Rozeta Rapushi, Koha Jonë
Kreret e shtetit shqiptar, lene vendin per te qene te gjithe te pranishem ne Samitin e Aleances se Atlantikut te Veriut (NATO), ku Shqiperia dhe Kroacia behen sot zyrtarisht, anetare te kesaj aleance. Pa marre parasysh rregullat e protokollit te shtetit, ku te pakten nje nga kreret e vendit, duhet te jete ne Shqiperi, Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u nisen dje ne Strasburg. Asnje prej tyre, nuk mund te mungonte ne evenimentin me te madh te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Keshtu funksionaret e tjeter te larte, ministri i Puneve te Jashtme Lulezim Basha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, kryetaret e grupeve parlamentare te PD e PS, perkatesisht Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj, drejtues te tjere te larte te institucioneve shteterore shqiptare por dhe deputete te tjere te Kuvendit, u nisen dje per te marre pjese ne Samit. Diten e sotme, e cila do te shenohet ne histori, per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, do te kene nderin te mbajne fjalen ne mbledhjen e Keshillit te Atlantikut te Veriut, Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha. (more…)

