Archive for 2009

Patozi dhe Kollozi në Vlorë: Do të gjashtëfishojmë investimet në 4 vitet e ardhshme

14/06/2009

Kandidatët për deputetë të PD-së në qarkun e Vlorës Astrit Patozi dhe Ardian Kollozi takuan sot banorë të lagjes 15 dhe ‘Kushtrimi’ në qytetin e Vlorës, të cilëve u kërkuan mbështetjen në zgjedhjet e 28 qershorit.

“Kemi ardhur këtu të kërkojmë votën tuaj, jo për ato që kemi bërë këto 4 vjet, por ato që do të bëjmë mandatin e ardhshëm. Në Vlorë për 4 vjet investuam 500 milionë, mandatin e ardhshëm do të 6-fishojmë investimet”, tha Patozi duke shtuar se Vlora do të jetë e privilegjuar përsa i përket investimeve në fushën e turizmit.

Kandidatët e PD-së deklaruan se dy nga prioritetet kryesore të qeverisë për mandatin e ardhshëm janë infrastruktura rrugore në zonat rurale dhe furnizimi me 24 orë ujë të pijshëm.

Elbasan, Topalli: “Nënat do të votojnë PD-në për mirëqënien e fëmijëve të tyre”

14/06/2009

topalliok1

 

 

 

 

 

 

 

 

Mijëra gra dhe vajza elbasanase kanë mbushur Pallatin e Sportit të qytetit në takimin me Nënkryetaren e Partisë Demokratike, znj Jozefina Topalli.

Nënkryetarja e PD-së në fjalën e saj tha “nuk njoh nënë në botë që të përdorë fëmijët për interesat e saj. Nënat shohin përmes zemrës. Nënat do të votojnë për fëmijët e tyre, do votojnë Partinë Demokratike. Ne bashkë mund t’u themi atyre burrave, që kanë kurajo të ushtrojnë dhunë: ju jeni vetëm frikacakë. Ata burra që ushtrojnë dhunë mbi gratë janë vetëm frikacakë. Ata burra që nuk sillen mirë me fëmijët janë vetëm frikacakë.”

Ne jemi një komb energjik, ne kemi familje të forta, ne do të vijojmë ndryshimin e Shqipërisë, tha nënkryetarja e PD-së, znj Topalli.

“Nuk ka një qeveri tjetër që për një kohë kaq të shkurtër të ketë investuar kaq shumë. Nuk ka një rast tjetër që të jetë shkruar për të: qeveri kampione në luftën kundër korrupsionit. Një qeveri që ka marrë notën 10 në reformat ekonomike, një qeveri që ka marrë notën 10 në rritjen ekonomike, në kohën e një grizë globale financiare, një qeveri e cila ka marrë notën 10 në procesin e integrimit. Shqipëria ka marrë dhjetë gjatë kësaj periudhe. Ashtu si më 28 qershor, ne do të votojmë numrin 10, Partinë Demokratike.”, tha znj Topalli

Në përfundim të takimit znj. Topalli shprehu mirënjohjen për të gjitha gratë dhe nënat që kanë mbështetur qeverinë e demokratëe në sfidën e zhvillimit të Shqipërisë. “Mbi të gjitha, janë nënat ato, të cilat përpara partive, votojnë për fëmijët e tyre. Ndaj më shumë se asnjëherë tjetër, në 28 qershor ato do të votojnë për Partinë Demokratike, tha znj Topalli.

Durrës, Xhaferri takime me banorët në Manëz: PD shumëfishoi fondet për shërbimet jetike

14/06/2009

xhaferri-ne-bashkine-manezKandidati i Partisë Demokrarike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri u takua me votues të zonave Armath, Kullë në Bashkinë Manëz. Në takimet me ta z. Xhaferri kujtoi se nga statistikat buxhetore të viteve 2002-2005, fondet për bashkinë e Manëz ishin 0 lek. “Në vitet 2002-2005, cilësoi Xhaferri, “kjo bashki nuk ka ekzistuar për PS-në, kurse nga viti 2006-2009, fondet për këtë bashki kanë qenë 145,572 mijra lekë”.

Ai  tha se në mandatin e parë të Partisë Demokratike u dyfishuan pensionet, u ndërtuan rrugë anembanë Shqipërisë. “Të gjitha familjet dhe bisneset u furnizuan  24 orë me energji dhe janë në zbatim projekte për të siguruar ujë të pijshëm pa ndërprerje. Një arritje tjetër arritje e madhe e kësaj qeverie është hyrja në NATO”, tha Xhaferri që siguroi banorët se në vitin e parë të mandatit të dytë të qeverisë Berisha, do të  hiqen vizat dhe se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e ndryshimit për t’u bërë pjesë e BE-së.

Durrës, Cara: Taksat e ulëta, ndihmuan punësimin në bisnesin e vogël

14/06/2009

cara-fotoKandidati i Partisë Demokratike në Durrës, njëkohësisht Kryetari i Degës së PD-së në këtë qytet, Igli Cara zhvilloi takime me banorët e lagjes 7, ku u njoh me problematikën e kësaj zone.

Kandidati Cara përshkoi në këmbë segmentin e rrugës ” Aleksandër Goga” dhe në bisedat me qytetarë dhe përfaqësues të njësive tregtare në këtë lagje diskutoi për projektet e investimeve dhe politikën e taksave të ulëta që ka aplikuar qeveria për të ndihmuar bisnesin e vogël të zhvillohet dhe të rrisë mundësitë e punësimit.

Cara kërkoi mbështetjen e votuesve në Durrës për të mundësuar që në mandatin e dytë të qeverisë , të drejtuar nga demokratët të realizohen reformat për zhvillimin e madh të Shqipërisë dhe për heqjen e vizave me BE-në.

Bumci dhe Rusmali në Kombinat: Gati projekti për ndërtimin e rrugës dhe ujësjellësit

14/06/2009

Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Aldo Bumci dhe Ilir Rusmali ishin në zonën e Kombinatit, ku deklaruan se shumë shpejt në këtë zonë do të ndërtohet një ujësjellës, në mënyrë që të zgjidhet njëherë e mirë problemi i furnizimit me ujë. Kjo zonë e Kombinatit vuante prej 7 vitesh nga mungesa e ujit të pijshëm. Banorët thanë se bashkia e Tiranës i ka diskriminuar dhe i ka lënë pa rrugë dhe ujësjellës prej rreth një dekade.

Në bashkëbisedimet me votuesit e Kombinatit, kandidatët e Partisë Demokratike, Bumçi dhe Rusmali thanë se këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar vazhdimisht projekte për zhvillimin e kesaj zone. Bumci dhe Rusmali siguruan  banorët se pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të ndërhyjnë me një plan konkret për ndërtimin e rrugës dhe rrjeteve të ujësjellësave në këtë lagje, në periferi të metropolit.

Bregu, Tabaku, Fortuzi dhe Mima zhvillojnë takime me tregtarë te Stacioni i Trenit

14/06/2009

bregu-1Kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu, Florion Mima, Jorida Tabaku, Indrit Fortuzi, në vijim të takimeve elektorale, u ndalën dje në një bashkëbisedim me tregtarë te Stacioni i Trenit, ku u njohën më nga afër me problematikën kryesore dhe kushtet në të cilat ata ushtrojnë aktivitetin e biznesit.

Shumica e madhe e tregtarve tregonin faturat e paguara të taksave të bashkisë që jo vetëm janë dyfishuar, por janë absurde, pasi edhe pse paguajnë taksën e gjelbërimit, në këtë treg, sipas tyre, nuk ka asnjë gjethe, jo më pemë.

Duke iu referuar kushteve të tregut, znj Bregu tha se ky treg është lënë në harresë nga bashkia dhe kushtet në të cilat ushtrohet aktiviteti i biznesit janë të papranueshme për standardet e një Shqipërie në zhvillim në çdo cep të saj.

bregu-2“Duhet të ndalojmë politikat diskriminuese të Edi Ramës ndaj biznesit, i cili për hir të interesave të ngushta klienteliste, bën avokatin e karteleve të mëdha të ndërtimit, ku ka edhe përfitimet e tij të dyshimta”, tha kandidatja e PD, Majlinda Bregu që siguroi tregtarët se qeveria ka mbrojtur dhe do të vazhdojë të mbrojë biznesin e vogël në vend, nëpërmjet reduktimit të taksave dhe krijimit të hapësirave të konsiderueshme për zhvillimin e tij.

Ministri Basha takim me banorë të disa lagjeve të Elbasanit dhe banorë të fshatit Vidhas

14/06/2009

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me banorë të disa lagjeve në Elbasan. Në këto takime, Ministri Basha ka ripërsëritur
premtimin se brenda vitit të parë të mandatit të dytë, shqiptarët do të
lëvizin pa viza. Në katër vitet që vijnë, tha Basha nisur nga investimet e parashikuara, Elbasani do të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë.

“Boshti qendror jugor së bashku me Tiranë-Elbasan, me aksin që shkurton
distancën Elbasan-Korçë, pra Qukës-Qaf Plloçë, së bashku me rrugën tjetër që e lidh me tregun verilindor, Librazhd-Stërblevë, do ta kthejë Elbasanin nga zemër gjeografike në zemër ekonomike të Shqipërisë”, tha kandidati i PD-së për Elbasanin që pas takimeve në lagje te qytetit, zhvilloi takime edhe me banorë të fshatit Vidhas.

Kreu i PD-së Berisha në Kombinat: Të vazhdojmë ndryshimin për ta bërë Shqipërinë vendin e infrastrukturës rrugore më moderne ne rajon dhe në Europë

14/06/2009

Kreu i PD-së z.Sali Berisha takoi të shtunën në mbrëmje banorët e Kombinatit, të cilët i falënderoi për mbështetjen që i dhanë Partisë Demokratike katër vite më pare, mbështetje kjo që sipas tij u shndërrua në realizimin e njërit prej projekteve më madhore të të gjitha kohërave për kombin shqiptar, anëtarësimin në NATO.

“Sot jam këtu tek ju për të kërkuar besimin tuaj, votën tuaj për një mandat të dytë. Ua kërkoj këtë votë jo për ato që realizuam në mandatin e parë, por për horizontin e ri që sëbashku do të kapim në mandatin e dytë, 2009-2013. Ju ftoj të bashkohemi për të vazhduar ndryshimin, për të realizuar brenda vitit të parë të mandatit të dytë lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza në mbarë Europën. Ju bëj thirrje të vazhdojmë ndryshimin për të bërë Shqipërinë vendin e infrastrukturës rrugore më moderne ne rajon dhe në Europë”, tha kryeministri qëi ftoi qytetarët e Kombinatit të votojnë PD për të vazhduar ndryshimin, për të punësuar shqiptarët, pasi puna dhe punësimi, sipas tij, do të jenë kryefjalë e mandatit të të dytë.

“Demokratë, të pa parti, socialistë dhe të të gjitha bindjeve, ju bëj një thirrje vëllazërore: bashkohuni me ne në projektin tonë të madh, të Tiranës europiane, të Shqipërisë europiane. Bashkohuni me ne sepse ky projekt nuk është thjeshtë çështje e një partie, ky projekt është projekti i shpirtit, mendjes dhe zemrës të çdo shqiptari. Socialistë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë mendoni për një moment, cfarë ju lidh juve me Edi Ramën. Asgjë nuk ju bashkon. Ai nuk ju do ju, ai do nëntëdhjetë e nëntëshat e tij, me të cilët bën pazaret e fëlliqura të lejeve të ndërtimit”, tha më tej kryeministri që shtoi se ndryshe nga Rama, me Berishën I lidh projekti europian, rrogat e pensionet më të larta se 6 vende të tjera të Bashkimit Europian, krijimi i 160 mijë vendeve të punës, lëvizja e lirë brenda vitit të parë, besimi i madh që ka Europa dhe bota tek Sali Berisha dhe tek Partia Demokratike”.

“Edi Rama festoi dje 18 vjetorin apo 70 vjetorin e partisë së tij. E vërteta historike është se ajo parti 18 vjet më parë, parti e krimeve më monstruoze, ndërroi vetëm emrin. Por e vërteta tjetër është se ne këto 18 vjet ajo parti ia doli të anëtarësohet në internacionalen socialiste. Kurse që kur e mori Edi Rama dhe e shndërroi në klubin e nëntëdhjetë e nëntshave, partia e tij voton kundër çdo ligji sepse do të shkuarën. Partia e tij voton kundër rritjes së rrogave, kundër rritjes së pensioneve, voton kundër aplikimit  për vend anëtar në Bashkimin Europian, voton kundër gjykatës kushtetuese”, iu drejtua qytetarëve kreu i qeverisë duke iu bërë thirrje të marrin letërnjoftimet e reja, si dëshmi e vullnetit të hekurt për të patur dokumentat më moderne të identitetit, për t’u barazuar me qytetarët e vendeve më të zhvilluara, por edhe për të votuar me dinjitetin më të madh, në liri të plotë për t’u bashkuar me Europën ashtu siç shqiptarët e meritojnë.

“Tre ditë më parë, në përputhje me premtimin tim u riktheva në treg letrat me vlerë. Ky vendim është një dëshmi tjetër për ata që besojnë tek ne se do të zhgënjehen kurrë. Janë këtu në Kombinat disa qindra familje, t’i gëzojnë banesat e tyre, Sali Berisha do t’i privatizojë. Asgjë nuk më pengon pa kompletuar privatizimin e tyre”, përfundoi z.Berisha duke bërë thirrje që në 28 qershor të gjithë të votojnë  nr.10:

“10-a jeni ju, 10-a është më e mira, më i miri, 10-a është fitorja, 10-a është Shqipëria, 10-a është Partia Demokratike, 10-a është Europa e cila mezi po pret Shqipërinë blu, fitoren tuaj, fitoren tonë, fitoren e mbarë Shqipërisë”.

Ruli, takime elektorale ne Fshat Memaliaj: Në mandatin e dytë do të zgjidhim të gjitha problemet me rrugët

13/06/2009

Kandidati i Partise Demokratike ne qarkun e Gjirokastrës dhe njekohesisht Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Z. Genc Ruli e ka përqëndruar aktivitetin e tij elektoral në komunën “Fshat Memaliaj”.

Ministri Ruli, gjate takimeve me banore te komunes ka nenvizuar rolin e qeverise ne keto kater vjet ne realizimin e premtimeve te bera si dhe ne ato çka do te behen ne mandatin e dyte te kesaj qeverie. “Sfidat tona kane qenë koha dhe gjetja e burimeve financiare. Perkushtimi per nje qeverisje te ndershme dhe objektivat e qarta per t’ju pergjigjur nevojave te njerezve sfiduan faktorin kohe. Persa i perket gjetjes se burimeve financiare, ju siguroj se ato i gjetem ketu. Ishin parate tuaja. Ne keto 4 vite u mblodhen 4 miliardë dollarë pa rritur taksat, por duke i ulur ato. Ne luftuam korrupsionin në dogana, tatime dhe tenderime”, tha Ruli që shtoi se qeveria ka treguar kujdes ndaj shtresave te ndryshme sociale dhe se kjo eshte arsyeja e rritjes se pagave për buxhetorët, arsimtarët, mjeket, infermieret dhe pensionistet.

“Nje kujdes i veçante u tregua per pensionet e fshatit te cilat u riten ndjeshem dhe ne mandatin e dyte te kesaj qeverie do te barazohen me ato te qytetit. Ne kerkojme te shkojme ne Europe dhe sigurisht qe do ta arrijmë këtë. Por në Europë s’mund te shkojme me nje qytet te pasur dhe nje fshat te varfer. Kjo eshte arsyeja qe ne nga 6100 km rruge te realizuara ne mbare vendin, 1600 km i kemi bere vetem ne fshat”, iu drejtua Ruli banorëve të cilët i siguroi se ne mandatin e dytë, do të zgjidhen përfundimisht edhe problemet me ujin dhe rrugët.

“Aksi i vertete qe afron zonen jugore me Tiranen eshte aksi Memaliaj-Berat qe do te filloje se shpejti. Europa ne zgjedhjet e fundit ka treguar se ecen djathtas sepse qeverite e majta nuk diten te menaxhonin krizen ekonomike, prandaj ka perfunduar Ruli do t’ju beja thirje vetem te krahasoni çkane bere ata ne 8 vite dhe ç’beme ne ne 4 vjet. “Votoni punen” ka perfunduar deputeti i PD.

Pollo takime elektorale në Berat, Urë Vajgurore, komunën Cukalat, Poshnje, Velabisht

13/06/2009

Pollo në lagjen “10 korriku”: “Berati do kthehet në një manjet turistik shqiptar, por dhe me gjerë”

Në vijim të turit të tij elektoral zëvendëskryeministri z. Genc Pollo takoi sot në një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Beratit, qindra mbështetës të Partisë Demokratike, ku bashkëbisedoi me ta për problematikat e ndryshme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe për sfidat që na presin në këto ditë që kanë ngelur nga fushata elektorale.

Në fjalën e tij z. Pollo u ndal në bilancin pozitiv të qeverisjes së Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve dhe theksoi se edhe i majti me ekstrem e kupton dhe nuk mund të thotë që nuk janë shënuar suksese të dukshme në të gjitha fushat.

Më pas z. Pollo vazhdoi: “Berati i lagjeve autoktone edhe në kohët më të vështira ka votuar për Partinë Demokratike, ndaj ne kërkojmë votën tuaj në nivele të larta, në mënyra që ta përfaqësojmë Beratin në nivelet më të larta.”

“Vota e qershorit është e rëndësishme për Beratin dhe për gjithë Shqipërinë, prandaj Berati duhet të arrij entuziazmin e vitit ‘92 dhe të jetë në ballë të fitores si në qarqet e tjera”, tha ai duke u ndalur edhe në listën përfaqësuese të Partisë Socialiste:

“Nuk është dinjitoze për Beratin lista që paraqet Edi Rama. Përfaqësuesit e tij kanë nivel të cekët dhe formim arsimor të cunguar, disa prej tyre, si po del kohët e fundit, kanë probleme edhe me ligjin.”

z. Pollo theksoi edhe një herë rëndësinë e Boshtit të Jugut, ku tha: “Duhet të vazhdojmë reformat dhe ndryshimet pozitive që kjo mazhorancë ka nisur, në mënyrë që ta kthejmë Beratin në një manjet turistik për Shipërinë, por edhe më gjerë, duke e kthyer Beratin në qendër të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet Boshtit të Jugut, të cilin Partia Socialiste nuk e ka në prioritetet e veta.”

Në përfundim z. Pollo kujtoi edhe një herë të pranishmit se “perspektiva është e qartë dhe s’ka me dilema. Duhet punë, edhe pse statistikat tregojnë se ka zhvendosje të votës në drejtim të Partisë Demokratike, që të ketë vazhdimësi. Prandaj në zgjedhjet e 28 qershorit duhet votuar numri 10.”

 ***

 Pollo me të rinjtë në Urë Vajgurore: Më 28 qershor të votoni për numrin 10

 Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo mori pjesë në një tubim festiv me të rinjtë e Urës Vajgurore, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, z. Thoma Rumniçi, i cili deri pak kohë më parë ka qenë Prefekti i qarkut të Beratit.

Pollo tha se Ura Vajgurore më 28 qershor do të bashkohet me ndryshimin e gjithë Shqipërisë, duke votuar për Partinë Demokratike dhe për numrin 10.

“Ju sapo keni mbyllur një fazë dhe keni hapur një tjetër”, iu drejtua z. Pollo të rinjëve maturantë, të cilët ditën e djeshme kishin dhënë provimin e fundit të maturës shtetërore. – “Dje kishit provim, ndërsa sot keni festë, është festa e fitores së madhe”.

Së fundi z. Pollo u bëri thirrje edhe një herë të rinjve “që të aplikojnë për pajisje me karta identiteti, të shkojnë t’i tërheqin ato dhe më 28 qershor të votojnë për numrin 10, për Partinë Demokratike.”

 ***

Pollo në komunën Cukalat: Shtrimi i të gjitha rrugëve mes fshatrave, prioriteti ynë në 4-vjeçarin e ardhshëm

Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo mori pjesë dje në disa takime në komunën Cukalat, ku së pari u ndal në fshatin Çet, i cili është fshati më i largët i kësaj komune, ku foli për disa prej çështjeve që i interesojnë kësaj komune, në veçanti për rrugën që lidh qendrën e komunës me fshatrat e tjera dhe për ndërtimin e ujësjellësit të komunës Cukalat që do të bëjë të mundur furnizimin e të gjithë fshatrave përreth me ujë të pijshëm.

z. Pollo u ndal në fjalën e tij në projektin e qeverisë për ndërtimin e rrugës Çet-Allambrez, e cila është tenderuar dhe është në proces për nisjen e punimeve dhe më pas për vazhdimësinë e rrugës Allambrez-Vlosht, e cila do të bëjë më tej edhe lidhjen me fshatin Roskovec.

Më pas z. Pollo vazhdoi takimet në fshatin Allambrez, ku, mes të tjerash, kujtoi “politikat mjaft të mira të qeverisjes së Partisë Demokratike për bujqësinë që i dhanë një herë dhe përgjithmonë fund traditës korruptive të naftës pa akcizë të socialistëve, e cila bënte të mundur që nafta të përfundonte në duart e kryetarëve të komunave, të cilët e ndanin atë sipas preferencave të tyre”.

Buxheti i qeverisë për qarkun e Beratit për bujqësinë ka qenë rreth 200 milionë lekë, një pjesë mjaft e mirë e të cilit është përqendruar në komunën Cukalat.

Në komunën Cukalat kanë përfituar nga subvencioni i qeverisë shqiptare 105 familje

 ***

Pollo në Poshnje: 28 qershori do të rikonfirmojë fitoren e Partisë Demokratike

Në vazhdim të turit të tij elektoral, z. Genc Pollo zhvilloi një takim elektoral në fshatin Gajdë të komunës Poshnje.

“Kemi ardhur këtu – tha z. Pollo,- jo për të bërë një bilanc të punës tonë në këto 4 vite, ngase ai është i dukshëm, por për të vënë objektivat e reja për qeverisjen e gjithë vendit dhe për komunën Poshnje.”

“Dritat ishin një premtim i qeverisjes së Partisë Demokratike që u mbajt në mandatin e parë qeverisës. Tani na ngelen vetëm rrugët që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin.” – vazhdoi fjalën e tij z. Genc Pollo.

Në takimin e fshatit Gajd z. Genc Pollo shoqërohej edhe nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike, z. Bujar Hoxhaj.

z. Pollo u ndal edhe një herë në datën e zgjedhjeve të 28 qershorit ku theksoi rëndësinë e aplikimit për karta identiteti për ata që s’kanë aplikuar ende, dhe për tërheqje të kartave për ata që kanë aplikuar, në mënyrë që 28 qershori të kthehet në një fitore të madhe dhe të mos i mungojë asnjë votë Partisë Demokratike.

 ***

Pollo në shkollën “Kristo Isak”: Do të mbështesim arsimin profesional

Gjatë një takimi me nxënës dhe mësues të shkollës profesionale “Kristo Isak” në Berat, zëvendëskryeministri z. Genc Pollo u ndal në rëndësinë që qeveria e Partisë Demokratike i ka dhënë arsimit profesional dhe mundësit që ai si ish-ministër i Arsimit ka krijuar në mbështetje të këtij arsimimi.

z. Pollo inaguroi në takimin e djeshëm disa prej kabineteve më të reja të kësaj shkolle, siç janë baxhoja e djathit dhe kuzhinës për praktikat profesionale.

Shkolla “Kristo Isak” ka punuar me projekte në fushën e hoteleri-turizmit, agrobiznesit dhe gjuhëve të huaja dhe në vitet e ardhshme do të lihet e hapur mundësia për t’i shtuar edhe më tepër këto projekte- tha në fjalën e saj drejtoresha e shkollës.

Projekti i kësaj shkolle ishte që prodhimin e saj ta fuste në treg, siç ishte rasti i djathit me erëza. Ky projekt do të realizohej nga shkolla me të ardhurat e saj nga praktikat.

z. Pollo i falënderoi drejtuesit e shkollës për punën e bërë dhe i premtoi se do të kenë mbështetjen e qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike dhe mbështetjen e tij personale si deputet të qarkut të Beratit.

 ***

Pollo në komunën Velabisht: “Pensionet e fshatit do t’i barazojmë me të qytetit”

Gjatë takimit ditën e djeshme në fshatin Malinat, z. Genc Pollo prezantoi kandidaten e Partisë Demokratike, znj. Hedije Poni.

Ashtu si u shprehën edhe banorët e zonës, është hera e parë që në fshatin Malinat, fshatin më të largët të komunës Velabisht, vjen një personalitet kaq i lartë, siç është zëvendëskryeministri i Shqipërisë, z. Genc Pollo, të cilin banorët e kishin parë vetëm nëpërmjet TV-së.

z. Pollo në fjalën e tij u shpreh se 4 vjetët e qeverisjes kanë qenë pozitive dhe kanë qenë vite të premtimeve të mbajtura të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Premtuam drita – tha z. Pollo, – dhe sot kemi drita 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 4 javë në muaj dhe 12 muaj në vit.

Ne jo vetëm që këto 4 vite ngritëm pensionet e fshatit, por në 4-vjeçarin e ardhshëm të qeverisjes së Partisë Demokratike, ne do të barazojmë pensionin e fshatit me atë të qytetit. – vazhdoi në fjalën e tij z. Genc Pollo.

Po ashtu, edhe kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, znj. Hedije Poni, i premtoi banorëve të fshatit Malinat se në 4-vjeçarin e ardhshëm të qeverisjes së Partisë Demokratike do të bëhet i mundur studimi i mundësisë së ndërtimit të rrugës që lidh fshatin Bilçë me fshatin Malinat, ose fshatin Malinat me fshatin Mrakull dhe më pas në rrugë kryesore.

Banorët e fshatit Malinat falënderuan në fjalën e tyre zëvendëskryeministrin, z. Genc Pollo, për reformat e qeverisë së Partisë Demokratike dhe i premtuan votën e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit.