Archive for 2009

Shkodër, Topalli: Mandati i dytë, një revolucion i vërtetë industrial

21/06/2009

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, zonja Jozefina Topalli ka vijuar takimet e drejpërdrejta me qytetarët rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në Shkodër dhe në çdo komunë të qarkut. Ajo  u ndal në Kosmaç të Komunës së Bushatit, ku përuroi edhe  rrugën e këtij fshati rreth  5 kilometra të gjatë, e ndërtuar me buxhetin e shtetit.

Në takimet me banorët, znj. Topalli garantoi se gjatë mandatit të dytë do të pesëfishohen subvencionimet në projektet e zhvillimit të bujqësisë.

“Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të investohet në pemtari , bujqësi e blektori, do të ketë rrugë të asfaltuara, furnizim 24 orë me ujë e energji, shkolla e qendra shëndetësore, sisteme moderne të vaditjes”, tha znj Topalli.

Znj. Topalli vizitoi edhe një nga bizneset e suksesshme të Shkodrës, një fabrikë fasonerie, e cila nga 7 punëtorë që kishte në 2006-tën ka arritur në tre vjet të punësojë 140 punëtorë, kryesisht gra, të cilat paguhen rreth 450 mijë lekë në muaj.

Në katër vite numri i bizneseve në Shqipëri u rrit nga  40 mijë në 102 mijë dhe zonja Jozefina Topalli siguroi se në 4 vitet që vijnë do të dhjetëfishohen investime e huaja në Shqipëri, do të ndërtohen gjashtë parqe industriale që do të përbëjnë një revolucion industrial dhe do të hapen 160 mijë vende të reja pune.   

Në takimet në Shkodër, por edhe në komuna e fshatra Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi të gjithë në datë 26 qershor në sheshin Skëndërbej për të festuar fitoren.

Shehu tek “Kodra e Priftit”: “Legalizimi është proces i pakthyeshëm”

21/06/2009

Kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës Tritan Shehu zhvilloi një takim me banorë tek “Kodra e Priftit”, me të cilët bisedoi rreth problemit të legalizimeve. Shehu i siguroi banorët se ky proces tashmë ka nisur, është i pakthyeshëm dhe se do të marrë zgjidhje përfundimtare shumë shpejt.

“Një premtim i kundërshtarëve tanë thotë: ‘urbanizim, pastaj legalizim’, ndërsa ne themi: ‘legalizim, pastaj urbanizim’. Ajo që thonë kundërshtarët tanë, nuk është kurrësesi në të mirën tuaj, sepse pa qenë pronarë të baneses ku jetoni, nuk besoj se jeni të interesuar për një investim në urbanizim. Ne duam të jemi në funksion të qytetarëve, procesi i legalizimit ka nisur dhe po ecën mjaft mirë”, tha Shehu që shtoi se brenda mandatit të ardhshëm do të realizohet edhe ëndrra më e madhe e shqiptarëve, hyrja në BE.

“Puna jonë është e dukshme dhe na jep të drejtën të kërkojmë mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 28 qershorit, për të realizuar ëndrrën e madhe, hyrjen në BE. Na nevojitet vota juaj për të çuar më tej reformat me vizionin tonë europian”, tha Shehu.

Olldashi në Remas: Në mandatin e dytë çdo shtëpi shqiptare do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë

21/06/2009

Olldashi ne Remas -Kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit Sokol Olldashi dhe Eno Bozdo zhvilluan takime me  banorët e dy fshatrave të komunës Remas në Lushnjë.  

Gjatë fjalës së tij drejtuar banorëve, Olldashi premtoi se ne kater vitet e ardhshme, qeveria e PD-së do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujit të pijshem jo vetëm në çdo qytet dhe fshat, por në çdo familje shqiptare kudo që ndodhet.

“Në katër vitet e ardhshme, do të bëjmë të mundur që jo vetëm në Remas, por në të gjithë territorin e Shqipërisë të mos ketë asnjë shtëpi pa furnizim 24 orë me ujë cilësisht të mirë”, tha Olldashi që shtoi se në këto 4 vite qeverisje, mazhoranca e djathte ka dhënë të gjitha provat se i kthen në realitet të gjitha premtimet e saj.

“Në 2005, kur erdhëm në pushtet, nuk gjetëm projekte, shpenzuam 1 vit e gjysmë për t’i përgatitur ato dhe në dy vjet e gjysmë ndërtuam 730 ujesjellësa. Kemi investuar në qarkun e Fierit 10 herë më shume sesa qeveritë paraardhëse, pra i kemi dhënë të gjitha provat se i realizojmë objektivat tona”, tha Olldashi.

Xhaferri takime me banorë të lagjes 7 dhe 8: Do të ndërtojmë rrugën nga lagjja 7 deri tek “Nish Tulla”

21/06/2009

Xhaferri - lagjja 7Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri zhvilloi dy takime me banorë të qytetit, një në lagjen nr. 8, ku ishte i shoqeruar nga kandidatja tjetër në këtë qark Albana Vokshi dhe takimin tjetër në lagjen nr.7 me kandidatin Igli Cara.  

“Investimet e kësaj qeverie në infrastruktrë janë domethënëse. Kryeprojekti i autostradës Durrës – Kukës, superstrada Tiranë-Durrës, rruga e Kënetës janë projekte që lidhen direkt me zhvillimin ekonomik të qytetit tonë”, tha Xhaferri që premtoi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës nga lagjja nr.7 që njihet si “Çezma ferrës” deri tek Nish Tulla, rrugë të cilën, sipas tij, kryetari i  bashkisë Vangjush Dakos, nuk e ndërtoi edhe pse kishte mundësi.

Xhaferri tha se ashtu si kjo qeveri mbajti premtimin për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike, ashtu  ashtu do të mbajë dhe premtimin përsa i përket furnizimit me ujë 24 orë në çdo shtëpi. Gjithashtu, Xhaferri përmendi dhe punën e shkëlqyer që sipas tij, është bërë me Portin e Durrësit, të cilin “qeveria socialiste e kishte lënë në gjendje katastrofike”.

Ruli banorëve të Libohovës: “PS ka kandiduar në Gjirokastër kandidatë që nuk meritojnë t’ju përfaqësojnë”

21/06/2009

Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i PD-së për qarkun e Gjirokastrës Genc Ruli takoi banorët e Libohovës, të cilëve u kërkoi mbështetjen në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse, sipas tij, vota pro PD-së është siguri për të ardhmen.

Ministri i Ekonomisë u tha votuesve se investimet e qeverisë Berisha gjatë këtyre katër viteve kanë bindur jo vetëm përkrahësit e PD-së por edhe të majtët për seriozitetin e punës së qeverisë. Ruli tha se përballë zërit të fuqishëm demokrat, PS ka kandiduar figura që nuk e meritojnë të përfaqësojnë qarkun e Gjirokastrës.

“Ne e meritojmë të fitojmë, ne meritojmë të kemi mbështetjen e qytetarëve të Gjirokastrës, jo vetëm për ato që kemi bërë, por më shumë, për ato që do të bëjmë 4 vitet e ardhshme. Një nga prioritetet tona do të jetë zhvillimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, krahas punësimit dhe rritjes së vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve”, tha Ruli në Libohovë.

Olldashi në Portëz dhe Marinzë: Do nisin punimet për segmentin Marinz-Sheq-Fier; Prioritet i mandatit të dytë, infrastruktura rurale

21/06/2009

foto_,ne_plug_dhe_te_marinas_Në vazhdim të turit elektoral, kandidati i PD-së për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi  zhvilloi takime me banore të fshatit Plyg të komunës Portëz dhe të fshatit Marinzë të komunës Kuman.

Gjatë këtij takimi, banorët e Plygut shprehen shqetesimin  e tyre per lënien në harresë  përgjate tetë viteve nga deputeti i tyre i zonës Blendi Klosi.

“Përballë keni dy alternativa, atë të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste. Ne kemi provuar se gjate  4-viteve të qeverisjes demokratike i kemi mbajtur premtimet dhe nuk ju kemi gënjyer siç bënë socialistët gjatë 8 viteve”, tha Olldashi që premtoi ndërtimin e segmentit rrugor Fier – Plyg – Krap – Lalar si dhe njoftoi fillimin  e punimeve për segmentin Marinz-Sheq-Fier. Sipas tij, një ndër prioritetet e mandatit të dytë qeverisës do të jetë asfaltimi i çdo rruge qe lidh fshatin me komunen dhe çdo qendër komune me akset kombetare.

“Do të vazhdojmë të investojme ne 4- vitet e ardhshme për zhvillimin e infrastukturës së çdo fshati të kësaj komune, në çdo fshat të këtij qarku, çka do të thotë që përveç akseve kryesore kombëtare që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë, do të lidhim çdo fshat  me qendren  e komunes dhe cdo qender komune me akset kombetare me  rruge te asfaltuara”, tha Olldashi.

Berat, Pollo: Boshti i Jugut është një projekt i madh kombëtar

20/06/2009

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Genc Pollo në një takim me mbështetës prezantoi projektin për ndërtimin e Boshtit të Jugut. Pollo tha se ky është një ndër projektet më të mëdha në infrastrukturë që do të finalizohet në mandatin e dytë të Partisë Demokratike.

Kandidati i PD-së që kryeson dhe listën e Partisë Demokratike në Berat , u ndal në rëndësinë që ka Boshti i Jugut në zhvillimin e  Beratit dhe zonave që e rrethojnë atë.

pollo-boshti-i-jugut1“Kjo që shihni – tha z. Pollo në fjalën e tij, – është vetëm një pjesë e kësaj rruge! Ideja për ta paraqitur atë është pjesë e detyrimit tonë që të shpjegojmë se për çfarë angazhohemi. Boshti i Jugut nuk është projekt thjesht i një qyteti, apo i një rrethi, por ky është një projekt i madh kombëtar.”

Z. Pollo në bashkëbisedim me qytetarët e Beratit deklaroi se “Boshti i Jugut” do të jetë një urë lidhëse që do të bashkojë Beratin me Tiranën.

“Berati sot është një qendër zhvillimi, është një qendër e shkëmbimeve tregtare. Boshti i Jugut është një rrugë që ndryshon historinë rajonale, historinë e Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme.”

Z. Pollo tha se projekti për ndërtimin e Boshtit të Jugut do të kushtojë 491 milionë euro dhe do të nisë zbatimin shumë shpejt. Pollo u bëri thirrje qytetarëvë të Beratit të votojnë Partinë Demokratike për të bërë realitet ndërtimin e kësaj vepre madhore në infrastrukturë.

Durrës, Vokshi takime në Maskuri dhe Borizanë

20/06/2009

vokshi-nw-borizane

 

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun Durrës, Albana Vokshi u takua me banorët e Maskurisë në Komunën Rrashbull dhe me mbështetës në Borizanë, Krujë.

 Pasi foli për investimet e bëra gjatë 4 viteve, në mandatin e parë qeverisës, Vokshi u ndal tek prioritetet kryesore të qeverisë së Partisë Demokratike.

Znj. Vokshi premtoi se në katër vitet e ardhshme do të pesëfishohet granti për bujqësinë dhe do të subvecionohen të gjitha inputet e saj që kanë të bëjnë jo vetëm me naftën, por edhe me plehrat kimike.

Gjithashtu Znj. Vokshi u premtoi banorëve se do të zgjidhet shumë shpejt problemi i ujësjellësit të Durrësit, që do të furnizojë 24 orë me ujë të pijshëm të gjithë zonën.

“Kjo është fushata më e bukur dhe më masive e Partisë Demokratike pasi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj janë më aktivë. Partia Demokratike është modeli që shqiptarët kanë vendosur ta votojnë dhe për këtë arësye fitorja në këto zgjedhje do të jetë mashështore “, tha znj Vokshi.

Kandidatët e PD-së inspektojnë punimet në rrugën e Shëngjergjit; Strazimiri: Do të shumëfishojmë investimet në zonat rurale

20/06/2009

shengjergj-rruga

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Gent Strazimiri, Majlinda Bregu, Ilir Rusmali dhe Aldo Bumci inspektuan sot punimet për ndërtimin e rrugës që lidh komunën e Shëngjergjit me Tiranën dhe takuan banorë të kësaj zone të cilët shprehën falënderimet për qeverinë Berisha, e cila, sipas tyre, i ka kushtuar vëmendje të madhe  investimeve në zonat periferike të Tiranës dhe në veçanti Shëngjergjit që është edhe zonë turistike .

“Me ndërtimin e këtij segmenti rrugor banorët e Shëngjergjit do të udhëtojnë drejt Tiranës vetëm për 30 minuta,  ndërkohë që në kushtet aktuale koha e udhëtimit në këtë destinacion zgjat 4 orë”, tha Strazimiri që shtoi se mandatin e ardhshëm do të shumëishohen investimet në komuna duke u fokusuar në infrastrukturë dhe në subvencionimin e fermerëve për shtimin e prodhimit vendas.  “Ndërkaq, në Shëngjergj  qeveria ka investuar edhe në ndërtimin e shkollës dhe qëndrës së re shëndetësore”, tha Strazimiri.

Përsa i përket rrugës së Shëngjergjit, kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi tha se ndërtimi i saj është konkretizim i projektit të kryeministrit Berisha për të afruar çdo fshat 15 minuta me akset kombëtare.

Kandidatja e PD-së, në qarkun e Tiranës, znj Majlinda Bregu në takimin me banorët e Shëngjergjit tha se qeveria mbajti premtimet e dhëna dhe se më 28 qershor votuesit e Shëngjergjit do të rikonfirmojnë Partinë Demokratike në pushtet për të bërë realitet anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kandidatët Ilir Rusmali dhe Gjergj Bojaxhi u bënë thirrje banorëve të shkojnë të gjithë në votime më 28 qershor për të rikonfirmuar qeverinë Berisha duke votuar nr.10, pasi, sipas tyre, alternativa e djathtë është siguria për të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin e vendit.

Elbasan, Basha fermerëve: Do të pesëfishohet granti për prodhimin vendas

20/06/2009

Kandidati i Partisë Demokratike, kryesues i listës në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha është takuar me banorë të  komunave, Gjyral dhe Shalës. Basha premtoi  në këto takime pesëfishimin e fondeve që do të përdoren për subvencionimin e fermerëve.

“Subvencionet e drejtpërdrejta për të gjitha projektet për shtimin e prodhimeve vendase  do të marrin nga qeveria 5 herë më shumë fonde se në periudhën 2007-2009″, tha Basha.

Në takimin me banorët e  Shalësit,  Basha premtoi projekte konkrete për zhvillimin e kësaj zone.

“Zotohem këtu për 3 investime , të cilat nuk do të jenë të vetme.  Për rrugën Shalës-Kutalli, për rrugën Shalës-Hazaret  dhe për rikonstruksionin e plotë të ujësjellësit Cërrik-Shalës”, tha kandidati i PD-së në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha në takimet me banorët në Shalës.