Archive for 2009

PD vlerëson votimin unanim të KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve

01/08/2009

Sot më datë 1 Gusht, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për herë të parë në 17 vitet e fundit, me një votim 7 me 0 miratoi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Votimi unanim nga 7 antarët e KQZ-së, të propozuar nga i tërë spektri politik i vendit përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri.

Partia Demokratike vlerëson këtë votim konsensual si një dëshmi e fortë e pjekurisë demokratike të institucioneve përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve.

Ky votim është një dëshmi tjetër madhore dhe motiv i vërtetë  për pranimin e rezultatit nga të gjitha forcat politike.

Z.Rama duhet të frymëzohet nga fryma konsensuale dhe e bashkëpununimit luajal ndaj ligjit, e bashkëpunimit të mijëra komisionerëve në qëndrat e votimit dhe numërimit të votave, frymë e cila u pasqyrua sot tërësisht edhe me votimin unanim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për 140 mandatet e dala nga zgjedhjet e 28 Qershorit.

PD: Rama në apologjinë e humbjes akuzon procesin më të mirë zgjedhor në të gjithë historinë e vendit

29/07/2009

Sot  Edi Rama, në apologjinë e humbjes sërish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar për të vërtetat mbi këtë proces, më i miri në historinë e vendit. Ai deklaroi për mungesë transparence për procesin parazgjedhor.

Përgjigjen më të mirë ja dhanë qytetarët shqiptarë, 1.4 milionë e të cilëve morën letërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë me përçmim thirrjet e tij për të mos i marrë ato.

Në apologjinë e tij të humbjes, Edi Rama deklaroi se numërimi i votave nuk ishte transparent ndërkohë që pa përjashtim të gjithë komisionerët e tij në Berat, Tiranë e Shkodër kanë firmosur çdo procesverbal  e çdo tabelë rezultatesh pa asnjë vërejtje.

Ky numërim për herë të parë u bë me skanim dhe filmim të plotë të fletëve të votimit, pra me transparencën më të lartë në historinë e vendit, dhe Rama pasi pa një nga një numërimin e votave të të gjithë qarkut të Beratit, kuptoi se ai me ligësi e pabesi po akuzonte komisionerët e Partisë Socialiste se kishin numëruar me korrektesën më të madhe.

Edi Rama mobilizoi burime të mëdha presioni mbi Kolegjin Zgjedhor me të cilat dështoi sepse nuk ishte i zoti të paraqiste as provën më të vogël për parregullsi në numërimin e votave.

Për sa i përket largimit dhe moslargimit të tij nga kreu i PS këto nuk janë problem i Partisë Demokratike, por theksojmë se krahasimi i pozitës së tij me atë të Kryeministrit fitimtar është shumë i pafat.

Kërcënimet e tij janë aq të padenja  saqë janë edhe përpjekjet e tij si humbës për të damkosur zgjedhjet vetëm e vetëm për të maskuar disfatën e tij