Sot Edi Rama, Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste që i dha 30 leje ndertimi Delijorgjit dhe që po ndërton qytezën me të, që 70 % të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin, që zotëron përqindjet e tij në kullat që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij, vazhdoi sërish me sulmet e rradhës ndaj familjes së Kryeministrit.
Kryetari mandat humbur i PS-së që ka shkatërruar me rradhë njëra mbas tjetrës 4 familje të vetat, duke u shfaqur edhe në publik me sjellje të dhunshme e shtazarake, u shërbye sot sërish me kontigjentin e tij të 0,99-shave që kanë ndërtuar vilat me paratë e vjedhura nga organizata “Mjaft” e që më pas zhdukën edhe kompjuterin për të fshehur gjurmët.
Me sulmet e përditëshme familjare ndaj Kryeministrit, Edi Rama për të cilin vlerat familjare nuk ekzistojnë, përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur që ai bën me 2K, me Edilët, me Shkrelat, me Eftimët, me Fidelat, me Besnikët e Dashët e tij.

