Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar Zgjedhor ditën e shtunë më datë 12 Dhjetor 2009 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në orën 10.00.
Ky Kuvend Kombëtar Zgjedhor do të jetë akti final i procesit të analizave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit si dhe i zgjedhjes së antarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në kuvendet e degëve.
Këto analiza do të shoqërohen me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave locale për të mënjanuar difektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Kryesia e Partisë Demokratike në plotësim të detyrimeve statutore vendosi ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë nën drejtimin e Nënkryetarit të PD-së z.Astrit Patozi si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statutit të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Ridvan Bode.
Kryesia e Partisë Demokratike ka bindjen e plotë se ky proces zgjedhor do të fuqizojë më tej Partinë Demokratike në të gjitha nivelet dhe përbën një moment të rëndësishëm të bazës elektorale dhe përfaqsimit publik të Partisë Demokratike.

