
Archive for 2009
31/05/2009
Në mesditën e sotme, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi shembën në mënyrë simbolike murin e fundit ndarës të tunelit Thirrë-Kalimash, pjesë e rëndësishme e segmentit Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës. Pasi u takuan dhe përshkuan tunelin, të dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në prani të qindra qytetarëve vendas dhe atyre të ardhur nga Kosova.
”Dëshiroj t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht, të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në realitet. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptareve, përjetuam shembjen, jo të një muri , por të një mali, përjetuam shembjen, jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me Kryeministrin e Kosovës, me ju zotërinj ministra, zonja Kryetare, miq të dashur, tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Evropë dhe më gjere”, nisi fjalën e tij kryeministri Berisha, që e cilësoi tunelin e Kalimashit, “tunelin e bashkimit të kombit, tunelin, i cili do të bëjë që brigjet e Shqipërisë, portet e saj, t’u shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por t’u shërbejë të gjitha kombeve te rajonit”.
“Sot ne vendosëm se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgjë, që mund ta ndaje, jo vetëm shpirtërisht por as fizikisht këtë komb. Sot, ne inauguruam tunelin, që bashkon jo vetëm shqiptaret, por inauguruam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit dhe të qarkullimit, bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbet, bullgarët dhe të gjitha kombet e këtij rajoni”, tha mw tej kryeministri qw shtoi se “tuneli është një vepër e kushtueshme, por për një komb dhe njerëz kohëhumbur si shqiptarwt, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, sesa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm”.
Sipas kryeministrit, çmimi i këtij tuneli është dhjetëra e qindra herë më i vogël se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që iu bën njerëzve dhe qytetarëve, si dhe dalja në det që i jep Kosovës, por dhe fqinjëve të saj.
Z.Berisha e mbylli fjalën e tij me një falënderim dhe mirënjohjë drejtuar gjithë punonjësve, inxhinierëve, teknikëve, të kompanisë Bechtel-Enka, të cilët, sipas tij, realizuan këtë tunel në kohë rekord duke sjellë teknologjitë më të larta bashkëkohore, disiplinën më të lartë, ekspertizën më të thellë. Ai, gjithashtu, falënderoi ministrat Basha dhe Olldashi, gjithë punonjësit e administratës, Parlamentin për mbështetjen e madhe që i dha projektit, e në vecanti miqtë e pranishwm, z.William Walker dhe zonjen Ajzenhauer.
Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi e nisi fjalën e tij me mesazhet e përgëzimet e qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj , të gjithë popullit të Kosovës për atë që e quajti kryevepër.”Sot është një ditë madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Sot është një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht, sepse ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. Janë të shumta dhe të pallogaritshme rastet, kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi, me orë të tëra, në shi, në borë dhe në acar, e bëmë këtë rrugë, në këmbë, për lirinë e vendit. Që sot, Kosova dhe Shqipëria, Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra tjetrës dhe do të afrohen dhe më tepër. Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë pranë njëra-tjetrës dhe kështu do të jemi përgjithmonë”, u shpreh z.Thaci që shtoi se pavarësia e Kosovës i jep kësaj rruge dimensionin e plotë të afrimit.
“I nderuari kryeministër, ne kemi qene të ndarë në shekuj , por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për t’u afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për t’u afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada. Dhe unë e di, siç e dini të gjithë ju se kurrë më, të rinjtë tanë, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës nuk do të ecin më në këmbë, nëpër baltë, fshehurazi dhe me tmerrin e frikës, për të bërë këtë rrugëtim të lirisë dhe zhvillimit të vendeve tona. Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia. Na ndanin bjeshkët, malet e thepisura, dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar me punë, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shndërruar në dhjetëra e dhjetëra ura dhe tunele komunikimi”, vijoi më tej fjalën e tij z.Thaci, i cili përgëzoi z.Berisha në emër të Kosovës, popullit të saj,” për këtë punë kolosale, për këtë kryevepër që do të mbartë ide, mallra, rritje ekonomike për të dy vendet, si dhe do t’i japë shtytje zhvillimeve të shumanshme. Në fund të fjalës së tij, z.Thaci u zotua se për një kohë shumë të shkurtër, kjo rrugë do të vazhdojë më tej, në Vermicë, Prizren, dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Në këtë eveniment, kryeministri Berisha, u shoqërua nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, , si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, shoqërohej nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Ministri i Transporteve Fatmir Limaj, anëtarë të qeverisë, e deputetë të parlamentit të Kosovës.
31/05/2009
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha ka premtuar në takimin me banorë të Hotolishtit dhe të Polisit se në katër vitet e ardhshme do të pesëfishohet granti për fermerët.
“Gjatë këtij mandati 13 mijë familje përfituan 30 milionë dollarë. Deri ne vitin 2010 do të përfitojnë 22 milionë dollarë. Në 4 vitet e ardhshme do të pesëfishohen grantet, se për ne, integrimi europian nuk ka kuptim pa fshatin europian. Alternativa e “politikës së re” të Edi Ramës, – tha ministri Basha, është riciklimi i ministrave të diktaturës komuniste”.
“Nën etiketën e politikes së re, Rama kërkon të rikthejë ministrat e diktaturës, ata që gjakosën studentet, ata që varfëruan shqiptarët dhe që kërkojnë të pasurohen përsëri si monopolistë, në ortakëri me krimin dhe konfliktin e interesit”, tha z. Basha.
Gjatë takimit me banorët e Hotolishtit dhe të Polisit në qarkun e Elbasanit, Basha ka bërë një bilanc të investimeve në këto komuna, ku ka theksuar se në këtë mandat qeveria ka investuar 1.755 miliardë lekë të vjetra në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, etj.
30/05/2009
Kreu i PD-së z.Sali Berisha zhvilloi pasdite një takim me qytetarwt e Lushnjës, të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe besimin e deritanishëm, pasi, sipas tij, ky besim ishte përcaktues për përmbushjen e premtimeve dhe vazhdimin e projektit të PD-së.
“Katër vite më parë ne kishim besimin tuaj dhe shpresën e madhe se do t’ia dilnim, por pas katër vitesh ne e shndërruam këtë besim në kërkesën e 28 prillit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Katër vite më parë, ne u zotuam se do të shembim murin e krimit. Sot, katër vite më pas Lushnja juaj dhe Shqipëria jonë renditet ndër vendet më të sigurta në Evropë. Shqipëria ka pritur vjet 2.7 milionë turistë me dinjitetin më të madh dhe me sigurinë më të madhe. Katër vite më parë, kur vendi mbulohej i tëri nga sistemi i kleptokracisë, ne u zotuam për duart tona të pastra. Por, nga buroi zotimi ynë? Zotimi ynë buroi nga morali juaj dhe nga besimi ynë tek morali juaj i pastër”, iu drejtua z.Berisha mijëra qytetarëve që mbushnin sheshin kryesor të qytetit.
Kryeministri kujtoi se sot, pas katër vitesh, janë nxjerrë 4.2 miliardë dollarë nga kthetrat e zeza të korrupsionit në tatime, në dogana, në prokurime dhe shpenzime; Shqiperia ka lene pas 95 vende në luftën kundër korrupsionit; eshte anëtarësuar në NATO; ka aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian; renditet e dyta në botë për sa i përket klimës së biznesit; është më e mira në Ballkan dhe në dhjetë vendet më të mira të botës për luftën kundër korrupsionit; të gjitha këto, sipas kryeministrit “janë arritur falë mbështetjes dhe besimit të qytetarëve”.
“Ne sot kërkojmë sërish besimin tuaj, por e kërkojmë atë pasi shpresat e përbashkëta të katër viteve më parë i kemi shndërruar në realitete të mëdha të përditshme të jetës sone. Unë jam sot mes jush për të kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj për një marrëveshje të re dhe për një program të ri. Një program jo të thjeshtë, por të vështirë; një program jo të lehtë, por përcaktues. Ky është programi për shqiptarin evropian, për lushnjarin evropian, për Lushnjën evropiane dhe për Shqipërinë evropiane, program përcaktues për ne dhe për fëmijët tanë”, tha më tej në fjalën e tij kreu i PD-së duke premtuar se në katër vitet që vijnë, qeveria e drejtuar prej tij, “jo vetëm që do të rrisw rrogat dhe pensionet, jo vetëm që do të barazoje pensionet e fshatit me ato të qytetit, por do të lërë mbrapa, jo dy vende sic ka ndodhur deri tani, por të paktën gjashtë vende të Bashkimit Evropian.
“Shqipëria evropiane, qytetari evropian do të thotë që ju, burrat dhe gratë e Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë, të ecni në qytetet dhe fshatrat tuaja në rrugë të mira njësoj si në Evropë. Katër vite më parë, unë kam premtuar në ketë shesh katër mijë kilometra rrugë dhe ne kemi asfaltuar 5900. Jam sot këtu, për t’u zotuar para jush se në katër vitet që vijnë nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar në çdo qytet në këtë vend. Nuk ka qytetar evropian, nuk ka Lushnje evropiane, nuk ka Shqipëri evropiane me baltë, por do të ketë vetëm asfalt. Qytetarë evropian do të thotë, para së gjithash, që ju të gëzoni disa lehtësira dhe disa të drejta, të cilat i gëzojnë edhe qytetarët evropianë”, tha z.Berisha duke shtuar se “sic është e denjë për cdo qytetar europian, në 4 vitet e ardhshme, cdo qytetar shqiptar do të ketë ujë të pijshëm 24 orë”.
“Ne nuk e blejmë ujin, Zoti na ka dhënë ne pasuri të mëdha ujore dhe ne do të çojmë ujin në çdo familje shqiptare. Qytetar evropian, lushnjar evropianë dhe shqiptar evropian do të thotë që ju të keni vende pune. Katër vitet që vijnë ne do të krijojmë së paku 160 mijë vende të reja pune. Së shpejti do të nisin nga puna 104 hidrocentrale, në të cilat do të punësohen së paku 60 mijë burra dhe gra, djem dhe vajza. Lushnja evropiane dhe lushnjarë evropianë do të thotë që fermerët tanë të mbështeten fuqishëm nga qeveria, ashtu siç mbështeten në Evropë”, tha kryeministri që premtoi se në katër vitet e ardhshme, do të pesëfishohet granti për fermerët shqiptarë.
” Ne do të financojmë çdo projekt që ata do të bëjnë për fermat e tyre. Ne ju garantojmë se do të subvencionojmë edhe inputet, edhe naftën tuaj. Le të përcaktojmë së bashku rrugën në mënyrë që paraja të shkojë tek ju, tek lodhja juaj dhe jo tek hajdutët. Ne do të përgatisim Lushnjën dhe Shqipërinë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”. Unë dua t’ju garantoj ju se kurrë nuk marr përsipër gjëra që nuk i realizoj dot dhe se kurrë nuk kam kërkuar nga njeri atë që nuk na takon. Por, ne jemi popull i mundit dhe i djersës, jemi njerëz të mendjes, jemi njerëz të punës”, përfundoi fjalën e tij z.Berisha duke shtuar se “shqiptarët e meritojnë Evropën, se ajo është e ardhmja e tyre”.
30/05/2009
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha deklaroi në një takim me banorët e lagjes ” 5 Maji” në Elbasan, e njohur si zonë informale, se në pak muaj, të gjithë do të marrin dokumentet e legalizimit të shtëpive të tyre, cka, sipas tij, kthen në realitet, një tjetër premtim të dhënë nga mazhoranca.
“Brenda një kohe shumë të shkurtër do t’i japim fund procesit të legalizimit të shtëpive dhe çdo familje do të marrë tapinë për pronën e saj. “Politika e re” e Edi Ramës është rikthimi i byrosë politike dhe pinjollëve të saj”, tha Basha.Në një tjetër takim me mbështetës në komunën Qendër të Librazhdit, Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha tha se 9 hidrocentrale janë projektuar për t’u ndërtuar në këtë zonë dhe përreth saj duke rritur ndjeshëm punësimin.
“Ky investim me një vlerë prej 15 milion eurosh ka kapacitetin për të punësuar 2000 deri 2500 banorë të kësaj zone”, tha ai. Vetëm në komunën Qendër qeveria ka investuar në 2 vjet, 200 milion lekë në ndërtimin e rrugëve dhe rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve.
30/05/2009
Kandidatja për deputete në qarkun e Tiiranës znj. Majlinda Bregu çeli sot fushatën nëpërmjet një takimi me kryetarët dhe anëtarët e grupseksioneve të njësisë nr.9. Znj.Bregu u bëri thirrje bashkëpunëtorëve të saj, e nëpërmjet tyre, gjithë votuesve pa pasaportë, të aplikojnë menjëherë për kartat e identitetit dhe t’i tërheqin ato sa më shpejt.
“Eshtë shumë e rëndësishme qëçdo zgjedhës të marrë pjesë në votime, duhet të punojmë që cdo votë të shkojë për PD, pasi keshtu do te sigurojme vazhdimesine e ndryshimit te nisur dhe realizimin e ëndrrave tona”, tha znj.Bregu. Duke e cilesuar kete zone, si nje zonë blu qe ka nxjerre vitet e fundit dy deputetë te djathte, znj.Bregu shprehu sigurine se ne 28 qershor, PD-ja ne njesine nr.9, jo vetem qe do të dalë në avantazh krahasuar me të majtën, por rezultati do të jetë aq i thellë, sa kurrë më parë. (more…)
29/05/2009
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha deklaroi në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandwr Xhuvani” se në vitin 2013 Shqipëria do të jetë gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Gjatë bashkëbisedimit me z. Basha, studentët e Elbasanit u interesuan për këtë proces, sikundër edhe për liberalizimin e vizave.
“Shqipëria, si kandidate për anëtarësim në BE, i hapi rrugën vetes që të nisë negociatat me BE-në për anëtarësim të plotë, që në vitin 2013, ne fundin e mandatit tonë të dytë, të jetë gati për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian. Dhe në 12 muajt e parë të mandatit tonë të dytë do të bëjmë realitet që çdo student në këtë sallë dhe çdo shqiptar jashtë kësaj salle, i pajisur me pasaportën biometrike, nuk do të ketë më nevojë të kalojë në rrugën e ambasadave”, tha z. Basha, i cili nuk la pa permendur as hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në “Qytetin Studenti”. Ai e cilësoi fasadë politikën e ashtuquajtur të re të Edi Ramës. (more…)
29/05/2009
Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi deklaroi në një takim me fermerët e zonës se në mandatin e dytë qeverisës do të realizohet lidhja e të gjithë fshatrave me akset nacionale për të mundësuar që cdo prodhues të dalë në aksin më të parë kombëtar në më pak se 15 minuta.
“Infrastruktura”, tha z. Olldashi, “është shumë e rëndësishmë për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë. Brenda mandatit të parë qeverisës kemi lidhur pothuajse të gjitha qendrat dhe komunat me akset e mëdha të rrugore”.
Duke u ndalur në një bilanc të asaj që mazhoranca e djathtë ka bërë në këto katër vite z.Olldashi tha se Partia Demokratike premtoi që do të ndryshonte gjendjen në tokat bujqësore të Shqipërisë dhe këtë e realizoi jo vetëm me zbatimin e një skemë të re subvencionesh, por dhe me politikën e duhur të stimulimit të prodhimeve vendase. (more…)
29/05/2009
Në katër vitet që vijnë, ne do të punësojmë mbi 160 mijë qytetarë, ndërkohë që nuk do të ketë shqiptar që të marrë nën 2 dollarë në ditë, kudo që ai ndodhet në Shqipëri”
Kreu i PD-së z.Sali Berisha çeli sot pasdite në prani të mijëra qytetarëve fushaten elektorale në Korçë, atë që ai e quajti fushatën e kontratës së re me secilin korçar dhe me secili shqiptar, kontratën për Korçën evropiane dhe për Shqipërinë evropiane.
“Katër vjet më parë, kur jemi mbledhur në këto sheshe, para nesh ngriheshin muret e tmerrshme të krimit dhe të korrupsionit. Katër vjet më parë ne ishim vendi më i stërkequr, ne ishim vendi që s’ia thoshte kush një fjalë të mirë. Kishim vetëm moralin tonë dhe vullnetin e hekurt për të ndryshuar Korçën dhe Shqipërinë. Kur firmosëm kontratën në vitin 2005, ne ishim aq larg ëndrrave tona dhe ato na dukeshin thjesht një vegim. Por, sot ne jemi në NATO. Sot kemi aplikuar për në Bashkimin Evropian”, hapi z.Berisha fjalën e tij në këtë qytet, duke shtuar se sot shqiptarët janë në prag të lëvizjes së lirë në mbarë Evropën. (more…)
28/05/2009
“Drejt zgjedhjeve të 28 qershorit të sigurtë në fitoren më të thellë në historinë e pluralizmit”
Kreu i PD-së Sali Berisha përshëndeti pasditen e sotme takimin e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, ku ndër të tjera u lancua platforma elektorale e “Rolit të Gruas për Zhvillim dhe Integrim”.
Z.Berisha e vlerësoi si mbarësi të jashtëzakonshme faktin që ishin gratë ato që çelën fushatën elektorale të PD-së, “fushatën e fitores, e rikthimit të 22 marsit 1992″, siç e cilësoi ai. (more…)
28/05/2009
Për Durrësin, për Shqipërinë do të investojmë së paku 8 herë më shumë sesa është investuar katër vitet që shkuan”
Kreu i PD-së z.Sali Berisha zhvilloi në mbrëmje një takim me qytetarë të Durrësit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj mazhorance për realizimin e reformave dhe përmbushjen e qëllimeve kryesore si[ ishte hyrja në NATO. “Së pari, dua të përulem me nderim dhe mirënjohje të thellë para jush, për mbështetjen e madhe që Durrësi blu i dha kësaj mazhorance, mbështetje të cilën të gjithë së bashku në katër vite e shndërruam në ndërtimin e ëndrrave tona më të bukura; Durrësi në NATO, Shqipëria në NATO”, tha z.Berisha duke shtuar se me përpjekjen e të gjithëve, Shqipëria ia doli të fitojë besimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. (more…)

|
 |