Kryetari i PD-së Sali Berisha prezantoi të dielën në mbrëmje ekipin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke e cilësuar atë si “ekipin e fitores së thellë”. Gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton, Kryeministri Berisha tha se “që nesër ky ekip do të nisë garën elektorale të fitores”.
Në fillim të fjalës së tij, z.Berisha shprehu një mirënjohje të thellë për të gjithë deputetët e PD-së që e shndërruan në realitet programin e kësaj partie gjatë legjislaturës që shkoi. (more…)
Archive for 2009
Z.Berisha prezanton kandidatët sipas formimit profesional dhe përvojës politike
24/05/2009Zhvillohet Kongresi i PD-së, Kryeministri publikon pikat kryesore të programit për mandatin e ardhshëm
24/05/2009
Ne fjalen e tij gjate kongresit kombetar te PD-se, kryetari i PD-se z. Sali Berisha ka bere nje analize te rezultateve te qeverisjes se djathte gjate kater viteve te shkuara dhe nje pershkrim te pikave kryesore qe do te zene vend ne programin qeverises për 4 vitet e ardhshme. Në 80 minuta kreu i qeverisë renditi arritjet kryesore të katër viteve të mandatit të parë dhe para delegatëve të Kuvendit elektoral shpalli pikat kryesore të programit të ri. Në mandatin e ri kreu i qeverisë premtoi dyfishimin e vendeve të punës, rritjen e pensioneve dhe rrogave, rritjen e investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë. Në fjalën e tij, lideri i PD-se premtoi heqjen e vizave brenda një viti dhe në fund të mandatit, vendi sipas tij do të presë përgjigjen e BE-së për anëtarësim me të drejta të plota.
Fjala e kryetarit të PD-së z.Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve
19/05/2009Lista e kandidateve per deputet sipas qarqeve
Dëshiroj t’u përcjell një përshëndetje të përzemërt të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe të gjithë shqiptarëve.
Jam këtu për të paraqitur, para se të dorëzohet në KQZ, listën për deputetë në Parlamentin e ardhshëm të PD për vitet 2009-2013, por më lejoni të theksoj se në këtë moment solemn, ky akt solemn i mi dhe i kryesisë së PD -së ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike, vjen pasi shqiptarët e panë, e përjetuan dhe e ndjenë se me ne, sëbashku u anëtarësuam në NATO, me ne, sëbashku firmosën Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe paraqitëm kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE. (more…)

