Archive for 2009

PD, Mëhilli: Rama e konsideron Tiranën si çiflig të aferave të pista

20/08/2009

Edi Rama nxorri sot Sajmir stilolapsin për të mashtruar trilluar dhe shpifur, siç tashmë bën çdo ditë.

Edi Rama ky humbës i madh që ka frikë nga ligji se e dhunon çdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i Prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit.

Ramën dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si çiflig të aferave të tyre të pista, për të grabitur pronat e qytetarëve, për t’i dhënë dy firmave të veta 70% të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron çdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e Prefekturës së Tiranës.

PD: Shqipëria nuk është në krizë ekonomike, në krizë të thellë shpirtërore dhe politike është z.Rama.

17/08/2009

Kryetari mandatprerë i Partisë Socialiste, krizën e Partisë së tij dhe krizën personale u përpoq ta shpreh sot me zëdhënësit e tij si një krizë të përgjithëshme ekonomike.

Ky është një nga trillimet më bajate të këtij humbësi të madh, pra të z.Rama, i cili nga nëntori i vitit të kaluar e gjer sot nuk flet për gjë tjetër përveçse për krizë ekonomike në Shqipëri.

Lidhur me pretendimet e sotme i bëjmë me dije kryetarit mandatprerë:

Se prokurimet publike në 6- mujorin e dytë të vitit jo vetëm që nuk janë ndërprerë, por vetëm gjatë muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht,  janë tenderuar ndërtimi dhe rindërtimi i 316 shkollave në mbarë vendin, i qindra kilometrave rrugë dhe i dhjetëra e dhjetëra ujësjellësave e kanalizimeve si dhe janë tenderuar një sërë prokurimesh të tjera.

Shqipëria nuk është në krizë ekonomike.

Në krizë të thellë shpirtërore dhe politike është z.Rama për humbjen e mandatit të tij.

Vetëm në këtë korrik, Shqipëria është vendi i vetëm me rritje 36% të turizmit, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, dhe se Korridori i Kombit, të cilin z.Rama e shpalli si korridorin e asgjëkundit, ka dyfishuar kalimin nga pika e Morinës.

Shqipëria nuk është në krizë, por në krizë ka zhytur Rama Partinë Socialiste sepse ekonomia shqiptare ka një rritje mbi 6 % dhe të ardhurat buxhetore të këtij viti janë rreth 8% më të mëdha se të vitit të kaluar.

Mund të ketë vërtet kompani të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës që z.Rama nuk i paguan, por nuk ka asnjë situacion të certifikuar të papaguar nga mazhoranca aktuale.

Si përfundim i themi Mr.Krizës se Shqipëria me gjithë dëshirën tënde të madhe e ka lënë krizën vetëm në shpirtin e psikologjinë tënde.