit.
Rroftë Tirana, Rroftë Shqipëria!”
06/12/2009
Sot shtypi i ditës boton dosjen e plotë të qëndrimit dhe krimit të shumtuar familjar të Edvin Ramës.
Një dosje e një tragjedie të madhe njerëzore dhe familjare që zgjati 9 vjet rrjesht dhe që ka për autor kryesor Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edvin Ramën.
Dhe po jua rikujtojmë edhe një herë që këtë dosje ja ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor sot, Ymer Baze.
Jam sot këtu për tu bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të mendojnë për një moment se cfarë është familja për këtë njëri?
Cfarë është familja për Edvin Ramën?
Që pasi ka rrahur e torturuar në mënyrë c’njerëzore bashkëshorten e vetë, sulmon 3 herë në ditë familjen e të tjerëve pa asnjë fakt e dokument?
Cfarë është familja për Edvin Ramën?
Që pasi i ka mohuar për 9 vjet me rradhë atësinë djalit të tij e madje duke akuzuar edhe babain e vet si baba të djalit, sulmon me cakejt e tij fëmijët e familjeve të tjera?
Cfarë është familja për Edvin Ramën që i ka mohuar jo për 9 ditë as për 9 javë as për 9 muaj por për 9 vjet rrjesht kafshatën e gojës fëmijës së tij?
Cfarë është familja për Edvin Ramën që së bashku me bashkëshorten del nudo në plazhe publike, duke u imponuar zonjave të nderuara por mjerane të Partisë Socialiste ti dalin zot akteve të tij të shumtuara publike?
Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes njerëzore të cdo qytetari shqiptar, të mendojnë dhe tu japin përgjigjë këtyre pyetjeve, në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre.
05/12/2009
Sot shtypi i përditshëm boton faksimilen e proces verbalit original te gjygjit , qershor 2000, në të cilin znj.Makoci padit përsëri Edvin Kristaq Ramën, pasi ai jo për 9 ditë, as për 9 javë, as për 9 muaj, por për 9 vjet rrjesht i kishte mohuar djalit të tij si atësinë ashtu edhe kafshatën e gojës.
Dhe këto dokumenta për t’ja u rikujtuar i ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij aktual kryesor sot, Ymer Baze.
Është shumë i hidhur fakti se tortura, poshtërimi, dhuna ndaj viktimave të këtij procesi, ka marrë fund vetëm në vigjilje të fushatës elektorale të viti 2000, kur Edvin Kristaq Rama vendosi të kandidonte për Kryeplak të Bashkisë së Tiranës.
Vetëm atëherë, aspak i penduar por thjesht i kalkuluar, vetëm për shkaqe elektorale Edvin Kristaq Rama detyrohet të pranojë atësinë, dhe së bashku me të edhe kafshatën e gojës, fëmijës së tij që për 9 vite rrjesht, e përbuzi në dyert e gjykatave së bashku të ëmën, madje duke refuzuar edhe analizën e AND-së të kërkuar nga Gjykata për të faktuar këtë pretendimin e tij se fëmijën e kishte me të atin (pra me të atin e vetë Ramës).
Sot unë dua ti shtroj pyetjen cdo nëne, cdo gruaje cdo babai shqiptarë, se cili është mendimi i tyre?
Cili është ai njëri që për 9 vjet rrjesht i mohon djalit të tij atësinë dhe kafshatën e gojës duke e pranuar vetëm pas 9 vjetësh, për shkak të fushatës elektorale dhe vetëm për leverdi politike?
A mundeni ju të besoni se ky zotëri që mohon pa asnjë bazë, mbasi refuzoi edhe analizën e vërtetësisë, atësinë dhe kafshatën e gojës djalit të tij do të mund të ketë dashuri, dhëmbshuri dhe kujdes për fëmijët tuaj dhe fëmijët e shqiptarëve?
04/12/2009
Sot shtypi i ditës na njohu sërish me dëshmitë tronditëse të ish-bashkëshortes së Edvin Ramës, përmes të cilave ajo dëshmon në Gjykatë për dhunën c’njerrëzore që Kryetari aktual i Partisë Socialiste ka ushtruar ndaj saj.
Në deklaratën e botuar ajo është shprehur si më poshtë:
“Kam histori që nuk i di kush. Ndaj meje është abuzuar dhe prej këtyre më janë shkaktuar dhimbje, dhe kam përfunduar në spitale….e kuptova atëherë se nuk kasha c’të thosha me atë njëri dhe i dhashë divorcin”
Kjo dosje e zezë, që përmban sagmën që Edvin Rama i ka bërë familjes së tij, është dosja më e turpshme e një individi e një qytetari dhe modeli më i shumtuar i një politikani përballë një publiku të civilizuar.
Provat që Edvin Rama i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij si dhe dëshmitë rrënqethëse të ish-gruas së tij për dhunën sistematike dhe c’njerëzore të ushtruar mbi të nga Kryetari i Partisë Socialiste, janë një apel i madh për cdo qytetar të këtij vendi.
Një individ që përdor dhunën, mohimin dhe poshtërimin mbi familjen e vet, nuk e ka për gjë që të shkelë mbi cdo vlerë tjetër njerëzore.
Këto fakte të rënda dëshmojnë qartësisht se qëndrimet e cekuilibruara dhe të neveritshme të z.Rama, të dënueshme në cdo vënd të lirë të botës, përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz jo vetëm për Partinë Socialiste, që ai ka marrë peng, por edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.
03/12/2009
“Dje ju informuam me pjesën e parë të sagmës që Edvin Rama i ka bërë familjes së tij. Sot po ju informojmë me pjesën e dytë kësaj sagme duke iu referuar sërish shtypit të shkruar.
Sot mediat publikuan pjesën tjetër të proces – verbalit te mbajtur ne procesin gjyqesor te divorcit te Kryetarit te Partise Socialiste Edvin Rama me bashkëshorten e tij të parë. Sot shtypi na njohu me akuzat monstruoze që ky zotëri ka bërë në adresë të ish bashkëshortes së tij dhe të atit të tij.
Po ju lexoj të plotë pjesën tjetër të proces verbalit original të publikuar :
“I pandehuri pretendon se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që cështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim.pditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij (pra Edvin Ramës) koincidon me periudhën e shtatzanisë.”
Gjykata ka marrë si provë edhe grupin e gjakut të të birit, i cili rezulton që të ketë pasur të njëjtin grup gjaku me atë të Ramës. Por edhe kjo provë e sjellë nga Gjykata nuk e ka bindur ramën që të pranojë atësinë e fëmijës. E gjitha kjo sipas proces verbalit të mbajtur në gjykatë.
Qytetarë dhe qytetare ja pra kush është Edvin Rama, përbindëshi i vlerave familjare.
Këto fakte të rënda nuk janë sajesa të Partisë Demokratike por janë e verteta lakuriqe dhe e shemtuar, protagonisti i vetem i se ciles eshte Edvin Kristaq Rama, Kryetari aktual i Partise Socialiste, i njohur sot ndryshe me emrin Edi Rama për të cilat nuk ka gjethe fiku as papagej e lakej që ai mund të përdor për ti mbuluar ato.
Ky njëri nuk mund të ketë më shumë për zemër votën e lirë të shqiptarëve, vizat e shqiptarëve, integrimin e shqiptarëve të ardhmen evropiane të shqiptarëve të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve më shumë sec ka patur për zemër fatin e fëmijës së tij, nderin e babait dhe familjes së tij”.
03/12/2009
Këto ditë, i tërë opinioni shqiptar është shokuar nga faktet monstruoze të botuara nga shumë media shqiptare për dhunën dhe presionin qe ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë kryetari i opozitës i cili ka keqpërdorur, keqtrajtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike, morale dhe psikologjike në familje.
Nuk është aspak komode por e dhimbshme për ne të permendim publikisht fakte të tilla. Por për ne, familja është e shtenjtë, femijët janë të shenjtë.
Pyetja që lind në këto momente është: A MUNDET SHQIPTARËT TË BESOJNË NË NJË NJERI QË KEQTRAJTON GRUAN DHE NËNËN E TIJ? A MUNDET SHQIPTARËT TË BESOJNË NJË NJERI QË MOHON FËMIJËN E TIJ? A MUNDET SHQIPTARËT TË BESOJNË NË NJË NJERI QË MOHON GJAKUN E TIJ?? A MUNDET SHQIPTARËT TË BESOJNË NË NJË NJERI QË SHKATËRRON FAMILJET E TIJ?
Dhuna në familje dhe ndaj grave dëmton humanizmin njerëzor, rrezikon të drejtat themelore si dhe integritetin moral të tere shoqerise shqiptare. Prandaj për PArtin demokratike, Eleminimi i dhunës ndaj gruas është një domosdoshmëri morale, civile dhe sociale.
Gratë duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në mënyrë të plotë në jetën ekonomike, sociale dhe politike, prandaj JEMI KËTU SOT PËR TË DENONCUAR. Nuk janë aspak genjshtra monstruoze, nuk janë shpifje sikundër pretendohet nga zëdhënësit e keqpërdorur të kryetarit të opozitës, por janë fakte konkrete dhe ekstrakte nga deshmitë në gjykatë.
Iniciativa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara “Thuaj STOP dhunës”, ka gjeneruar një moment që gjatë fazës së parë ka mbledhur mbi 5 mln firma që i janë bashkuar thirrjes globale për ti dhënë fund dhunës në familje dhe ndaj grave. Kjo e ka kthyer cështjen e familjes dhe gruas priotitet për shumë qeveri. Kryetarë shtetesh nga 69 qeveri dhe më shumë se 600 parlamentarë nga e gjithë bota kanë shkruar emrat e tyre në këtë peticion për ti thënë STOP dhunës në familje dhe ndaj gruas.
Për këtë arësye, i bëj thirrje edhe një herë Forumit të Gruas të Partisë Socialiste dhe deputeteve të opozitës, të firmosin këtë peticion ndërkombëtar e të distancohen nga fenomenet e shëmtuara të keqtrajjtimit dhe ushtrimit të dhunës nga lideri i opozitës i cili po mbyt cdo zë të qenësishëm gruaje në Parti dhe jashtë saj.
I ftoj ti thonë STOP dhunës së liderit të tyre e të vazhdojmë luftën tonë së bashku për të krijuar një botë në të cilën cdo grua trajtohet më respekt dhe dinjitet.
Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare do do të vazhdojë me intensitet e pa u ndalur përballë presioneve të Kryetarit të Opozitës punën për materializimin e aspiratave tona për të rritur dhe promovuar rolin e gruas në shoqërinë europiane Shqipëtare.
02/12/2009
Sot në media është publikuar një faxsimile e proces – verbalit të mbajtur në procesin gjyqësor të divorcit të Kryetarit të Partisë Socialiste Edvin Rama (i njohur ndryshe dhe me emrin Edi Rama) me bashkëshorten e tij të parë, në të cilin zotëria i sipërpermendur deklaron se (po jua lexoj të plotë sic është publikuar në gazetë nga dokumentat origjinalë):
“ I pandehuri ( Edi Rama) ka filluar të sillet ftohtë kur ka mësuar se paditësja është shtatzanë. Në atë kohë pra në Janar të vitit 1990 i padituri është ftohur me të dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij.”
Edi Rama i ka deklaruar trupit gjykues fjalë për fjalë ( marrë nga proces verbali original): “Unë nuk jam në gjëndje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë. Nuk pranoj që është fëmija im, dhe nuk pranoj as ekzaminime laboratorike për këtë. Nuk rris unë fëmijë të të tjerëve”.
Siç, shihet qartë edhe nga dokumentat origjinale të publikuara deri tani, të cilat për herë të parë ja ka publikuar në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor aktual Ymer Baze, denoncimi i këtij fakti të rëndë nuk është shpifje apo sajesë e Partisë Demokratike, por e vërteta lakuriqe dhe e shëmtuar, protagonisti i vëtëm i së cilës është Edvin Kristaq Rama, Kryetari aktual i Partisë Socialiste, i njohur sot ndryshe me emrin Edi Rama.
Fakti është fakt dhe nuk është sulm e as akuzë, e aq më pak për motive politike!
Njëriu që i ka mohuar atësinë fëmijës së vet së bashku me kafshatën e gojës, e që sot e përdor edhe për qëllime elektorale,( e kjo është makabritet dhe jo ndjesi prindërore) nuk ka se si të mos i mohojë shqiptarëve votën e lirë, lëvizjen e lirë, të ardhmen e tyre evropiane. Ky njëri që mohon fëmijën e vet, nuk mund të ndërtoje të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve!
02/12/2009
Është hera e parë në historinë e dhimbshme kombëtare që populli shqitar është kaq afër aspiratës së tij europiane.
Këtë aspiratë po mundohet ta pengoj me cdo mënyrë dhunuesi që e ka emrin Edi Rama. Në një kohë kur Shqipëria bën përpjekjet për t’u integruar ashtu si vendet e tjera fqinjë, protestat e opozitës prezantojnë një imazh që dashur pa dashur nuk japin atë që vërtet Shqipëria është dhe duhet të prezantojë.
Është naive për mua organizimi i protestave të tilla që në thelb kanë një kërkesë që vet kryetari që i udhëheq këto protesta është i bindur se nuk mund të realizohen. Arsyeja është më e thjeshtë, me cdo menyre kërkon të dëmtojë vendin e vet Shqipërinë. Kërkon që proceset integruese të mos realizohen. Qëllimi i vetëm i tij është kolltuku.
Përse gjithë kjo zhurmë për asgjë ? Apo që kryetari i Partisë Socialiste të legjitimojë qëndrimin e tij në krye të partisë edhe pse e coi atë drejt humbjes. E thashë edhe më lart që e quaj naivitet edhe për një fakt tjetër. A nuk ishin komisionerët soialistë ata që firmosën process verbalet dhe i dhanë vulën e vërtetësisë fitores së këtyre zgjedhjeve të cilat kryetari i PS me cdo kusht mundohet t’i manipulojë përmes protestave dhe duke bërë thirrje për dhunë. Shprehjet e hedhura që ne do të vazhdojmë protestat me cdo lloj forme, apo do të rrëzojmë qeverinë të kujtojnë thirrjet e vitit 91.
Përse ështe i etur per kaq dhune kryetari i partisë së opozitës kur ka shumë zgjidhje demokratike, mjera nga më kryesoret është ajo e pjesëmarrjes në parlament?
Cfarë pret ky kryetar të fitojë përmes dhunës, duke arritur deri aty sa të detyrojë edhe njerezit e tij, se do të marrë masa në rast se nuk do t’i përgjigjen thirrjes për në protesta.
Prandaj do t’i drejtohesha bashkëatdhetarëve të mi të mos gënjehen dhe të mos ndjekin një njeri i cili prodhon vetëm konflikte dhe që nuk do t’i vinte kurrë keq për pasojat që do të shkaktonin këto konflikte. Dhe e gjithe kjo jo për keqardhjen e kryetarit për fatet e popullit dhe votës së tij, por për hir të egoizmit të cfrenuar, i cili duke mos ndërtuar familjen e tij s’do të arrinte të kuptonte as marrëdhëniet brenda saj.
01/12/2009
“Një njëri që nuk njeh familjen tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër, vec interest të tij të cmendur vetjak”
Sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e rënda të dhunës të bëra publike, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato. Si grua por edhe si pedagoge, denoncoj fuqimisht dhunën dhe fshehjen e Ramës pas kornizës së privatësisë.
Të nxjerrësh gruan nudo në plazh publik nuk është cështje private por shqetësim për shoqërinë.
Të godasësh bashkëshorten në prani të të tjerëve nuk është cështje private por shqetësim për shoqërinë.
Të mos i japësh fëmijës për 5 vjet detyrimin ushqimor dhe ta sorollasësh nëpër gjygje është mizori e jo privatësi.
Këto janë akte të dënueshme nga ligji për një shtetas të thjeshtë; ndërsa përbëjnë vepra të patolerueshme për një zyrtar në detyrë apo kryetar partie që mbahet nga kontributetet e taksapaguesve.
Kur një njëri i tillë pa moral dhe dinjitet i ushtron këto antivlera në tempullin me të shenjtë për këdo, që është familja, shoqëria është e ekspozuar ndaj marrëzive më c’njerëzore që mund të gjenerojë mëndja e tij perverse.
Kreu i opozitës Edi Rama, është modeli i regresit historik dhe social për Shqipërinë. Ai nuk e njeh familjen. Nje njeri i tillë tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër, vec interest të tij të cmendur vetjak.
Për njerëz të tillë ka kura dhe spitale. Fatkeqesia është se opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomte ndaj këtij interesi. Si rezultat, nuk janë të rastit thirrjet për dhunë dhe destabilitet, pasi për mëndjet perverse këto janë të vetmet mjete për t’i imponuar antivlera të tilla shoqërisë shqiptare.
Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne nuk heshtim dhe as nuk do të heshtim ndonjëherë. Asnjë grua shqiptare, prind apo edukator nuk duhet të heshtë ndaj dhunës në çfarë do lloj forme që paraqitet ajo dhe kushdo qoftë dhunuesi.
01/12/2009
Edi Rama vazhdon i papërmbajtur në dhunimin e familjes dhe të vlerave të saj.
Kështu, denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin cdo ditë e tu thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qënkan dhunim i familjes.
Z.Rama duhet tët rikujtojmë se:
nxjerrja e partneres nudo në plazhe publike është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm në cdo vënd të lirë të botës,
akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe mohimi i kafshatës së gojës fëmijës tënd nëpërmjet këtij preteksti dhe akuze,
rrahja publike e partneres tjetër si dhe aktet e dhunës ndaj familjarëve të tu nuk janë akte private por akte të shëmtuara me përgjegjësi të rëndë publike dhe ligjore.
Duke dënuar aktet e tua të shumtuara denoncojmë keqpërdorimin që ti i bën zonjave të ndëruara të Partisë Socialiste duke i përdorur ato si avokate të dhunës tënde c’njerrëzore.
Hijeshia e këtyre zonjave nuk i mbulon dot aktet e dhunës të z.Rama të ushtruara sistematikisht ndaj partnereve që kanë rrethuar jetën e tij.

|
 |