Archive for 2009

PD: Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike, një trashëgimi e çmuar që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush

18/07/2009

Sot Edi Rama, sërish për të maskuar humbjen  lëshoi kërcënimet e radhës ndaj institucioneve shtetërore të vlerësimit të rezultatit të zgjedhjeve, por akoma më keq edhe ndaj komisionerëve të tij, të cilët kanë firmosur cdo tabelë dhe rezultat në Berat, Shkodër, Tiranë dhe në të gjitha qarqet e tjera të vendit. Pas anatemimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve, presionit dhe paragjykimit të Kolegjit Zgjedhor, ai bëri të ditur se nuk ka ndërmënd të njohë rezultatin e zgjedhjeve e as të pranojë humbjen. Madje z.Rama, i cili dukej thellësisht i rrënuar psikologjikisht deklaroi se do t’i padisë komisionerët e tij socialiste.

Partia Demokratike i thotë z.Rama se kërcënimet, mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Je ti, ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit z.Rama ! Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë.

E vërteta është se në harkun kohor të dy viteve, Ti, Partia dhe koalicioni që drejtove doli dy herë humbës.

Përsa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur.

Qëndrimi i Kryeministrit Berisha ka qënë dhe mbetet i hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është axhendë e Kryeministrit.

Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trashegimi e çmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë z.Rama ka aksionet e tij.

Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve.

PD : Rama të mos fshihet pas alibive të një humbësi në panik, të përballet me socialistët

17/07/2009

Sot  Edi Rama  për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral, por kësaj rradhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoralë komisionerët socialistë, të cilët në përputhje të plotë me ligjin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në të gjithë historinë e tij.

Partia Demokratike duke shprehur respektin e thelle për komisionerët e të gjitha forcave politike, për punën dhe përkushtimin e tyre, denoncon edhe njëherë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe në një sërë qytetesh të vendit, në nivel lokal.

Z.Rama ! Partia Demokratike të ftoi të përballeshe me shqiptarët dhe ti u fshehe pas karriges së Bashkisë.

Ti humbe z.Rama !  Tani mos u fshih pas alibive të kota, të një humbësi në panik, por përballu me socialistët.

PD: Heqja e vizave brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës

16/07/2009

Deklaratat e “çunave të Bllokut”,  alibi për të maskuar humbjen !

Dje dhe sot Edi Rama, në vazhdën e përpjekjeve për të maskuar humbjen e zgjedhjeve, shprehu gëzimin dhe kënaqësinë se Komisioni Evropian vendosi që të shqyrtojë gjatë vitit liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Dje,  çuni i Kristaqit dhe  sot çuni i Sulës derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë.

Partia Demokratike duke i  konsideruar të neveritshme këto qëndrime të “çunave të Bllokut”,  siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral  për heqjen e vizave brenda vitit të parë të mandatit të saj të dytë do të bëhet realitet.

Një realitet që do të gëzojë çdo shqiptar përveçse disa pinjollëve të nomenklaturës komuniste, të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin që interesat e tyre personale dhe jo të shoqërisë realizohen.

Të tilla deklarata të z. Rama, në tentativë për të maskuar humbjen dhe shpëtuar veten nga dorëheqja, do të kemi rastin t’i dëgjojmë gjatë gjithë verës sepse në fakt këto janë deklarata të një humbësi në panik, të cilat nuk i ka as për Partinë Demokratike  dhe as për mazhorancën, por i sajon si alibi për t’i shpëtuar verdiktit tashmë të socialistëve pasi mori verdiktin e të gjithë shqiptarëve në 28 qershor .

PD: Sulmet e Ramës, klithmat e një humbësi për të shpëtuar lëkurën e tij politike

15/07/2009

Sot Edi Rama në një përçartje skizoide ju serviri shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve, mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja.

Duke mos dashur t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë  z.Rama,  i kujtojmë  atij se njeriu i fundit në Shqipëri që mund të zërë në gojë familjen dhe familjarët është ai. Ai dhe para së gjithash ai, ndërsa sulmet e tij dëshmojnë ultësinë e tij shpirtërore dhe morale.

Sërish Edi Rama vetëm e vetëm për të maskuar përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve.

Sërish i themi z.Rama se koha është e shqiptarëve,  e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë europiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje.

Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste.

I kujtojmë z.Rama se koha e maskarenjve ka qënë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqëndrimit dhe që zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë.

Për sa i përket kërcënimeve e presioneve për mosnjohje të zgjedhjeve i themi z.Rama që ka mbetur me aleat të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbësi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjëndje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshme, vetëm e vetëm  për të shpëtuar lëkurën e tij politike.

Por të gjitha këto janë përpjekje të kota  z.Rama,  që nuk e ndryshojnë dot votën e shqiptarëve.

Për sa i përket sulmeve të publikuara në shtypin e kontrolluar nga z.Rama për projekte të miratuara që do të ndërtohen në gjoja prona të familjes së Kryeministrit,  ju bëjmë me dije se janë thjesht trillime të ulta, të cilat morën ndëshkimin e merituar nga shqiptarët më 28 qeshor.

PD: Rama të respektojë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve

14/07/2009

U bë ditë që z.Rama me zëdhënësit e tij deklaron se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi dje në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qënë në shumicë në qëndrat e numërimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e  tyre ligjore, pavarësisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet.

Sot sërish Partia Socialiste bëri betimin e përditshëm.

PD i bën me dije të gjithë shqiptarëve se zoti Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë cdo gjë tjetër përvec njohjes së tyre sepse kërkon me cdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve.

PD i kërkon edhe një herë Z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni. PD i bën thirrje Znj. Dëshira Subashi, të cilën edhe mazhoranca e ka votuar për të qënë antare e këtij komisioni dhe që në 2007 kjo zonjë votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog në 2009 votoi pro numërimit të votave të Beratit

A do të ishte dakord ajo për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të Qarkut të Fierit në tërësi apo të Durrësit? Duke patur parasysh që ne Lezhë e në Durrës, përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë më e lartë se në Berat?

PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të vet në KQZ te cilet ne shkelje te betimit te bere para Kuvendit, veprojne si nje celule e cila nuk njeh ligje dhe procedura. Ne jemi të vendosur të respektojmë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve.

PD: “Rama të heqë dorë nga presionet; mandati i Fierit, objekt hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor”

13/07/2009

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili cdo ditë me presione dhe kërcënime  përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjet e zgjedhjeve.

PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen.

Nga ana tjetër PD është e vendosur të pranojë cdo rezultat që del nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Natyrisht mandati i Fierit të cilin PS Ia merr PDI me 160 vota më shumë, pavarsisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor